Mediat norvegjeze japin alarmin: Forcat speciale ruse kanë hyrë në vend

5 Tetor 2019, 09:43Politika TEMA
Mediat norvegjeze japin alarmin: Forcat speciale ruse kanë hyrë

Uebsajti norvegjez Aldrimer.no, i specializuar në çështje ushtarake, shërbim inteligjence dhe marrëdhëniet mes Rusisë dhe Norvegjisë, ka publikuar një sërë hetimesh për aktivitetet ushtarake të forcave special ruse në territorin norvegjez.

Në mënyrë të veçantë bëhet fjalë për grupe taktike operative që janë sinjalizuar në arqipelagun e Svalbard, në territorin e Norvegjisë.

Por dhe forca special të marinës ushtarake ruse të cilat kanë kryer stërvitje në brigjet norvegjeze me qëllimin për të planifikuarveprime sabotazhi kundër impianteve dhe gazsjellësve norvegjezë.

Uebsajti për të konfirmuar lajmin në fjalë mbështetet dhe në raporte të shërbimeve të inteligjencës së NATO-s.

Ndërkohë saktësohet se nuk bëhet fjalë vetëm për njësi ushtarake të rregullta ruse, por dhe para ushtarakë që kanë marrë pjesë në aneksimin e Krimesë. Ministri i jashtëm rus ka mohuar një gjë të tillë duke e konsideruar këtë hetim si një provokim.

Por gazeta ruse ku dikur punonte Ana Politkovskaja, “Novaja gazeta” ka publikuar provat duke raportuar dhe ajo një hetim.

Sipas të përditshmes ruse, në territorin norvegjez kanë kryer aktivitete ushtarake njësi të forcave speciale çeçene që janë pjesë e rojeve kombëtare ruse; një strukturë ushtarake me ushtrinë e saj federale.

E përditshmja ka publikuar dhe dy fotografi të një ushtari me veshje dimërore dhe një armë automatike të rokeve kombëtare ruse.

Ndër të tjera është publikuar dhe një detaj i veçantë: komanda e njësive të forcave speciale iu ka ndaluar ushtarëve rusë që të kryejnë vizita turistike dhe udhëtime private në shtetet anëtare të NATO-s.

 

3 komente në “Mediat norvegjeze japin alarmin: Forcat speciale ruse kanë hyrë në vend”

  1. ben says:

    Futja pordhes kot,po me duket ky lajm.

  2. art says:

    Si ka mundesi qe ka njerez qe i besojne keto budallalleqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje