Dikush duhet t’ja tregojë Erionit: Nuk ka më “Braccio di Ferro” me drejtësinë

5 Tetor 2019, 12:19Politika TEMA

Nga Lorenc Vangjeli

Një mënyrë shumë e dobishme për të zbuluar absurdin është që të çosh vetë absurdin në ekstrem. Ja dy shembuj: një prokuror flet publikisht kundër vendimeve të qeverisë, kundër antarëve të saj apo edhe zyrtarëve të çdo niveli sepse në një moment të caktuar ai mendon ndryshe prej tyre;

një gjykatës flet publikisht për parlamentin, për natyrën dhe cilësinë e procesit ligjvënës apo dhe për deputetë të veçantë dhe thotë se ata kanë bërë shkelje të rënda kushtetuese.

Edhe i pari, edhe i dyti paralajmëron se di shumë gjëra të tjera për ta dhe se nuk do ta lerë këtë punë me kaq.

Në Tiranë këto skena nuk kanë ndodhur kurrë dhe ka tmerrësisht pak gjasa të ndodhin ndonjëherë sepse pushteti i traditës është shumë i fortë. Nuk do të sjellë ndonjë ndryshim edhe fakti që deri dje, njerëzit e sistemit të drejtësisë – pushteti i tretë kushtetues në vend – zgjidheshin nga politika, ndërsa sot, atyre ju kushtëzohet karriera nga faktorë brenda vetë sistemit. Njëlloj si vesi edhe frika del me shpirtin. Gjykatës dhe prokurorë do të vazhdojnë të tremben nga njerëzit e politikës pavarësisht se pikërisht ata duhet të jenë “klientët” e tyre të mundshëm, për mëkate të mundshme.

E kundërta ka ndodhur shpesh. Shpërthimi më pak se epik dhe më shumë se histerik i historisë së vjetër të ish-kryeministrit me ish-prokurorin e përgjithshëm, nuk ka ndodhur më larg se dje. Nga muri i Kishës Katolike, ditën e Krishtlindjeve, Berisha kryqëzoi kryeprokurorin në një mënyrë të frikshme. Çka u pasua nga një tjetër betejë me ish-prokuroren e përgjithshme, një akt që do të vazhdojë ta turpërojë gjithmonë jetëshkrimin e Berishës si politikan dhe Doktorit si burrë.

Të premten, si për të vërtetuar se skajet takohen, një personazh i rëndësishëm i politikës, një kundërshtar i jashtëzakonshëm dhe i paepur i Berishës, kopjoi anën më të keqe të tij. Erion Braçe, zëvendëskryeministër, mori pjesë në një seancë gjyqësore ndaj një zyrtari lokal në Durrës dhe mbas procesit, bën një deklaratë që do të bënte më mirë ta harronte sesa ta shpjegonte. Sulmoi prokurorin për shantazh ndaj të pandehurit, paralajmëroi bashkëpunim të tij me gjykatësen dhe ju kërkoi të dyve ta provojnë një gjë të tillë edhe në apel. Braçe pohon edhe se në proces pati shkelje të rënda kushtetuese, një fjalë e madhe, por e pavend nëse i referohet thjesht vetëm procedurës së ndjekur.

Që personi nën akuzë për korrupsion është tërësisht i pafajshëm deri sa gjykata të vendosë të kundërtën me formë të prerë, këtë të drejtë ja jep vetë Kushtetuta dhe nuk ka pikën e nevojës ta komentojë Braçe.

Qe prokurori i çështjes mund të fshehë më shumë skelete në dollap dhe më shumë zero në shifrat nën dyshekun e tij, edhe sesa mendon Braçja, edhe kjo është e mundur. Por kjo është një çështje tjetër që nuk e vlerëson dot as ai zëvendëskryeministër dhe as eprori i tij kryeministër. Qoftë Rama, qoftë Braçe dhe përtej tyre edhe Luli e Monika, edhe Iliri e Doktori, e kanë mbaruar këtë hesap me pushtetin e drejtësisë që në korrikun e 2016-ës kur votuan për reformën në drejtësi. Dhe nuk kanë asnjë shans t’i kërkojnë hesap apo t’i tundin gishtin me kërcënim këtij pushteti. Vetting-u është shkopi që godet dhe me shumë gjasa, në rastin e prokurorit të Durrësit nuk do të ketë surprizë se çfarë valleje do të heqë ai shkop .

Që edhe gjykatësja, edhe prokurori, edhe vetë sistemi shqiptar i drejtësisë, pavarësisht se sheh nga Perëndimi, është totalisht nën mentalitet sovjetik, ky është opinion, por fakt. Arresti me burg është një masë ekstreme, por që e përdorin për të qenë brenda në formë edhe prokurorët që e kërkojnë, edhe gjykatësit që e vendosin. Kjo është sfida e vërtetë që vazhdon të kërcënojë shoqërinë shqiptare që sheh nga Perëndimi, por sillet marrëzisht si në ish-Lindjen komuniste. Mund të ndryshojnë ligjet, mund të përkëmbehen njerëzit që i bëjnë ato, por mentaliteti është si vesi, rri brenda edhe mbasi fluturon shpirti.

Që Erion Braçja është një nga politikanët seriozë të vendit, polemist kolerik, nga të rrallët që nuk ka probleme me të shkuarën e tij dhe që nuk ka shans të jetë klient i SPAK-ut në të ardhmen, ky sërisht është një fakt dhe jo një opinion. Siç është fakt që entuziazmi dhe grinta në punë të ndahen vetëm në nuanca nga arroganca dhe shpërdorimi i pushtetit, si një mjet që përdoret dhe për shantazh publik. Qoftë njëra anë e medaljes, qoftë tjetra, është si diareja: është mirë të mos e ndalosh ca ditë, por është keq nëse lejon të zgjatet.

Ndaj në të gjithë këtë histori me pushtete të ndarë nga Kushtetuta që teorikisht duhet të kontrollojnë dhe balancojnë njëri-tjetri, por që praktikisht ndeshen si çuna lagjeje: “ec se ta regoj unë qejfin nga lagja ime”, gjenden të gjithë elementët e mundshëm për të turpëruar të gjithë protagonistët dhe jo nga pak. Sepse me drejtësinë nuk mund të bëhet më Braccio di Ferro. Dikush duhet t’ja thotë Erionit një gjë të tillë, meqë ai vetë nuk mund t’ja thotë Edi Ramës: është tmerr të sillen si shembulli Sali që kanë mallkuar gjithmonë!

14 komente në “Dikush duhet t’ja tregojë Erionit: Nuk ka më “Braccio di Ferro” me drejtësinë”

  1. syri says:

    Lorenc pordha! Mund te jete edhe opinion edhe fakt, ne te njejten kohe, Lenci! Fakti dhe opinioni nuk perjashtojne njera tjetren! Por medioker si ty ka shume Shqiperia!

    1. vang says:

      Lorenc:Cdo aksiome perdoret me vend.Ky veprim flagrant i prokurorit te Durrsit duhet lene pa demaskuar ???gjete diten ti te perdoresh rregullat te cilat as jane prekur por te drejten per te thene te verteten qofte edhe jo e vertete e ka kushdo ,edhe zv.kryeministri per ;;ironi te fatit”.U nxitove Lenci te dukesh me katolik se papa.

    2. Feniks says:

      Te gjithe te ashtuquajturit “analiste” nuk jane asgje me pak se te “VARUR” nga politika per interesa personale!
      Ne se do te ishte ndryshe,te gjithe keta te punesuar,kurre nuk do merrnin persiper te mbronin qeverine,por vetewm interesat e popullit!
      Fakti e jo opinioni se keta fare anal-istesh jane ndare qe ne fillim ne pro dhe kunder njeres pale verteton se keta jane vetem lolo oborri!
      Lorenci e tjerr fjalen e tij kur e gjitha mund te shprehej ne 2 rreshta!
      E verteta eshte shume e thjeshte:
      -Degradimi i drejtesise ne Shqiperi ka ardhur vetem nga degradimi i politikes,prandaj,kurre nuk do te ndreqet as me vetingje e as me kercenimet naziste te Rames!
      Ne se gjyqtaret dhe prokuroret do vazhdojne te emerohen nga politika,pavaresisht nga organizmat gjoja te pavarur te krijuar se fundi,asgje nuk do ndreqet!
      Kercenimi i hapur qe kryeministri Rama dhe ushtari i tij i bene prokuririt te Durresit eshte vertetimi i arsyetimit tim te mesiperm!
      Zgjidhja e vetme (ne se vertet duan nje drejtesi te ndershme,te pavarur dhe ne sherbim te ligjit eshte:
      -Gjyqtaret dhe prokuroret duhet te VOTOHEN VETEM NGA POPULLI!
      -Kur zgjidhen me vote keshilltaret e bashkive,qe nuk kane pothuaj asgje ne dore,si te mos zgjidhen me vote gjyqtaret dhe prokuroret qe kane ne dore pronen dhe jeten e njerezve?
      Nuk ka kontrollor me te sakte e me te drejt per drejte se gjykimi i popullit!
      Vetem keshtu politika do heqe dore perfundimisht nga drejtesia!
      Po bota si e ka?-do thone teoricienet analiste.
      Shembullin e jep SHBA,si shteti me demikratik ne bote:Kudo eshte hequr denimi me vdekje ,por ne SHBA EKZISTON!
      Vetem majmunet imitojne,ndersa njerezit arsyetojne sipas situates reale dhe menyres me te mire per te ndrequr nje fenomen kriminal!
      Situata e drejtesise se sotme ka nevoje per per operacion kirirgjikal te plote!
      Dhe kete operacion mund ta beje vetem VOTIMI NE POPULL I GJYQTAREVE DHE PROKUROREVE!
      Jam i bindur se edhe nga vetingu jane shpetuar dhe denuar gjyqtare dhe prokurore te shumte,se keta qe i gjykuan ata jane po ish koleget e tyre,qe kurre nuk kane shprehur hapur kritika kunder sistemit apo gjyqtareve te ndryshem!
      Vetingun po e bejne koleget e tyre,qe kurre nuk na bindin se kane qene te shkeputur nga politika!
      Kercenimi skandaloz qe i beri kryeministri Rama prokurorit duhet t’i binde nderkombetaret se vetem votimi nga populli i gjyqtareve dhe prokuroreve do ta zgjidhe situaten ne drejtesi nje here e pergjithmone!
      Situata e vecante kerkon edhe zgjidhje te vecanta!
      Nuk jemi ne nivelin e shteteve moderne te Europesa ku pushtetet jane te ndara,qe te mjaftohemi se po bejme pune te sakte vetem se po kopjojme Europen!

  2. Gri says:

    Lorenzo! Sot ke bere gazetari! Sot je gazetari qe duam! S’ka kush kurve te te akuzoi per Kazan! Nje Bravo e madhe! Brace papritur kapi fundin!

  3. qazim says:

    Ne parim jam ne nje mendje me ju per perplasjen e z.Brace megjithse jam i bindur qe ai ka te drejte ndaj nje gjyqesori tepet teper te korruptuar.Problemi eshte qe e tjerr kaw shume muhabetin sa qe behesh i lodhshem dhe i palexueshem.Dhe ky mendim eshte per gjithshka shkruan e thua.Behu me racional.

  4. Agron says:

    Bravo të qoftë Lorenc. E pamë sa nuk ndërhyn edhe rilindja tek drejtësia

  5. USA says:

    Kjo eshte e vertete. Bracja ne mbrojtje te dod lura i sali likes thuaj tamam ne mbrojtje te mafias.

  6. Ben says:

    Per cfare drejtesia flet o rrote? Per drejtesise Shqiptare apo po ben shaka! Nuk jam ne Shqiperi por ligjet e demokracise I njoh shume mire. Me cfare kam.lexuar prokurorI I Durresit.eshte me I korruptuar. Te kishte juri si ketu ne SHBA as nuk do mund te kishte process gjyqesor. Jeni shume larg drejtesise or shoku Lorenc! Nuk mund te beje kurre drejtesi ai prokuror I korruptuar! Ka gjetur kete te kadastres se mbase nuk ka as miq as te forte. Mos bej sofizma kot o shoku Lorenc se te gjithe mendimet tuaja lane vetem tipike komuniste.

  7. ABC KORCA says:

    Keshtu ndodh( si ndryshe!) kur nje popull i tere…tere diten thote burg burg burg.
    Kushtu ndodh kur kryeministri thot tere diten burg burg burg.
    Edhe kryekari i opozites…burg burg burg
    Keshtu do ndodhi…
    Nje burg nje drejtor kadastre sepse nuk percaktoi kufiri NE HARTE
    ######::::
    Po me ata te shkrete qe kapen me 1 gram hashash e rrine 6 vjet brenda????!!!!
    Jemi dhe sic shoh do ngelemi shoqeri rrote kari

    1. Berti says:

      O erion o kolopuc qe te kane perdorur gjithmon per te fshire menderen iku koha juaj qe ti besh presion prokurorit per njeriun tend .ajo qe ka masakruar kete popull tere keto vite do tju masakroje e ju tani o kolopuc i politikes se keshit .ti krekosesh si kendez pa lafshe ike pirdhu e lere drejtesine te beje drejtesi.bravo lorenc.

    2. Berti says:

      Bravo lorenc.O erjon kolopuci qe gjithmone te kane perdorur per te fshire menderen.iku koha kur mund ti benje presion drejtesise pradaj lere drejtesine te beje drejtesi.pa le krekosesh si gjel pa lafshe o erjon pordha .

  8. eh, ç'tu theme says:

    Lorenc, e di si je bere me kete shkrim? Si nje kerriç qe po rritesh dhe do behesh gomar. Nuk ta shtjelloj me tutje çeshtjen se duhet te te kisha perballe.

  9. Fairl enough says:

    Ik ore mbushu! Idiot!

  10. mik says:

    Loren Vangjeli – Je me ne apo kunder nesh ?!!
    Edhe nje here qe fole drejt, tu versulen kotheret si dezertor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje