Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Liridon Pula, është lënë në burg nga Gjykata e Durrësit këtë të premte. Ai u arrestua më 1 tetor, pasi akuzohet për shpërdorim detyre, si i dyshuar për abuzime me regjistrimin e pronave.
Në seancë ishte i pranishëm edhe zëvendëskryesiministri Erion Braçe, i cili e quajti këtë vendim një akt të paprecedent.
Në një deklaratë të dhënë për mediat, Brace ka akuzuar prokurorin, Arjan Ndoi, se nuk ka faktuar asnjë akuzë për atë që e con pas hekurave nëpunësin e shtetit, përkundrazi ka thënë se Liridon Pula është shantazhuar për legalizime të ndërtesave monstruoze dhe për të mbyllur cështje të tjera, sipas Braces, vjedhje shumë të rënda në Gjirin e Lalzit.
Deklarata e Braçes
“Pa diskutim që ky është akti final i një historie të gjatë presioni, shantazhi kriminal mbi punonjësit e shtetit shqiptar që sot ishte në pranga.
Presion që nuk është bërë për cështjen në fjalë, por për pallate monstruoze qe duhet të legalizoheshin në këtë qytet.
Jo për atë që pretendon prokurori, por për vjedhje të tjera të rënda të mëdha në zonën e Gjirit të Lalzit.
Që do të thotë që punonjësi i shtetit pavarësisht shantazhit ka refuzuar të bëjë veprime kriminale dhe unë dyshoj shumë pas asaj që dëgjova se akuza e ngritur është e paprovuar, në prova e fakte.
Të akuzosh një nëpunës shteti për shpërdorim detyre duhet të provosh që vepra që ka konsumuar është kryer me dashje, dhe që ka sjellë dëme, o publike, o të tjera private.
Nuk ishte provuar që drejtuesi i Kadastrës të kishte sjellë dëme mbi shtetin, që nuk e pretendon as prokurori dhe dëme mbi privatin, kompaninë që ka bërë ndërtime në Lalëz ose partnerët e saj që janë pronarët e truallit.
Cdo gjë në gjykimin tim personal është e stisur dhe prokurori dhe gjykatësi duhet të vërtetojnë në Apel ato që nuk i provuan por edhe u përgjigjën që deri në këtë moment kemi këto, nëse na sillni prova ne ndryshojmë qëndrim.
Nuk sjell i akuzuari prova, por prokurori. E kuptoni se në c’shkelje të rëndë kushtetuese është ky prokuror?”
A ishte ky prokurori që Rama tha dje, se është në shërbim të bandave kriminale?
“Duhet të pyesni zotin Rama për këtë. Unë kam qenë në dijeni të cdo shantazhi që i është bërë këtij drejtuesi dhe të tjerëve, jo për këtë cështje, për të tjera që kjo qeveri ka pasur vullnetin ti bllokojë në favor të interesit publik dhe duke mbrojtur interesin publik dhe të qytetarëve të Durrësit dhe aty poshtë në zonën bregdetare.
Ka forca të tjera që janë kundër këtij vullneti dhe kundër cdo nëpunësi shteti që bën punën me vullnet dinjitet dhe në përputhje me ligjin.
Reforma në drejtësi duhet të marrë përpara këtë pisllëk zhuli, se mendoni sesa qytetarë merren në qafë nga zhuli dhe krimi në këtë sistem. (TemA)
o majmun ,ky eshte shantazh kriminal ? mesa duket ju ka sherbyer mire juve te RIPJELLJES qe e mbroni.Nuk del te flasesh atehere kur cenohet interesi publik por kur cenohen paria e RIPJELLJES ose sherbetoret e tyre te zellshem.
Ardian Ndoj eshte nje nga shefet e krimit të organizuar dhe trafikut të droges.
Ky zoteria eshte investitori i pallateve tek kryqezimi i rruges se Shengjinit me ate te Kunes. Ky investim eshte realizuar nepermjet nje pseudoinvestitori i quajtur Gjovalini i Derrasave ne Lezhe.☹️?
KUSHE E COI ME BARRELA BIZNESMENIN NGA AZARBAJXHANI???? AI MENDONTE SE DO TE NDERTONTE NE GJIRIN E LALZIT NJE RESORSE TE MADHE REZIDENCE PER TURISTET ,SEPSE E DINTE SE ISHTE TOKE PUBLIKE.PO PER NDERTIMET E HOTELEVE VAFA NE GOLEM TE KAVAJES ,KUSHE I KA ZAPTUAR?? ZOTI BRACE ,MOSE BEJE KOMENTATORIN ,PORE DUHET TE JAPESH SHPJEGIME PERSE NUKE U SHKATRRUAN KETA BANDITE PROKURORE QE SHITEN PRONAT PUBLIKE ,EDHE PRIVATE NJEZEVE TE ARRDHUR NGA TROJET E SKRAPARIT DHE NGA TROPOJA.
KU I GJETI ILIRI DHE BERISHA TOKAT NE GJIRIN E LALZIT???? JENI BERE PER TE ARDHUR KEQE .TE GJITHE HANI DHE PESHTYNI NE NJE TASE THOTE POPULLI.
Zv.km, avokat. Turp.
Kjo është e paprecedentë. Të ngrihet zv/kryeministri i vëndit dhe të diskutojë vendimet që merr drejtësia kaq hapur dhe në mënyrë flagrante kjo kalon çdo kufijë. Rilindja me akte të tilla tregon se është thjeshtë bandë. Hajde Edi Rama hajde, të bukur zëvëndës që paske! Nejse, xhanëm, gaboj dhe unë duke të veçuar ty nga qëndrimi i këtij idioti, ai duhet të jetë urdhëruar nga ty për të lehur si zagar sulmi. Kaq hapur të ndërhyjë politika ( duke u maskuar me të drejtën si ekzekutiv) kjo tregon se as mund të ketë ndonjëherë drejtësi të pavarur në këtë vënd. Turp dhe faqja e zezë!
Z.Brace me vjen mire qe po kuptoni se sistemi aktual i drejtesise po ju prangos drejtues e ish funksionar qe jane me PS.
Qe nga viti 2015 e vazhdim ceshtje penale pa asnje prove prokuroret e emeruar nga Pd kan prangosur me plane te politikes qe perfaqesojn .me shantazhe.ku me pare njoftonin mediat kunder qeverise per ti bete moral politik.
Po su nuk kemi nje rast te vetem ae ish drejtues te pd e lsi qe e cdo qytetar qe eshte perball me keto per te mare sherbim dhe pa pagiar nuk i eshte bere sherbimi nga zyra ku ata drejtonin.
Ne prokurorine e Duresit ka shum prokurore qe i sherbejn segmenteve politike e kriminale ku jan bere nje me krimin .
Eshte urgjente te folloj vetiingu nga prokurorit e rretheve sidonos Durres Vlore
Ore Erjon. Arjan ndoi eshte plehre. Por ti cfare dreqin ke qe nderhyn ne procese gjyqesore. Po na hapni barkun o burr! Ky qe ben ti ne cdo shtet quhet shantazh dhe presion ndaj drejtesise. Cfare je ti pale ne proces?
Mire ne veri po Saliu ka hedhur rrenjet edhe ne shqiperine e mesme e ne jug me tropojane qe kjo fare te mos shuhet kurre e qe kudo qe ta çojne ai te jete rehat nga ata qe ka emeruar vete!
Ore jeni ne vete. Nuk vihet ne dyshim qe ky e meriton te arrestohet dhe te burgoset, po ashtu nuk vihet ne dyshim qe edhe prokurori dhe gjykatesi nuk jane me te mire nga i akuzuari por sidoqofte nuk mundet zv.krye ministri te dali hapur te akuzoj drejtesin qe Rama thote te jete e pavarur te pakten ne dukje.
E vetmja arsye eshte se ky Pula mund tju ket bere favore ri-pjelljes dhe tani kane frike se po u denua do hap gojen dhe tregoj dhe do implikoj Bracen dhe Ramen.
Bracja është sh I besueshëm! Hyn tek të paktët deputet me këtë profil. Duke u nis nga kjo konsideratë, përfundimi im është se rasti komprromenton jashtëzakonisht prokurorin, që ka këtë ‘GUXIM”, të paimagjinueshëm, që arrin të fajësoj një të pafajshëm.
Si mund të guxoj në këtë situatë vetingu?!
Shko more kar me nyje dhe denomcoje me fakte dhe nëse mafjozi nuk të pjerdh , jip dorëheqjen.
Z.Brace,lereni gjykaten te beje punen e saj.Per akuzat qe i beni prokurorit duhet ti ishit drejtuar gjykates ne kohen kur ka ndodhur veprimi.Zoteria qe akuzohet eshte i zoti te mbrohet,ne qoftese nuk ka bere ndonje shkelje per JU.