“Zëri i Amerikës”: Ilir Meta nuk mban fjalën e dhënë, se do të jepte dorëheqjen. Komisioni i Venecias rrëzoi gjithë argumentet e tij

28 Shtator 2019, 19:37Politika TEMA

Një ditë pas publikimit të projekt-opinioninit të Komisionit të Venecias, sipas të cilit, presidenti Ilir Meta ka tejkaluar kompetencat duke shtyrë datën e zgjedhjeve të 30 qershorit, kreu i shtetit deklaroi se i qëndron besnik vendimeve të tij.

Në një deklaratë për televizionin Ora News, zoti Meta tha se do të ketë një përgjigje zyrtare duke nënvizuar megjithatë se ai ka bërë “zero shkelje të Kushtetutës dhe se i ka bërë një mbrojtje të shkëlqyer Kushtetutës dhe pluralizimit politik.. të drejtës së zgjedhjes sipas vetë Këshillit të Europës, Konventes Europaine të të drejtave të Njeriut, sipas detyrimeve të pashmangshme që burojnë nga marrëveshja e Shqipërisë me BE për marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, edhe sipas vetë vendimit të qartë që ka marrë Gjykata e Strasburgut për të sqaruar se zgjedhje nuk do të thotë procedurë dhe proces mekanik votimi, pra pa alternativë, por do të thotë mundësi për të ndikuar, për të zgjedhur, zgjedhje në kuptimin substancial”

Por në opinionin e tyre ekspertët e Komisionit të Venecias kanë një mendim qartësisht të kundërt, ndërsa pas një analize të detajuar ligjore, arrijnë në përfundimin se “presidenti tejkaloi kompetencat e tij sipas Kushtetutës, fillimisht duke i anulluar zgjedhjet lokale, e më pas duke i shtyrë ato”, theksohet në dokument.

Në draft opinionin e Komisionit “anulimi i zgjedhjeve është i mundur vetëm në situata që plotësojnë kërkesën për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Sidoqoftë, rregullat e zbatueshme kushtetuese për situata të jashtëzakonshme nuk u ndoqën në këtë rast. Nuk pati as një konsensus politik, i cili do të lejonte krijimin e një baze ligjore ad-hoc”.

Në dokument theksohet edhe se “anulimi i zgjedhjeve gjithashtu prek të drejtat zgjedhore të njohura nga instrumentet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut…

Mungesa e një baze ligjore dhe e alternativave në dispozicion (shtyrja e zgjedhjeve për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme, sipas nenit 170 të Kushtetutës, ose rifillimi i dialogut politik pas zgjedhjeve) e bëjnë ndërhyrjen në të drejtat zgjedhore, jo proporcionale”.

Ata i kanë dhënë përgjigje dhe pretendimit të presidentit se mbrojti pluralizimin politik duke anulluar zgjedhje në të cilat nuk merrnin pjesë forcat kryesore të opozitës.

Sipas ekspertëve të Komisionit të Venecias “bojkoti zgjedhor nga partitë politike, edhe nëse ato përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të elektoratit nuk mund të pengojë që të bëhen zgjedhje të rregullta. Përndryshe, këto parti do të merrnin levën për të penguar plotësisht çdo zgjedhje”, theksohet në projekt opinion.

Edhe për rastin e Gjykatës së Strasburgut, të përmendur edhe sot nga presidenti Ilir Meta, ekspertt e Komisionit të Venecias kanë bërë të qartë se “rrethanat mbizotëruese të këtij rasti ishin krejt të ndryshme nga ato në Shqipëri”, nënvizohet në opinionin, i cili nga ana tjetër vlerëson se pavarësisht se presidenti ka tejkaluar kompetencat kushtetutese “nuk janë kushtet për të vërtetuar një shkelje serioze që do të çonte në shkarkimin e tij”.

Vendimi i Komisionit të Venecias pritet më 11 tetor, por zoti Meta u shfaq mospërfillës ndërsa u shpreh se “nuk ekziston data 11. Data 11 ekziston për ata që duan të zgjasin krizën, ta thellojnë atë dhe që duan të mbulojnë shumë probleme të tjera”, deklaroi presidenti shqiptar.

Të gjithë atyre që në 24 orët e fundit i kanë kujtuar atij deklaratën e bërë gjatë një interviste në Syri.net sipas të cilës nuk do të qëndronte në detyrë nëse Komisioni i Venecias do të gjente shkelje të Kushtetutës nga ana e tij, ai ju përgjigj duke përsëritur një tjetër premtim, se do të qëndronte në zyrë deri më 24 korrik të vitit 2022, kur dhe i mbaron mandati.(VOA)

12 komente në ““Zëri i Amerikës”: Ilir Meta nuk mban fjalën e dhënë, se do të jepte dorëheqjen. Komisioni i Venecias rrëzoi gjithë argumentet e tij”

  1. burri vertet
    rrmbe alltin
    dhe e rras tytn n’goj t’vet
    me lon emen ne Politike
    ne fut nji Standart te ri ne Politiken Shqipokare

  2. katarakti says:

    73. In conclusion, even if the President may have pursued a legitimate aim “neither the Constitution nor the Electoral Code establishes any general power for the President to cancel elections and to set a new date”.
    Strasbourg, 29 September 2019 Opinion No. 959 / 2019 CDL(2019)027* Or. Engl. EUROPEAN COMMISSION FOR DEMOCRACY THROUGH LAW (VENICE COMMISSION) ALBANIA DRAFT OPINION ON THE POWERS OF THE PRESIDENT TO SET THE DATES OF ELECTION.

  3. pse s'veproni! says:

    Dhe tani Ilir Meta qe i duhet thene Ilir Muti, le te rrije ne presidence si pensionist se nuk e pjerdh me njeri deri sa ta shkarkojne. Bile le te marre dhe Moniken e femijet e tjere apo Petrit Vasilin ( çfare idioti paska qene ky!) edhe Lulezimin me gjithe kompanine e kryetareve te partive qe nuk e gzistojne , te mblidhen bashke atje ne presidence, por dhe te kene kujdes se ka qener qe te hane. Ministria e financave te shikoje pak shpenzimet e presidences dhe ta krasis pak, ndersa po pati ndonje organ kontrollues ne ate shtet per financat , ta beje se i beri parate e shqiptareve rrushe e kumbulla maleve e fushave. Ate Tedi Blushin ma kini kujdes se eshte djale i “zgjuar” dhe shqiptaret fshijne bythen me te. KU do shkoje ai pas presidences?!

  4. h says:

    Rregulli i mbajtjes se fjales,eshte per njerezit me dinjitet dhe karakter.
    Meta nuk ben pjese ne kete sere.Ai eshte hajdut i demaskuar dhe nuk ka cfare te mbroje.

    1. K. says:

      I duhet te mbroje miliardat dhe floririn qe u ka vjedhur shqiptareve.

  5. Aleksander says:

    Ky eshte legen, jo Presidenti i Shqiptarve.
    Ilir Meta per ata qe nuk e kan kuptua eshte legen .

  6. Yyyppp xhixhi says:

    Keta te Zerit te Amerikes nuk dine mire anglisht dhe nuk bejne interpretimin e perkthimin e duhur, por duhet te pyesin shkolleshumperlumin Petrit Koqe Vasilin qe tua sqaroje anglishten. Flm Kataraktit per postimin e nje pjese ne anglisht qe ta kuptojme dhe ne shkollepaktet “idiote” opinionin e Venecias per robshtrenguarin president Like Floririn, gruan e cizme Mones, baxhelles se Leshelise.

  7. VERI says:

    Kjo gazete eshte vertet “zeri i amerikes ” apo gazete private qe shkrruan vetem per Shqiperine , cfare ti doje… [te mos e them]?!

  8. LULJA says:

    KY E KA FRIKE SHUME BURGUN .
    MENDON PER FUNDIT E TIJE TE KEQ
    E VETMJA SHPRESE ESHTE NJE RREMUJE BASHKE ME BERRISHEN PER TI SHPETUAR PO ESHTE SKENARE I NJOHURI NGA TE GJITHE DHE I PA REALIZUSHEM DO PERFUNDOJE TE BURGU RECIT

  9. Lasgushi says:

    Ore shqiptare unë nuk jam si ju ini pjerdhur,kërkoni burëri dhe mbajtje fjalë,nga një person që ka vjedhur dhe është hajdut i.vërtetuar.Është turp që e kemi president.Këtë shokët e tij dhe të gjithë ata që e kanë zgjedhur dhe jetojnë e xhvatin votat dhe pasurinë tonë,duhet të zhduken.E mbushën kupën aktualisht deri aty sa kujtuan se mundet të shurojnë tek dera e xhamisë,dera e Amerikës,Evropës.Gjermanisë dhe gjithë shqiptarëve.

  10. Korcari says:

    Hajdutët nuk kanë din e iman kur ska çtë vjedhë tërbohet, i prishet radari dhe vjedh vehten e vet.

  11. USA says:

    Iliri e mban fjalen do vrase vehten te mbese ne histori si hajdut floriri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje