AlbChrome i kthen buzëqeshjen fëmijëve të çerdhes dhe nxënësve të gjimnazit të Burrelit

30 Shtator 2019, 14:07Sociale TEMA
AlbChrome i kthen buzëqeshjen fëmijëve të çerdhes dhe

Kontributi i kompanisë AlbChrome në sferën sociale dhe atë të arsimimit, në zonat ku ai operon, si në Bulqizë, Burrel, Elbasan dhe Klos, ka qenë i pakursyer që nga vitit 2013, kur kompania ka nisur aktivitetin.

Kësaj here radhën e pati qyteti i Burrelit, ku falë mbështetjes së AlbChrome, sot gjimnazi “28 Nëntori” në këtë qytet ku studiojnë 350 të rinj është bërë me laborator Informatike, të pajisur me 13 kompjutera me parametrat e duhura për të zhvilluar më së miri këtë orë mësimi, si edhe për të zhvilluar më tej njohuritë e nxënësve në fushën e IT ose të dizajnit, profile këto shumë të rëndësishme dhe me perspektivë punësimi.

Gjithashtu, Albchrome i erdhi në ndihmë disa ditë më parë me bazë materiale edhe Çerdhes nr. 2 në Burrel, duke përmirësuar kështu kushtet për foshnjet që rriten çdo ditë aty. 

Në Çerdhen nr. 2, ku shkojnë çdo ditë 35 fëmijë, u dha kontribut me të gjitha pajisjet dhe artikujt që ata kanë nevojë në përditshmëri, që nga pajisjet për kuzhinë, e deri te materialet për qëndrimin e brendshëm në çerdhe, pajisjet ngrohëse, e kështu me radhë.

Mes mirënjohjes së stafit drejtues të gjimnazit dhe të çerdhes apo nxënësve të shkollës, kryetari i Bashkisë Burrel z. Agron Malaj falenderoi përzemërsisht këtë nismë duke shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar më tej në fushën e edukimit.

AlbChrome e realizoi këtë donacion nëpërmjet Organizatës Jo Qeveritare “Vizion”.

Po gjatë muajit shtator, AlbChrome  ka ofruar suport edhe në qytetin e Elbasanit, ku 380 nxënësit e shkollës 9-vjeçare të Bradasheshit tashmë kanë një hapësirë që do t’i ndihmojë në zhvillimin dhe procesin e të mësuarit. Bëhet fjalë për një “Hapësirë zhvillimore”, që është një model i ri i shërbimeve të integruara brenda shkollës, e cila nxit partneritetin me profesionistët për të ofruar shërbime të integruara psiko-sociale, zhvillimore, terapeutike për zhvillimin e fëmijëve dhe me fokus të veçantë fëmijët me aftësi ndryshe. 

Mbështetja e Albchrome vijon prej vitesh, vetëm në dhjetor të vitit të kaluar, ajo mundësoi pajisjen me kompjutera dhe video projektor për kabinetin e informatikës të gjimnazit “Asllan Keta” në Bulqizë, i cili u shërben tashmë 700 nxënësve të kësaj shkolle.

Të gjitha këto veprimtari bëhen mbi bazë të një politike të konsoliduar që ka Grupi për sa i takon Përgjegjësisë Sociale, nën kujdesin dhe vëmendjen e veçantë të Presidentit të Grupit, Z. Samir Mane. 

Grupi ka qenë mjaft i angazhuar gjatë viteve të fundit duke shfaqur një vëmendje të posaçme për kategori të ndryshme familjesh apo individësh në nevojë. 

Grupi Balfin ka qenë mjaft i angazhuar në përgjegjësinë sociale gjatë viteve të fundit duke shfaqur një vëmendje të posaçme për kategori të ndryshme familjesh apo individësh në nevojë. Balfin është një ndër të paktat biznese shqiptare, i cili e ka vënë në fokusin e tij zhvillimin e qëndrueshëm të komuniteteve ku operon, duke përqafuar SGDs (Sustainable Development Goals)- Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, për të cilin Grupi ka hartuar një strategji të mirëfilltë të cilën e aplikojnë të gjitha kompanitë.

Nën vëmendjen e veçantë të vetë Presidentit të Grupit Samir Mane, dhe në bashkëpunim me organizata të ndryshme jo-Qeveritare dhe fondacione, Grupi Balfin po mbështet programe të ndryshme që kanë të bëjnë me përmirësimin e proceseve mësimore në edukim, në gjithëpërfshirje, në mirërritjen e fëmijëve, në mjedis etj, si dhe në përmirësimin e jetesës dhe uljen e varfërisë së mbi 40 familjeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje