Ilir Meta këshilla për shqiptarët: Flakeni tej egon e sëmurë dhe lakminë që të marrim përgjegjësitë për atdheun

28 Shtator 2019, 15:42Politika TEMA

Pas vendimit të Komisionit të Venecias ku Ilir Meta cilësohej si shkelës i Kushtetutës për shtyrjen e datës së zgjedhjeve, kreu i shtetit ka zgjedhur të mos bëjë asnjë tërheqje nga deklaratat e tij.

Së fundmi ai ka zgjedhur të dërgojë disa këshilla për shqiptarët ku i kërkon të flakin egon e sëmurë.

“Nga teqeja e Sari Salltëkut në Krujën e bekuar dhe të shenjtë për të gjithë shqiptarët, pata sot kënaqësinë, që së bashku me Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, të uroja të gjithë besimtarët: Gëzuar Festën e Ashures! Gëzime e mbarësi për familjet tuaja!

Kjo ditë e flijimit dhe sakrificës njerëzore na fton të flakim tej egon e sëmurë, lakminë e indiferencën dhe të marrim përgjegjësitë tona para familjes, shoqërisë, atdheut dhe kombit.??”, thotë Meta.

5 komente në “Ilir Meta këshilla për shqiptarët: Flakeni tej egon e sëmurë dhe lakminë që të marrim përgjegjësitë për atdheun”

  1. strong says:

    Sa fjale pa kuptim, kur i thote nje individ kaq i korruptuar sa Meta. Bej si them une, thote qafiri , mos bej si bej une.

  2. hasani says:

    Vetem tek marrja e mendjen. Po more zoti president po per te dhene cfare do ti japesh ketij vendi, apo vetem vjedhjet dhe shkatrrrimin e tij. Si nuk te vjen turp dhe del ne media kur cdo gje eshte kunder tej, se fundi edhe venecia!!!

  3. BUJARI JU DEGJON says:

    Tha njeri ne fshatin tone:
    ” A me ha mune ,o President?”…

  4. Xhin Xhoni says:

    Kush jep mëndje?????
    ETALONI I GRYKËSISË, MOSNGOPJES DHE PACIPSHMËRISË TË SERVIRURA A SHFAQUR NGA KY LUBI NË MËNYRËN MË TË TRASHË TË MUNDSHME

  5. LULJA says:

    O LIKJE KATUNDARI PASKA NGRENE ASHURE SOT.
    PO NE BURGE CFARE DO HASHE HALLVE TA BENE FALLXHORJA TE NGROHTE E TA BIE NE REC TE SHKODRES TE BIRRUCA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje