Lulzim Basha thotë se Edi Rama është në telashe me drejtësinë amerikane, për foton me Barack Obamën.
Ndërsa vetë ai, thotë se nuk ka asnjë problem me drejtësinë amerikane, edhe pse është nën hetim për lobimin me paratë ruse.
Dhe nuk janë pak, por gati një milionë dollarë, të cilat ende e kësaj dite, Lulzim Basha nuk thotë se ku i gjeti dhe për çfarë i përdori.
Ose më saktë, ka gjithmonë nga një version ndryshe.
“Si kryetar i opozitës mund të ju them se ky është një rast i paprecedent, siç ishte sulmi ndaj presidentit aktual.
Ky është një rast i paprecedent pasi në ligjet amerikane ndalohet financimi i fushatave nga qytetarë të huaj.
Rama ka fshehur, mohuar gjithçka nga fillimi.
Ndërsa për rastin tim, autoritetet në SHBA kanë vendosur që në këtë çështje nuk ka asnjë gjë për të bërë hetim.
I vetmi që bën hetim prej 1 viti e gjysëm është Prokuroria në Tiranë.
Ky është një provues se si përdoret Prokuroria.
Për rastin e Edi Ramës kemi një akt penal, pasi kemi dy të dënuar me burg dhe përfituesi është Edi Rama.
Hetimi i Prokurorisë në Tiranë ndaj PD është atje ku ka qenë prej 1 viti.
Jam thirrur sa herë që Ramës i shpërthejnë skandalet. Unë nuk shantazhohem”, tha Basha.(TemA)
Po ky Legen Rren per diten me Diell.Si nuk ka Turp Xhanem!!??? Akuzat ndaj tij jane te formuluara prej kohesh si ne SHBA dhe ne Shqiperi.Po Leh si nje Qen qe i ka ardhur Sosja.
Ketij torropelloje i duhet besuar e kunderta qe deklaron. Nuk na sqaron torropelloja se sa kohe ka pa shkuar ne USA per ndonje takim “koordinimi” se sa per Ramen ai u takua qofte edhe fare kortezisht me Presidentin e USA perpara pak ditesh e ky i fundit nuk takohet as kortezisht me te inkriminuar se nuk e le protokolli shteteror se nuk e ka si te Likes, mirepo per fat te keq ka ende shqiptare qe i besojne brockullat e ketij debili.