Ambasada amerikane: Kujdes me pasaportën! Ja si duhet t’i hidhni të dhënat për aplikimin e Lotarisë

7 Tetor 2019, 09:30Sociale TEMA

Aplikimi i Lotarisë Amerikane DV-2021 për këtë vit vjen me një risi të re.

Ambasada Amerikane ka bërë sot njoftimin se të gjithë aplikuesit në aplikimin fillestar duhet të vendosin të dhënat e pasaportës së paskaduar.

“Aplikuesi kryesor i Programit të Lotarisë duhet të vendosë të dhënat e pasaportës së paskaduar në aplikimin fillestar. 

Nëse pasaporta juaj skadon pasi të keni kryer aplikimin dhe ju përzgjidheni, rekomandojmë të ruani një kopje të pasaportës së vjetër, nëse do t’ju kërkohet gjatë procesit.”- njofton ambasada.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje