Me vendimin e fundit i Ministrisë se Financave mbi anulimin e autorizimit për operimin e Duty Free Shop ne aeroportin ndërkombëtar te Rinasit merr fund dhe rrugëtimi kundërligjor i subjektit ADFD Shpk.
Siç kemi raportuar me herët, ADFD Shpk, me date 7 gusht 2019 ka arritur te siguroje nje vendim gjykate per mase sigurimi e cila ne kundërshtim flagrant me dispozitat ligjore ne fuqi perfshire ketu praktiken e Gjykatës se Larte, ka vendosur ne ngarkim te TIA-s detyrimin per vazhdimin e aktivitetit ne ambientin ekzistues (Duty Free Shop).
Ne vendimin e saj, gjykata nder te tjera, theksonte qe tashme licenca (autorizim është termi ligjor i rregullt sipas Kodit Doganor te Republikës se Shqipërisë; shënim i redaksisë) është rinovuar për te njëjtat ambiente ne aeroportin ndërkombëtar te Rinasit, dhe afati i rinovimit është 5 vjeçar.
Ne këto kushte, dhe per faktin qe subjekti ka kontrata te lidhura me furnitorë dhe per këtë mund ti shkaktohet dem i rëndësishëm, i pakthyeshëm, gjykata ne personin e gjyqtares Mimoza Kajo-Ibrahimi ka vendosur masën provizore te vazhdimit te aktivitetit te subjektit ADFD Shpk dhe detyrimin e operatorit TIA te lejoje vazhdimin e këtij aktiviteti.
Gjate procesit, gjykata nuk u be me dije ose anashkaloj te njihej, nder te tjera, me faktin qe ndërkohë dhe shume përpara datës se këtij procesi, TIA kishte kryer nje procedure tenderimi per te njëjtin ambient, ku fitues kishte rezultuar nje subjekt tjetër, por kjo tashme është nje histori e vjetër per te cilën do te flitet e merren vendime ne instanca te tjera.
Por sot siç thamë me lart është nje dite e re per ADFD Shpk. kështjella e prej letre e Gjin Gjonit dhe gruas se tij eshte shkërmoqur nga vendimi i ministrisë.
Me fjale te varfra, vendimi i anulimit te autorizimit per operimin e Duty Free Shop do te thotë qe ky subjekt (ADFD) nuk e mban me te drejtën e operimit te dyqanit pranë aeroportit te Rinasit si dhe kjo e drejte eshte anuluar nga data e lëshimit te autorizimit.
Sa me sipër konfirmohet nga nje lexim i shpejte i dispozitave te VKM nr. 651, datë 10.11.2017, përkatësisht neni 644 i aktit i cili shprehet qe vendimi per anulimin i shtrin efektet që nga data e hyrjes në fuqi të vendimit fillestar, pra ne rastin konkret ky vendim i shtrin efektet nga data e lëshimit te autorizimit (16.08.2019).
Nga informata paraprake, vendimi i ministrisë mesa duket vendos theksin ne sjelljen aspak korrekte dhe jo-ligjore e subjektit ADFD Shpk gjate ushtrimit te veprimtarisë, sidomos kjo lidhur me faktin e dhënies se informacioneve te pasakta ne lidhje me marrëdhënien kontraktuale me TIA.
Ky vendim i Ministrise se Financave ndikon thelbesisht dhe ne vendimin kundërligjor te gjykatës, i cili tashme ngelet tërësisht pa baze le te themi ‘argumentuese’. Gjykata e cila bazonte vendimin per masën e sigurisë dhe i impononte TIA-s per te vazhduar marrëdhënien me ADFD Shpk mbi rinovimin e autorizimit, sot nuk ka baze argumentuese.
Nje konsiderate e fundit ne lidhje me kete çështje eshte dhe si do te trajtohet ky subjekt ne dritën e dispozitave detyruese te Kodit Doganor. Neni 253 “Kundravajtje te kryera me dashje” sanksionon kundërligjshmërinë e subjekteve qe veprojnë pa nje autorizim te dhëna nga organet kompetente. Ne këto kushte pyetja qe ngrihet eshte nëse TIA apo subjekti do te kërkojnë te vijojnë te ushtrojnë veprimtarinë e tyre ne kundërshtim me dispozitat e Kodit Doganor?
familje hajdutesh
Nuk mjafton me kaq.Nje shtet serioz con per ndjekje penale zyrtarin qe leshoi licencen pa patur gjithe dokumentet qe kerkon ligji(kontraten e qirase ne kete rast)…Nuk behet shtet duke falur shkelesit.
Shqiperia do te behet kur cdo i punesuar ne administrate ndiqet sipas ligjit per shkeljet qe ben me apo pa dashje.
Mban kush pergjegjesi per licencen qe ja dhane?