Ngjarje e rëndë në Mirditë, ekzekutohet me armë zjarri një 34-vjeçar

2 Tetor 2019, 16:36Kronika TEMA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Mirditë, ku një 34-vjeçar me inicialet E. Z, është ekzekutuar me armë zjarri.

Nga të dhënat e para të policisë, raportohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Zall Xhuxhë, në Fan-Mirditë, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e kësaj vrasjeje. 

Mirditë /Informacion paraprak

Në fshatin Zall Xhuxhë në Fan – Mirditë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi E.Z. 34 vjeç, banues në Kurbin. Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Mirditë në mbështetje edhe nga forcat policore të Drejtorisë, po bëhet krehja e zones me qëllim kapjen e autorit. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje