Soreca përshëndet vendimin e Bundestagut: Për plotësimin e kushteve përgjegjës të gjitha palët, "detyra" gjatë rrugëtimit për në BE

28 Shtator 2019, 12:09Politika TEMA

Ambasadori i BE, Luigi Soreca ka apeluar sërish sot aktorët politikë në vend për të bashkëpunuar mbi reformën zgjedhore.

Në një prononcim për mediat në përfundim të një takimi të organizuar në Ministrinë e Mbrojtjes, mbi mbrojtjen civile pas lëkundjeve të forta të tërmetit të një jave më parë, Soreca komentoi edhe vendimin e Gjermanisë për çeljen e negociatave me Shqipërinë.

“Jemi të kënaqur me rezolutën. Bundestagu njohu punën e bërë nga Shqipëria por gjithashtu ka identifikuar zonat ku duhet punuar. Nuk do të flas për kushte të reja.

Gjermania është një vend i rëndësishëm për rolin që ajo luan, megjithatë janë edhe vendet e tjera që po finalizojnë vendimin e fundit.

Vendimi i Bundestagut është një hap i rëndësishëm, por duhet të respektojmë edhe shtetet e tjera. E rëndësishme është qeveria federale ka dhënë mandatin që të thuhet po për Shqipërinë. Këshilli do ta marrë vendimin.

Në rast se merret ku vendim do të pasohet nga një konferenca ndër-qeveritare.Këtu do të bëhet edhe çelja e negociatave.


Të gjitha palët duhet të bëhen bashkë që Shqipëria të ecë para. Për plotësimin e kushteve kanë përgjigje të gjitha palët. Është e rëndësishme që të gjitha palët do të duhen patjetër që të bashkëpunojnë.

 Duhet të ulen të zgjidhin problemet për qytetarët shqiptarë. Reforma zgjedhore është vetëm një problem” -u shpreh Soreca.

1 komente në “Soreca përshëndet vendimin e Bundestagut: Për plotësimin e kushteve përgjegjës të gjitha palët, “detyra” gjatë rrugëtimit për në BE”

  1. mercenarocracy says:

    Te djegin dhe ty kushtet se bashkaksioner me qeverine ke qene dhe ti italoeurokrati
    Qeveria do binte e ti duhej te ktheheshe ne shtepi.Por ketu nuk ka popull te lire te te tregoje vendin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje