Boris Johnson në të tjera telashe, akuzohet për "sulm" seksual ndaj gazetares: E kapi prej kofshësh...

1 Tetor 2019, 09:49Lifestyle TEMA
Boris Johnson në të tjera telashe, akuzohet për "sulm"

Kryeministri britanik Boris Johnson po akuzohet për keqtrajtim seksual të një gazetareje, njoftojnë mediat britanike.

Sipas Charlotte Edwardes, nga The Sunday Times, incidenti i supozuar ndodhi në vitin 1999, kur ai ishte redaktor i The Specator.

Edwardes e akuzoi Johnson se e kapi për kofshe, aq sa ta bindte të ulej me të për një drekë.

Johnson mohon akuzat, por nuk pranoi të komentojë nëse ai mendonte se Edwardes po gënjen.

Më vonë, Downing Street lëshoi një deklaratë duke thënë se akuzat nuk janë të vërteta.

Johnson edhe ashtu po përballet me mospërkrahje edhe nga partia e tij lidhur me ecurinë e Brexit, ndërsa burime nga konservatorët thanë se këto pretendime erdhën si “rrufe në qiell të hapur”.

1 komente në “Boris Johnson në të tjera telashe, akuzohet për “sulm” seksual ndaj gazetares: E kapi prej kofshësh…”

  1. Dritani says:

    Boris Xhonson

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje