I doli në mbrojtje Çlirim Pekës, qytetari i "përvishet" Berishës: Ke të drejtë, harrove që aksidentoi një vajzë që po tretet në varr dhe doli pa lagur

28 Shtator 2019, 15:18Politika TEMA
I doli në mbrojtje Çlirim Pekës, qytetari i

Sali Berisha ka vijuar t’i dalë në mbrojtje administratorit të syri.net Çlirim Peka lidhur me panikun e shpërndarë prej tij për parashikimin e tërmeteve.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ish kryeministri ka zgjedhur të bëjë një meme për të ironizuar zv.kryeministrin Erion Braçe duke i dalë në mbrojtje gazetarit Peka.

Ndërkohë, mjaft komentues nuk e kanë pritur mirë “avokaturën” e Berishës duke i kujtuar një ngjarje të disa viteve më parë.

“Keni te drejte te beni keto dicitura …. u harrua qe aksidentoi nje vajze qe po tretet….doli pa lagur per vehte….Mos i mbroni keta njerez qe u sherbejne kur shkelin ligjin se dem u bejne….Paligjeshmeria asnjehere nuk u bene me te forte…”, i shkruan qytetari Berishës.

Disa vite më parë, Çlirim Peka u përfshi në një aksident të rëndë, ku humbi jetën vajza që udhëtonte me të, 29-vjeçarja Fleura Kola, vajza e ish-ambasadorit shqiptar në Romë, Llesh Kola.

Rrethanat e kësaj ngjarje ende ngelen të mistershme ku mjaft personazhe të jetës publike ngritën pikëpyetje se pse grupi hetimor nuk e zbardhi plotësisht këtë ngjarje.

 

7 komente në “I doli në mbrojtje Çlirim Pekës, qytetari i “përvishet” Berishës: Ke të drejtë, harrove që aksidentoi një vajzë që po tretet në varr dhe doli pa lagur”

  1. FATMIRI says:

    SALI ROBQIRI NUK KA LEN KRIMINEL PA MAR NE MBROJTE,SI ESHTE RASTI I ÇIM MOTERQIRIT QE VRAU VAJZEN E MIKUT PER PASIONE DASHURIE DHE MBULUAN GJITHSHKA KETA ME KETO PUNE JAN MAR GJITH JETEN MALOKET E MUTIT RRAC E KEQE

  2. PO JU VJEN FUNDI⚖️⚖️⚖️⚖️ says:

    Dava kriminelash.

    1. J says:

      Poshtë malokët, kanceri i kombit.

    2. Bureto says:

      Në të sëmës Saliu dhe Qimi i portalit të Zenit. Që si rasti i Feura Kolës, ku mbulohen krime të kësaj natyre ka pas plot, kjo dihet. Kujtojmë atë të Olldashit, Santos etj, kur për të dy u përfol (me apo pa të drejtë) për punë femrash. Por ajo që është më shqetësuese në të gjithë këto raste është fakti se si nuk ndihen fare të afërmit, prindërit, bashkëshortët/bashkëshortet etj, të atyre që janë larguar përgjithmonë nga kjo jetë! Asnjë fjalë për to as nga organet kopetente dhe as nga media gjithashtu. Kjo jo vetëm që të dëshpëron, por e bën problemin edhe më kompleks. Atëhere pse të mos lehë Salehu?

  3. Vini says:

    Kurre nuk eshte vone qe drejtesia ta thote fjalen edhe per Peken. Aksidenti ndaj vajzes, me pasoje vdekjen e saj, apo perhapja e panikut per renie termetesh e te tjera e te tjera, jane me se te mjaftueshme per te hapur ceshtje penale ndaj tij.

  4. lisi says:

    Dikush apo nje grup i strukturuar gangosh duhet me pa tjeter ta shigjetojne nr e deres te Cimit saliut dhe te ja tregojne sa trim eshte nga termeti qe mund ti shkaktojne grupi i gangove qe besoj me 5 leke ja hedhin njeren kembe ne kukes e tjetra ti ngelet aty ku denoi vajzen me vdekje

  5. Johani says:

    Mos qudituni o shqiptar te dashun se sali berisha mbrone t’çim-in,kur ai pa fije turpi ka mbrojtur kriminel se nga serbi fazlliqit e Arkan,e shume te tjere kush eshte ai qe pret te kunderten,vetem nese. i’çim-mi do ta kritikoj qofte edhe per floket pastaj do ta merrni vesh se i cilit nivel krimineli eshte ai (i’çimi), nuk thone kot se qeni ku ha edhe leh,e keta te dy i hane njani tjetrit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje