Në të gjithë botën, ka 22 kabinete qeveritare të balancuara për sa i takon gjinisë, nga të cilët, 14 kanë më pak se 50 përqind gra ministre.
E mes tyre, madje e pesta në klasifikim, sipas të dhënave nga kombet e bashkuara, qëndron qeveria shqiptare.
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, rifreskoi kabinetin e tij në fund të 2018. Qeveria përbëhet tani nga tetë ministre femra, nga një total prej 15 ministrave, duke e çuar proporcionin e femrave ministre në kabinet në 53.3 për qind.
Kjo, bën që qeveria shqiptare të renditet pas Spanjës, me 62.5 për qind femra ministre në kabinet, Finlandës me 61.1 përqind, Nikaraguas me 58.8 për qind dhe Suedisë me 54.5 për qind femra ministre.
Sidoqoftë, sipas OKB, femrat vazhdojnë të mbeten të nënpërfaqësuara në shkallë globale në pozicionet e lidershipit politik. Ato zënë vetëm 24.3 për qind në parlamente dhe 20.7 për qind të portofoleve ministrore në shkallë globale. Pavarësisht se larg barazisë dhe balancës gjinore, ky përfaqësim, shënon sidoqoftë një rekord të kohërave për femrat në politikë. Sipas të dhënave, vetëm nëntë vende kishin 50 për qind apo më shumë femra në pozicione ministrore më 1 janar 2019, e një ndër to, edhe shqipëria që lë madje pas edhe vende si Kanadaja, Franca, Gjermania, Zvicra e të tjera.
Rama i “mbrekullive” , “artisti” i cilesuar ,jo nga une, por nga zonja Merkel , po te deshiroje menjehere e nxjer Shqiperine ne vend te pare ..! Ne c`menyre ,nuk eshte e veshtire te kuptohet ..!
Hahahaha
Medalje Edi RAMES.
Po pjerdh fort (me falni per shprehjen) Rama per ministra, qofshin gra apo burra, i ka pe numurore topi, i nderron sipas humorit te tij te prishur sa here qe i teket .
Para disa muajsh me nje te rene te lapsit, per disa sekonda hoqi 6 prej tyre pa pyetur as instancat e larta te partise ne krye te se ciles ndodhet e askend tjeter.
Shembull elokuent se si ndertohet shteti qe funksionon ne baze te rregullave e te ligjeve per te Rama nuk pushon se mburruri nga mengjesi ne darke.
E di qe nuk do ma botoni kete koment se tashme jo nga forma po nga permbajtja “Tema” dikur aq e pelqyer praktikisht po i sherben PS me mire se ZP e dikurshme
E vetmja fushe ku krenohemi per statistike kuptohet..se shume nga ato as pastruse nuk mund te punojne
Po sa e dashki or te huruar ..?! Me siguri qe ai ju paguan ..!
Al! Pse.meshkujt Shqiptare.mos.Jane te hajrit! Shumica i.ke vetem.per sherr, droge, korrupsin, prostitution, apo per te bere pordhe! Edhe ata qe nuk po bejne keto gjera tani, po presin kur te vije rasti! Te ishte e kunderta, Shqiperia do ishte bere shtet i vertete me kohe!