Raporti i "Venecias", këshilltari i presidentit: Mazhoranca nuk identifikon dot një rresht që të thotë se Meta shkeli Kushtetutën

1 Tetor 2019, 22:44Politika TEMA

Këshilltari i Presidentit Meta, Bledar Dervishi, thotë se Kreu i Shtetit është i vetmi institucion që ka mbetur si garant i Kushtetutës.

I ftuar në “Tempora”, Dervishi thotë se deri tani Meta ja ka arritur të kryejë misionin e tij me ato mekanizma që ka në dorë.

Dervishi: Presidenti i Republikës i mbetur vetëm në gjithë suazën e funksionimit të shtetit përfshirë dhe atë gjyqësor apo dhe pjesës tjetër është institucioni i vetëm kushtetues që po mundohet dhe besoj që deri tani ja ka arritur që të ruajë atë status që ka, garantin e Kushtetutës me ato mjete që ka në dorë, dekretin, mesazhet e kuvendit dhe çdo lloj qëndrimi publik  që ka të bëjë me çështje të caktuara që ju i thatë skandale.Këto i ka bërë Presidenti i Republikës, të gjitha.

E ndërsa mazhoranca si pikë referimi për akuzat ndaj Presidentit ka draft-raportin e Komisionit të Venecias, Dervishi thotë se ligjvënësit socialistë nuk kanë mundur të indentifikojnë një rresht të vetëm në draft që të provojë pretendimet e tyre për shkelje të Kushtetutës nga Presidenti.

Dervishi: Nuk pashë ndonjë përfaqësues të mazhorancës në Kuvendin e Shqipërisë, që kanë qenë dhe firmëtarë, të më lexojë një rresht të atij opinioni dhe pse draft dhe mund të ndryshojë, ku të thotë që Presidenti shkeli Kushtetutën në këtë pikë apo në atë nen. 

Draftin duhet ta lexosh mbi 3-4 herë që ta kuptosh. Një lexim përciptazi dhe një opinion politik nuk i shërben aspak kësaj gjendje ku ndodhet vendi.

4 komente në “Raporti i “Venecias”, këshilltari i presidentit: Mazhoranca nuk identifikon dot një rresht që të thotë se Meta shkeli Kushtetutën”

  1. Linda says:

    Po se ka keshilltar juridik te kallëpit tënd ore “jurist” arriti Presidenti në këte derexhe.
    Situata e Presidentit ne kete moment eshte qesharake deri ne turp.

  2. H says:

    Nga një fshatar skrapari i rrethuar nga një tufë degjeneratash, nuk pritet tjetër. Shqiptarë, ergo, hajdutë.

  3. Raul says:

    Keshilltari i presidentit Habib Burgiba që lajthiti në krye të detyrës dhe një toge e gardës e nxori me forcë nga zyra Si duket është konsultuar me Nafije Dybeku Baxhella që ka plagjiature diplomë dhe me Strategen ndërkombëtare të leshitlikes Kejdi dhembcakallja dhe Epshurr Brahimkari dhe Nora Bythderrja gjithollog’ja surratgerdalla

  4. Raimond vlonjati says:

    Ashtu eshte .
    Nuk ka asnje nen te Kushtetutes te shkelur nga vendimi i Presidentit, dhe Komisioni i Venecias nuk verteton dot se cilin nen te Kushtetutes mund te kete shkelur Presidenti
    dhe ketu qendron gjithe kyci i veprimeve te Presidentit

    Sepse duke mos shkelur asnje nen te Kushtetutes , atehere vendimi i tij per c’fuqizimin e zgjedhjeve eshte i drejte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje