“Monika më gënjeu për djegien e mandateve”, Kryemadhi flet pas deklaratës së Metës: Më detyruan Luan Rama e Tit Vasili

4 Tetor 2019, 21:27Politika TEMA

E ftuar në emisionin “Java” në RTSH, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka folur mbi deklaratat e presidentit Ilir Meta, se “u gënjye për historinë djegies së mandateve’.

Kryemadhi tha se propozoi në mbledhjen e kryesisë që ta digjte vetëm ajo mandatin por vendimi i saj u pasua dhe nga deputetët e tjerë për shkak të ngjarjeve të ndryshme në vend.

Për këtë ajo mori shembullin e deputetëve të qarkut të Beratit.

Zoti Meta tha se ju e kishit gënjyer për djegien e mandateve?

Ajo është çështje këndvështrimi dhe fati i madh është që unë do ta ndaj sot me ju për deklaratën e Presidentit Meta kur tha që Monika më gënjeu për çështjen e djegies së mandateve.

Ajo ka të bëjë me sesi e quan ai. Unë po i bie shkurt. Është e vërtetë që unë si Monikë mora vendimin për të djegur mandatin e deputetit për shkak të qenurit kryetare e LSI-së në shenjë solidariteti me të gjithë qëndrimet që do të mbanin deputetët e Partisë Demokratike.

Por ndodhi në fakt diçka tjetër edhe mbas një bisede me Luan Ramën dhe Petrit Vasilin si dy nënkryetarë të LSI-së ku unë parashtrova qëndrimin tim, ditën e hënë që është bërë mbledhja e grupit parlamentar.

Unë propozova që vetëm kryetarja e LSI-së të djegë mandatin dhe pjesa tjetër si një pjesë e vazhdueshme e një procesi të vendosjes në pozicion të denoncimit të asaj që ndodhtë në Parlament, ka ndodhur diçka tjetër që unë e kam thënë dhe më parë, ku deputetët e LSI-së ishin agresivë ku duke filluar nga ish-ministri z.Naço ku tha se ç‘kuptim ka mandati im si deputet kur unë kam kërkuar mbi 4 herë ministren e financave në interpelancë dhe ajo ka gënjyer 5 herë dhe nuk ka ardhur një përgjigje deputetëve të parlamentit në bazë të ligjit dhe të rregullores së Parlamentit për çështjen e buxhetit të Bashkisë së Skraparit.

6 komente në ““Monika më gënjeu për djegien e mandateve”, Kryemadhi flet pas deklaratës së Metës: Më detyruan Luan Rama e Tit Vasili”

  1. shqip says:

    Po eshte turp ore qe humb kohen nje shtet i tere me ca paçavure alla Meta-Kryemadhi. Niveli injorances e i palaçolleqeve ka prekur fundin. Raste analoge ne bote nuk ka. Po edhe nese do kishte, shteti ligjor do e vendoste ne bangen e te akuzuarve presidentin, gruan, dhe kush del ne fotografi me qenin e Monikes. Keta jane bandite qe po tallen me nje popull te tere. Te presim Venecian, te shprehet gjykata kusht., e te tjera justifikme, vetem sa na bindin qe “Shqiperia eshte shprehje gjeografike, Bismarku .

  2. Fiku i xi says:

    Kujt po ja shet kjo keto dengla. Tit Vasili e Luan Rama te detyrojne Moniken te beje dicka eshte njesoj si polici i thjeshte te detyroje ministrin e brendshem.

  3. Yyyppp xhixhi says:

    Familje kurvash dhe mashtruesish. Kur keta genjejne njeri-tjetrin qe ndajne krevatin bashke, po popullin cfare e kane keta.

  4. Berti says:

    Hahaha pordhe Monike me rigon.

  5. likefloriri says:

    Maskaralleqe, president dhe kryetare partie, burre dhe grua (nqs jane).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje