“Venecia” që “gozhdoi” Metën: Argumentet që TemA i solli më 12 qershor dhe një profil i Komisionit më autoritar të ligjit në gjithë botën

29 Shtator 2019, 09:15Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Komisioni i Vencias dha një opinion për dekretin presidencial të Ilir Metës për tëçdekretuar zgjedhjet, thuajse me të njëjtin argument që TemA publikoi që më 12 qershor.

Që ka të bëjë me atë që Presidenti nuk mund të anulojë një datë zgjedhjesh përveçse me një ligj të veçantë, siç kishte vepruar edhe Presidenti Alfred Moisiu në vitin 2007, çka u bë jo vetëm precedent por një legjislacion për tu zbatuar. (Ja linku- kliko KETU)

Megjithatë që nesër kur Oponioni juridik i Komisionit të Venecias të bëhet zyrtar d të nisin edhe elaborimet apo komentet juridike nga palët e panelet e zhurmshme të Tiranës.

Megjithatë, sa për të ndihmuar debatin mbi këtë opinion kyç jo thjesht për legjislacionin apo debatin politik por për të drejtën institucionale në Shqipëri, është e vlefshme të dihet çfarë përfaqëson Komisioni i Venecias dhe kush e përbën këtë institucion shumë autoritar jo thjesht për Europën por edhe për botën.

Komisioni “Demokracia Nëpërmjet Ligjit” është një trupë juridike super e kualifikuar, pjesë e Këshillit të Europës, por që punon apo jep oponionet e saj autoritare për shumë vende të botës.

Komisioni i Venecias ka 62 anëtarë, nga këto 47 janë pjesëtarë të Këshillit të Europës dhe 15 janë nga vende të tjera që nga Alegjeria, brazili, Afrika e Jugut, Peruja, SHBA etj.

Pra kemi të bëjmë me një organizatë globale më shumë sesa kontinentale e cila përbëhet nga një konferencë gjigandë juristash “top” përkatësisht profesorë të së drejtës kushtetuese në vendet e tyre. Çdo vend ka nga një anëtar por edhe anëtarë zëvendësues. Shqipëria ka 1 anëtare që është profesoresha e njohur e së drejtës Kushtetuese: Aurela Anastasi dhe zëvendësues është juristi i njohur Artur Metani, këshilltar i dy Presidentëve të Republikës në Shqipëri.

Shkurt zona që mbulon ky institucion i rëndësishëm përbëhet nga 1.8 milard njerëz. Quhet Komisioni i Venecias, pasi në qytetin legjandar ish-republikë të mesjetës janë zyrat dhe bëhen zakonisht mbledhjet plenare.

Është ngritur në maj të vitit 1990 për të ndihmuar me ekspertizë juridike demokracitë e reja parlamentare që u ngritën nga shtetit ish-komuniste dhe deri atëherë ka publikuar 850 studime e opinione, që në fakt nuk janë thjesht deklarata, por studime dhe tekste juridike që konspektohet në katedrat më të mira të ligjit në të gjithë botën.

Pjesë e Komisionit të Venecias janë jurist super autoritare që opinionin e tyre nuk e varin nga situate apo lobe politike. Ata financohen nga Këshilli i Europës, i cili nuk është një organizatë politike por më shumë një organizëm ndërkombëtar që trajnon dhe mbështet demokracinë institucionale dhe të ashtuquajturin Rule of Low.

“Venecia” jep opinione jo vetëm për vende si Shqipëria apo demokraci të reja, por edhe për shtete si SHBA, natyrisht nëse ja kërkojnë qeveritë përkatëse që rregulliht e bëjnë, për të marrë një mendim më të pjekur dhe shkencor.

Një katedër autoritare që nuk ka fuqi vendimmarëse por që harton thjesht opinione juridike.

Kur shikon listën e anëtarëve, ata janë ose gjyqtarë kushtetues ose profesorë të universiteteve shumë të rëndësishme. Anëtare e këtij institucioni është edhe Kosova, e cila ende nuk ka aderuar në organizma të tjera si pasojë e pengesës së Serbisë, por këtu nuk vlen politika por vetëm argumenti.

Vendimet në Komisionin e Venecias bëhen tipikisht sipas traditës universitare me consensus dhe argument, ndaj nuk ndodh asnjëhrë që opinionet e saj të konsiderohen të njëanshme, edhe kur ka pasur raste që nuk jnë implementuar.

President i këtij institucioni është italiani Gianni Buquiçhio, një profesor i së drejtës Kushtetuese që ka lindur në Bari, pra një pugliez, i cili është një autoritet i ligjit jo vetëm në vendin e tij porn ë të gjithë Europën, institucionet e së cilës ka punuar që nga viti 1971.

Zëvendëspresidente e Komisionit të Venecias është një grua: Jur Herdis Thorgeirsdóttir, doktore e shkencave nga Islanda, e cila është kryetare e shoqatës së grave avokate të Europës.

 

6 komente në ““Venecia” që “gozhdoi” Metën: Argumentet që TemA i solli më 12 qershor dhe një profil i Komisionit më autoritar të ligjit në gjithë botën”

  1. mik says:

    Gazeta Tema e trajton ” Venecien ” si skuader e pushkatimit te Ilir Metes ( ne fakt pa ndonje argument ).
    Gazette e tjera e trajtojne dhe argumentojne ma me rracionalitet. Gjendja nuk asht absolutisht keshtu si e trajton Tema.

    1. Zagali says:

      Po mire more MIK,ti di te lexosh.Komisioni Venecias ka derguar mendimin e tij me shkrim,presidentit,Kryeministrit dhe opozites,ku e zeza ne te bardhe shkruhet qe ç’dekrtimi i 30 qershorit eshte i paligjshem,qe tregon se Meta nuk e ka mbeshtetur ne kushtetute,pasi nuk egziston ligj per ç’dekretim.C’fare do me ti? Gazeta TEMA ka thene te verteten,ate qe thot komisioni Venecias.Por shtypi opozitar qe nuk i ka ardhur mire,se jane mbeshtetesit e Metes sidomos Tit Vasili,kerkojne t’a shtremberojne realitetin.

  2. h says:

    Çfarë thoni ju ore,tij i kanë thënë daci dhe noka dhe berisha se nuk ka bere
    asgje te keqe.Ku merr vesh venecja nga kushtetuta.
    Venecjan e ka paguar Rama.

  3. Kometuesi says:

    Nje shkrim shume i mire dhe une e vleresoi per sqarimin qe na beni neve qe njuk e dim funksionimin,perberjen e tij dhe kopetencat qe ka komisioni i Venecias.Ju faleminderit.

  4. Zagali says:

    Po mire more MIK,ti di te lexosh.Komisioni Venecias ka derguar mendimin e tij me shkrim,presidentit,Kryeministrit dhe opozites,ku e zeza ne te bardhe shkruhet qe ç’dekrtimi i 30 qershorit eshte i paligjshem,qe tregon se Meta nuk e ka mbeshtetur ne kushtetute,pasi nuk egziston ligj per ç’dekretim.C’fare do me ti? Gazeta TEMA ka thene te verteten,ate qe thot komisioni Venecias.Por shtypi opozitar qe nuk i ka ardhur mire,se jane mbeshtetesit e Metes sidomos Tit Vasili,kerkojne t’a shtremberojne realitetin.

  5. strong says:

    Shqiperia eshte vendi ku sot e 30 vjet nuk vepron ligji. Pse mendoni se dikush pjerdh per mendimin e komisioni te Venecias. Meta ka bere si ka dashur dhe nuk i ka rene gjemb ne kembe, Meta do te vazhdoje president sa ti doje qefi, pastaj do te behet udheheqes i opozites, pastaj i vjen koha rotacionit te peshtire dhe do te behet prap kryeminister. Te gjithe do ta shohin se as Metes, as Berishes, as Nanos, as Bashes, as Rames nuk do ti hyje gjemb ne kembe sot e 30 vitet qe vijne, perkundrazi, keto maskarenj, qe shqiptaret per fat te keq veçse u rruajne by…, do te vazhdojne te nderrohen ne postet qe kane perzemer sa here tua doje by…, kaq kisha, tani mblidhni mendjen per 30 vitet qe vijne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje