Bastet për Nobel: A do të triumfojë Greta Thunberg?

3 Tetor 2019, 14:23Bota TEMA

Ekspertët kanë dyshime, por bastexhinjtë aspak. Ata madje kanë ndarë shuma të mëdha në baste se aktivistja tinejxhere e klimës, Greta Thunberg, do të fitojë çmimin Nobel të Paqes javën që vjen.

Bastet thonë se aktivistja e re, e cila mori vëmendjen e të gjithëve në Samitin e Klimës së mbajtur nga OKB-ja, po jeton kulmin e vëmendjes globale .

Ajo provokoi polemikë me fjalimin e saj të zemëruar dhe pati një “minigrindje” në Twitter me presidentin amerikan Donald Trump.

Presidenti rus Vladimir Putin gjithashtu e kritikoi atë, pasi siç tha, vajza kishte dështuar për të kuptuar botën komplekse moderne.

Ajo është përfshirë si laureate e Nobel për Paqen pasi nisi një grevë shkolle që frymëzoi miliona për t’u bashkuar me lëvizjen e saj ‘Të Premtet për Ardhmërinë’.

Lëvizja nënkupton që fëmijët e moshës shkollore duhet të lënë orën e fundit të së premtes për të demonstruar dhe për të kërkuar veprim ndaj ndryshimeve të mëtejshme të klimës.

Thunberg filloi lëvizjen duke protestuar e vetme jashtë parlamentit suedez gushtin e kaluar dhe që atëherë ka mobilizuar miliona të rinj që kërkojnë kujdes për globin.

1 komente në “Bastet për Nobel: A do të triumfojë Greta Thunberg?”

  1. Sit back and relaks■●▪^%^* says:

    Pordhe syfyri..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje