Prokurori Arjan Ndoja
Enkelejd Alibeaj deklaroi në emër të PD-së, se drejtuesi i arrestuar i Kadastrës në Durrës “është kushëriri dhe i emëruari i Erjon Braҁes, i cili ka vënë qeverinë në funksion të hallit të tij dhe për të mbrojtur një zyrtar të akuzuar për korrupsion”.
Por zv.kryeministri Braçe mohoi çfarëdo lidhje fisnore me Pulën, dukë thënë se nuk kishte asnjë pikë takimi mes tyre.
Ai tha se do i kërkonte Alibeajt të provonte në gjyq akuzën, duke aluduar se do e padiste për shpifje.
Braçe i tha BIRN se drejtori i ASHK-së, Liridon Pula ishte shantazhuar tre herë në zyrën e tij.
Në një nga rastet, sipas Braçes drejtuesit të Kadastrës i është kërkuar të largohet nga Durrësi.
“Kam marrë dëshminë e personit nën shantazh, që është drejtuesi i zyrës së Kadatrës së Durrësit,” tha Braçe, duke këmbëngulur se do të mbronte çdo punonjës të shtetit që vihej nën presion kriminal.
Ai mohoi të kishte ushtruar presion, teksa u shfaq në gjykatë, ndërsa jepes masa e sigurisë për Pula-n.
“Fare, unë nuk kam ndërhyrë asnjë sekondë në procedurat hetimore që ka nisur prokuroria. Nuk kam ndërhyrë.
Nuk kam ndërhyrë as në procesin e gjykimit të elementëve të masës së sigurisë.
Po të kisha ndërhyrë, edhe hetimi do ishte ndryshe edhe vendimi do ishte ndryshe”, përfundoi Braçe.
Prokurori i çështjes, Arjan Ndoja, nuk është shprehur ndërkohë.
Në fillim të muajit, Prokuroria urdhëroi arrestimin e Lusiena Kolës, përgjegjëse e sektorit juridik në ASHK-në e Durrësit.
Më pas urdhëroi edhe arrestimin e Liridon Pulës, i cili mbante postin e drejtorit.
Prokuroria ka bërë po ashtu shpalljen në kërkim të ish-kreut të agjencisë së legalizimeve.
Pula, ashtu si edhe Kola, akuzohen për shpërdorim detyre, pasi sipas Prokurorisë, kanë regjistruar dhe lëshuar certifikata pronësie në një prej fshatrave turistikë në Gjirin e Lalzit.
Në dokumentin e Gjykatës së Durrësit për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj Kolës bëhet me dije se ajo kishte kryer procedura për regjistrimin e pronës “në emër të subjektit investitor ndërtues Lura sh.p.k”.
Prokuroria pretendon se regjistrimet janë bërë në shkelje të ligjit dhe me gabime.
“Ka rezultuar gjithashtu se sikurse në librat ku bëhet regjistrimi manualisht, edhe në kartelat e pasurive për të cilat janë lëshuar certifikata e pronësisë, nuk janë shënuar kufizimet përkatëse sipas kontratave që janë lidhur me pronarët e truallit, kusht ky i kërkuar shprehimisht nga Ligji Për Kadastrën”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë për masën e sigurimit ndaj Kolës.
Të dy zyrtarët e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Durrës mohojnë akuzat.
Zv.kryeministri Braçe tha se akuzat ndaj tyre ishin të pabazuar në prova.
Ai tha se pronat ishin regjistruar siç kërkohej prej ligjit dhe se për këtë nuk kishte ankesë as nga investitori, as nga pronarët e truallit dhe as nga shteti.
Ai po ashtu tha se përndryshe nga sa pretendoi prokurori, kufizimet e pronave të zotëruesve të truallit ishin shënuar në dokumentet e regjistrimit, ashtu siç ishin edhe të parashikuara në kontratat e sipërmarrjes.
Braçe akuzoi prokurorin e çështjes se arrestimi ishte vijim i një presioni kriminal ndaj Pulës.
PD = PPSH… EDHE NESE KANE KUSHERINJE KU ESHTE PROBLEMI.
MOS DO N’A SJELLIN KOHEN E HOXHES KETA TE PD BIGRAFITE
Prokuror skandaloz o popull o Rameee
Braçe .
Jo kjo , por edhe shumë gjëra të tjera kështu do vazhdojnë të trajtohen edhe për dhjetra vite të tjera , sepse ju e keni shpartallu para se ta miratonit , Ligjin e Vettingut të Reformës tuaj të famshme të drejtësisë .
Ah te dhjefsha juristin Alibej.
Enkelejda Alibejaj Chi?
Kush eshte ky ?
Chi lo conosce?
Do te thot qe nuk eshte as kushi. Pik.
Ky shtet ka mbaruar deri ne ate mase sa edhe ne afrike do kishin turp nga 1 shtet I tille.
Zv km deklaron se po te donte te nderhynte te vendimet e gjyqesorit mund ta bente, mjafton 1 shprehje e tille dhe ne republiken e Zambias dhe shkarkohesh nga detyra.
Dhe e gjitha kjo ne 1 shtet qe nuk ka as gjykate kushtetuese as gjykate te larte dhe prokuror te pergjithshem te perkoheshem.
Dhe me skandalozja kete tipin e ndershem qe hipotekon pronat vetem te firmes se ndertimit ne gjirin e lalzit e paskan kercenuar dhe shteti reagon vetem sot kur e kapin me presh ne dore.
O brace ziu beji 1 nder ketij vendi
Shko e laj duart me Sarine.
Pse po te kishte nderhyre Braçja, hetimi dhe vendimi do te ishin ndryshe ??? Ne çfare kuptimi ? Do te thote qe ka aq fuqi sa te ndryshoi provat e hetimit dhe vendimin e gjykates ? Atehere ku eshte ndryshimi me kohes e Saliut kur gjykatesit dhe prokuroret akoma varen nga politika ? Se nuk nderhyn Braçja, ky eshte ndryshimi ?
KY LEDION PULA PO NA BOHET ZOT ME PRONAT TONA.
A JENI NE VETE JU QE MBRONI NJE KRIMINEL ????
MIR KA BO KY PROKURORI QE E KA PLAS MRENA.
Po ata qytetare te thjeshte qe nuk kane asnje mbeshtetje ,
kush i mbron ndaj prokuroreve dhe gjykatave te korruptuara ?
Ndoc rroku.