FOTOT: Protesta kundër filmit të propagandës serbe, nga shqiptarët në Nju Jork

5 Tetor 2019, 19:17Sociale TEMA
FOTOT: Protesta kundër filmit të propagandës serbe, nga

Shfaqja e filmit dokumentar “The Weight of Chains 3”- “Pesha e zinxhirëve 3”, nuk është pritur aspak mirë nga shqiptarët e Amerikës, të cilët për afro dy orë protestuan fuqishëm para kinemas SVA, në qendër të Nju Jorkut.

Dokumentari dhe është realizuar në shtator të vitit të kaluar dhe ndaj tij reaguar edhe autoritet e Kosovës.

Sipas regjizorit serb, filmi paraqet “mënyra aktuale me të cilat mund të rebelohemi kundër padrejtësive të sistemit në të cilin jetojmë”, por realizimi  i tij është mbështetur financiarisht për propogandë nacionaliste serbe.

Dje në mbrëmje, dhjetra forca të policisë njujorkeze,nga NYPD, rrethuan dy anët e rrugës përballë në rrugën 23-Street, në Mahattan – NYC, duke vendosur barrikada dhe bënë thirrje me megafonë për qetësi, në kohen që shfaqej premiera e filmit.

Situata në këtë proteste disa orëshe, nisi të tensionohet, kur një pjestar i stafit të regjisorit serb, arriti të provokojë rëndë shqiptarët.

Së bashku me dy të tjerë, shpalosi një flamur te nacionalitetit serb – ku në qendër të flamurit, ishte vizatuar harta e Kosovës, me mbishkrimin në gjuhën serbe, me gërma të mëdha “Nema Predalje (Kosovo)” – “Nuk e japim(Kosovën)”.

Ky ishte dhe momenti që çojë deri në atë që bëri të tensionohet situata në rrugën përball hyrjes së kinemas .

Policia e NYPD, e cila erdhi duke e shtuar numërin me forcat e saja, ndërhyri duke thirrur në ndihmë forca të shumta të cilat u vendosën mes dy paleve me barrikada, për ndarjen e grupit të protestuesve shqiptar, nga ai i pjestarve te komunitetit serb, për nga hyrja drejt kinemase.

Mbas provokimit me flamurin serb, dhe ngritjen e tre-gishtave nga pjestarët e komunitetit serb, grupi shqiptarëve protesus, që ishin vënë në krye të protestës, Marko Kepi, Gjek Gjonlekaj, Gani Shehu, Mark Gjonaj, Xheladin Zeneli, Ahmet Velaj, Naser Nika, Sabri Gjoni, Agim Gino Selmanaj, dhe Belul Qoku, dhe disa shqiptar të rinjë, nisën të thirrisnin me forcë, dhe shkëmbenin me serbët , her pas here sharje dhe ofendime.

Madje, anëtari i këshillit të Bashkisë, së Nju Jorkut, Mark Gjonaj, disa her bëri thirrje me megaphone, duke ju kundërvënë serbëve me argumentat e viktimave të luftës, dhe kërkojë ndaljen e shfaqjes se filmit.

Shqiptarët, në kor iu kundërpërgjigjen serbeve, vazhdimisht me thirrjet e forta ; “UÇK-UÇK”, “Kosova është Shqipëri!”, “Kosova është Shqipëri,” “Adem Jashari”- “Sërbia, është vrastare,” – “Ju jeni Vrasës-Vrasës,” “ Ju jeni kriminel” Ju jeni Përdhunues -Përdhunues!, Ju jeni Terroristë – Terroristë!, Shame on You – Turp për Ju!”- “Pse nuk kërkoni falje!” “Amerika, është me ne!- Amerika, është me ne!” – Faleminderit Policisë së Nju Jorkut! – “Thank You NYPD”.

Në një moment tensioni njëri prej protestuesve (Naser Nika nga Ulqini) arriti të çajë kordonin e policisë, dhe u përplas fizkisht me një pjestar të komunitetit serb, në ndërkohë , që ndërhyn menjëherë forcat e policisë, dhe e shtrinë ate për tokë, atë dhe, i vendosën prangat, duke e arrestuar dhe mbajtur disa orë në arrest, deri sa përfundojë protesta, dhe me pas u tha se e liruan.

Marko Kepi, Presidenti i organizatës Rrënjet Shqiptare, i cili nëpërmjet rrejeteve sociale thirri këtë protestë, komunikojë vazhdimisht me policinë, dhe dha dekelerata për median njujorkeze, ndërsa sqarojë qytetarët dhe zyrtarët e policisë, duke ua treguar edhe arsyen se përse po protestonin shqiptarët.

Protestuesit, shqiptar, sa herë që pjestarët e komunitetit serb, hynin në kinema, hidhnin parrulla me thirrjet “Shame on You” – “Turp për Ju!” dhe këndonin këngë për Kosovën “Oj Kosovë nëna Ime”

Ndërkohë, që disa herë gjatë tensionimit protestuesit shqiptar kanë tentuar të thyejnë barrikadat dhe hyjnë në kinemanë SVA ku po shfaqej filmi dokumentar “The Weight of Chains 3”- “Pesha e zinxhirëve 3”, e regjizorit serb Boris Maguarski, por janë shtyrë me forcë nga policia.

Gjeke Gjonlekaj, i cili qëndronte në krye të protestës, tha se shfaqja e një filmi të till, nuk është aspak serioze : “E gjithë bota e di krimin dhe gjenocidin e tmerrshëm serb ndaj shqiptarve të Kosovës , kryer nga militarët dhe paramilitarët serb gjatë luftës”

“Kjo është komplet propogandë e njëjtë me atë të kohës së luftës në Kosovë, kur Millosheviqi, vrau mijëra shqiptar, ndërsa afro një miljon i largojë me forcë nga shtëpit e tyre, duke ua shkatërruar, djegur dhe ua plaçkitur, ndërsa mijëra gra ata i përdhunuan në Kosovë” , tha ish gazetari i Zërit të Amerikës, Gjek Gjonlekaj.

“Në këtë luftë,’ u thanë ata gazetarve dhe qytetarëve amerikan, “u dëbuan 800,000 shqiptarë nga territoret e tyre, u vranë 15,000 a me shume persona, nga të cilët 2,400 luftëtar të UÇK-së, e të tjerët qytetarë të thjeshtë. Gjatë luftës ne Kosove, janë zhdukur rreth 5,000 njerëz, fati i shumicës prej tyre, nuk është zbardhur deri tani, por i madh ka mbetur edhe numri i rasteve të pasqaruara, per, 15 mijë femra u përdhunuara, te cilat po kerkojne drejtesi,” thanë shqiptarët protestues.

Protesta, e cila zgjati më shumë se dy orë deri edhe me nje përplasje fizike, dhe tensione u mbyll paqesore, kur u larguan shqiptarët nga sheshi përpara kinemas SVA në Manhattan – qytetin e Nju Jorkut.(Illyriapres)

11 komente në “FOTOT: Protesta kundër filmit të propagandës serbe, nga shqiptarët në Nju Jork”

  1. mik says:

    O Tema, mos e shqiptoni emrin Mark ne Serbisht Marko !! Nqs asht Serb shqiptojeni Marko por ne Shqip asht Mark Kepi. Perndryshe krijohet kunfuzion, e nuk merret vesh kush asht Serb e kush asht Shqiptar !! E kuptoj qe jane gazetare ne moshe te re dhe kaq dine, por a ka ndonje redaktor aty, apo asht fund javet e vari hebet ??
    E gjith bota e din gjenocidin qe kan ba Serbet kundrejt Shqipetareve. Pse duhet me u konfrontu njeri me tjetrin me i mbush mendjen botes, kete nuk e kuptoj !! Leri Sebet te bajne ” qejf ” e te ja mbushin mendjes vetes se jane ” heronj ” dhe rrace e zgjedhur.
    Injorimi i te keqit asht pergjigjia ma e mire.
    Nqs jemi te zot, le te shkrujme te vertetat nder libra e ti bajme skenare filmash, por jo konfrontim te dhunshem. Me dhune nuk mund te nzjerrim te verteten.

  2. Komentuesi says:

    Ju lumt shqipetareve ne Amerike qe kane bere kete proteste shume te drejte.

  3. SHQIP says:

    JU LUMTE DJEMA . Tregojuni terroristave serb edhe njehere se ka marre funde kolonizimi serbo – sllav i KOSOVES

  4. Evgjit grek says:

    Vetem bashkimi i shqipetarve i jep fund shovinizmit barbar sllavogrek jo europa kurve

  5. zhaku i pamposhtur says:

    Lëreni kush ka apo kush nuk ka të drejtë…e drejta është gjithmonë me më të fortin,problemi i shqiptarëve është fakti se jemi komplet të pa organizuar dhe pa platformë kundrejt serbëve apo grekëve. ..bota vërtet e di se çfarë bëri ushtria serbe në Kosovë mirëpo fakti që Serbia nga pushtuese po na paraqitet si viktimë ajo sado që doli e mundur nga lufta në Kosovë vazhdon dhe negocion për aneksimin e veriut pastaj është edhe kandidate për t’iu bashku BE. ..ne shqiptarëve nuk na e kanë fajin as sërbët e as grekët sepse ne i tradhtojmë vetë dhe i shesim vetë interesat kombëtare. ..ne nuk kishim ndonjë komunitet serb në rrethin e fierit (në Libofshë ) mirëpo saliu pranoi që boshnjakët e këtij komuniteti ti konvrrtojë në sërb. ..po ashtu edhe ky rilindasi lejoi ndryshimin e pushtecit dhe njohu fshatarët shqiptar si minoritet maqedonas. .po të kthehemi nga jugu i Shqipërisë gjërat janë tepër dramatike (janë për ata që dinë të lexojnë situata..)greku ta ka mbushur me simbole të tijat duke filluar me kryqet nga majat e maleve apo me kishat që flasin greqisht me tabelat apo me varrezat e piketuara sipas kufirit të vorio epirit. ..a ka ndonjë shqiptar që beson se anastasi është thjesht një klerik? ?ndërkohë krahu i djathtë i anastasit (ignatio i beratit) është shprehur që Kosova është sërbi. .të gjitha këto gjëra ndodhin në Shqipëri sepse ne nuk kemi shtet ose më saktë shteti shqiptar është i gjunjëzuar përballë agjenturës sërbo-greke. .po po komplet i gjunjëzuar. .Shqipëria që ekziston sot është me shumë fat sepse kanë luajtur një rol vendimtar ekuilibrat dhe gjeopolitika. ..jo se ne kemi një ushtri të fortë dhe na kanë frikën jo se ne kemi një klasë politike të pjekur e cila di të bëjë politikë dhe ti mbajë armiqtë tanë larg trojeve tona. .jo se ne kemi NATO-n jetë e mot. ..jo mor zotërinj jo..lufta nuk ka mbaruar akoma. ..fatkeqësisht…as me sërbin nuk ka mbaruar dhe as me grekun (hmmm akoma në fuqi Ligji i luftës…më hapur nuk bëhet )në 97 greku ta solli ushtrinë tek gardhi në Kallpaq..të mos ishte kryeministria turke Çiller sot gardhi do ishte në Shkumbin besoj e dini mirë këtë. ..e pa greku që nuk kishte ç’t’i bënte turkut dhe bëri rrokadën. ..ndryshoi taktikë pra po të pushton jo me ushtri por me agjentura. .ta ka kthyer Tiranën në një çerdhe nëpërkash duke filluar nga presidenti tek saliu tek Rama dhe komplet mediat të cilat kontrollohen nga asfalia greke e sërbe. .këto janë të faktuara të gjitha por askush nuk e hap gojën sepse shqiptarët janë të tradhëtuar shumë keq. .ajo protesta që bëjnë këta vëllezërit tanë patriotë nuk do bërë në NY por në Tiranë do bërë se këtu janë armiqtë tanë më të rrezikshëm. ..këta që na e fusin ujin nën rrogoz dhe nga krahu tjetër performojnë shqiponjën si patriotë të flaktë. .sërbi dhe greku kanë qenë dhe do mbeten armiq të përbetuar të shqiptarisë sepse një shqipëri e fortë do ti bashkojë rreth trungut të saj të gjithë shqiptarët e Ballkanit dhe kjo nënkupton rrezik dhe panik tek ata që na kanë aneksuar trojet tona. .

  6. Aldi says:

    Te dy palet hahen e grihen. Serbet duke vrare dhe duke prere. Shqiptaret si inferior vetem kane protestuar deri me sot. Edhe UCK perbelle ushtrise serbe po ashtu me inferiore se kurre. E per cfar e gjitha kjo. Per nje territor me emrin Kosove qe nuk i perkiste as Serbise e as shqiptareve. Kosova ne vetvete ishte thjesht nje territor i humbur dhe i braktisur perandorak Osman.Packa se Kosova kishte popullsi te shumte shqiptare.

  7. Flamuri says:

    Ju lumte shwiptareve ne Amerike!Shyqyr qe jane ata patriote se ne shqiperi behet tifo per Bashen
    ,Meten dhe Ramen.Eshte harruar patriotizmi shqiptar ka zene vend patriotizmi partiak.Se shohim se si po evoluon bota.Sllavet e mbrojne njeri tjetrin ndersa ne e peshtyjme njeri tjetrin.Nuk jemi vone kurre.Si nuk po del nje force nga populli ti hedhi poshte te gjithe keta plehra.

  8. mondi says:

    Shqiperia eshte ne duar te klaneve greko-serbe dhe nuk munde te kete nje platforme kombetare shqiptare.Mediat te kapura ne mase te madhe nga paraja greko-serbe,cka pret te nga kjo gjendje qe jemi ne sote.

  9. V.F.L.P says:

    Plotesisht dakord me “zhaku i pamposhtur”.Qeverit shqipetare nuk e kane kuptuar akoma se sjellja e matur e perpikt nga ana e tyre ,merret si dobesi nga athina,beogradi.

  10. faro says:

    Ju LUMTË!
    Protestues të tillë na nxjerrin faqebardhë! Serbët, si shtet, kanë institucione madje edhe paguajnë kudo për propagandë, se e dinë FARE MIRË, se e vërteta u takon SHQIPTAREVE.
    PO SHTETIT YNË KU ËSHTË?!

  11. Timi says:

    O flamur jo vetëm Kosova ka qenë shqiptare por edhe gjysma e Serbisë së sotme ka qenë shqiptare. Të kujtoj që në luftërat botërore serbët nuk luftonin gjermanët por bënin pastrime etnike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje