FOTOT: Ndahen pas dy vitesh lidhje Kylie Jenner dhe Travis Scott

2 Tetor 2019, 11:55Lifestyle TEMA
FOTOT: Ndahen pas dy vitesh lidhje Kylie Jenner dhe Travis Scott

Kylie Jenner është ndarë nga babai i vajzës së saj, Travis Scott. Çifti raportohet se i ka dhënë fund marrëdhënies së tyre pas dy vitesh lidhje.

TZM shkruan se çifti i famshëm vendosi ti japë fund marrëdhënies së tyre disa javë më parë.

Miliarderja më e vogël në botë nisi lidhjen me reperin në Coachella në vitin 2017. Brenda pak javësh 22-vjeçarja mbeti shtatzënë me vajzën e tyre 22-muajshe, Stormi Webster. Ndërkohë raportohet se Kylie dhe Scott kanë vendosur në bashkëpunim që të kenë kujdestarinë e përbashkët të vajzës.

Çifti u pa për herë të fundit së bashku në premierën e dokumentarit të Netflix “Travis Scott: Look Mom I Can Fly”, që fliste për jetën personale dhe profesionale të reperit.

Sipas burimeve, ata jetojnë në shtëpi të ndryshme tashmë por janë në kontakt të rregullt për hir të vajzës së tyre.

Ndërsa Kylie ka vendosur që të mos e largojë Stormy-n prej tij. Gjithashtu 28-vjeçari nuk e shoqëroi mongolen e kozmetikës në dasmën e Justin dhe Hailey Bieber në Karolinën e Jugut të hënën.

Kylie shkoi vetëm, e shoqëruar nga vajza e saj.

Gjithashtu çifti nuk ka fshirë fotot që ka me njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

1 komente në “FOTOT: Ndahen pas dy vitesh lidhje Kylie Jenner dhe Travis Scott”

  1. Bardhi says:

    E ndjek gazeten tuaj cdo dite pothuaj per informacionin dhe me shume per editorialet e Meros qe pervec informacionit kane edhe art qe egjen ne pak gazetare. Por me duhet te them se ka edhe shume mangesi ne shkrime dhe informacione si ky per Jenner Kylie.
    Cfare do te thote gazetari me shprehjen ” mongolen e kozmetikes”? Mongole per nje femer do te thote te jete nga Mongolia, qe ajo nuk ka asnje lidhje, ose ne nje rast tjeter te perdorimit te kesaj shprehje ne nje aspect pegiorativ ” te jete me sindromin “down” qe ajo nuk eshte!!
    Mos donit te thonit “manjatja e kosmetikes” meqe eshte miliardere? Mos ja ulni vleren gazetes dhe editorialeve te Meros me te tilla blofe qe jane te shpeshta. Faeminderit per mirekuptimin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje