Nga Skënder Minxhozi
Në fakt s’na ka turpëruar vetëm ai. Na ka turpëruar e gjithë klasa politike kosovare, e cila i tregoi pjesës tjetër të kombit, klasës politike të Tiranës, sesi votohet, sesi numërohen votat dhe mbi të gjitha, sesi humbet. Në këtë pikë humbësit, PDK e të tjerët, dhanë mësimin madhor të pranimit civil të rezultatit. Sepse të gjithë janë gati të thonë “Fituam”, puna është kush thotë “Humbëm”.
Që Kosova është një realitet politik e social hiç më i keq se Shqipëria, këtë e kemi ditur prej kohësh, por e tregoi edhe votimi i të dielës së fundit. Prej vitesh elita politike kosovare ka pasur një sjellje më të qetë, më etike, më bashkëpunuese mes vetes. Mjafton të shohësh fjalorin që kanë përdorur krerët politikë e përfaqësuesit shtetërorë mes tyre. Një ndryshim thelbësor mes dy anëve të kufirit, ku politika e Tiranës i ngjan më shumë një cirku gladiatorësh.
Në anën tjetër, Kosova është shoqëri e cila i hyri tranzicionit (më saktë formimit të shtetit të ri), një dekadë pas Shqipërisë, e që po del prej tunelit mesa duket para nesh.
Sepse akti i madh dhe final emancipues, që e nxjerr një shtet nga këneta e tranzicionit, është më së pari vota. Një votë që për kosovarët erdhi e qetë, u përjetua pa asnjë incident dhe fituesit e humbësit u panë brenda natës.
Një shembull që këtu në Tiranë duhet ta thjesht ta ëndërrojnë, pasi këtu thuajse anjëherë nuk del një fitues dhe një humbës i qartë, muaj e vite pas ditës së votimit. Të gjithë kanë fituar, askush s’ka humbur. Vetëm “i kanë vjedhur fitoren”!
Kosova mbyll ciklin e qeverisjes prej partive të dala nga lufta e vitit 1999, për t’ja kthyer pushtetin forcave politike që kryesohen nga një lëvizje në thelb anti-sistem.
Me veçoritë e saj të spikatura, Vetëvendosja është një eksperiment i kthyer gradualisht në një projekt politik fitues.
Kurse me Albin Kurtin, Kosova merr përsipër të shkelë një rrugë të panjohur, por qytetarët e saj dhanë një mesazh të qartë: ndryshim dhe largim nga elita politike e vjetër. Merrni shembull nga mësimi që na dhanë.
ALBIN KURTI- KRYEMINISTER I RI I KOSOVES SE RE …
Eshte zgjidhja me mire per nje Kosove demokratike me orientim properendimor e proamerikan!
Komandaret qe e cliruan Kosoven me avionet amerikane dhe te NATO-s u shpartalluan serish edhe ne keto zgjedhje e humbjen edhe kete beteje demokratike… I shpartalloi korrupsioni qe vetem hodhi shtat edhe ne mandatin e fundit.
Kosova dhe populli i saj korren nje fitore te re ne qetesine, pjekurine dhe atdhetarine e tyre… megjithese votói me pak se gjysma e zgjedhesve te zhgenjyer deri me palce nga politika e sotme.
Albin Kurti eshte politikani me i paster, me demokrat, me i paster, me i ndershem, me atdhetar e demokrat i Republikes se Kosoves.
I vetmi garant se do te pastroje me dore te hekurt korrupsionin, nepotizimin… kalbjen totale te politikes kosovare nga keto plage vrastare te Kosoves.
Albin Kurti ka perkrah rinine e Kosoves, te sotmen e te ardhmen e saj.
Ai do te sjelle risi politike, vizion te ri bashkekohor jo vetem per Kosoven, por edhe per Shqiperine, ku Vetvendosja ka degen e saj ne rritje per shkak te politikes se sterkorruptuar te Tiranes se djeshme dhe te sotme ku demokracia eshte degjeneruar qe ne gjirin e partive politike .
Albin Kurti eshte e e sotmja dhe e ardhmja e afert e politikes kosovare e me gjere.
TASH 105 VJET JETOJME KOHEN E PLEHRAVE
UROJME QE SOT E TUTJE PER SHQIPTARET TE FILLOJE EPOKA E VLERAVE !
Mundet qe te jete vertete i mire Albin Kurti,por nqs ai bashkepunon me armiqet e medhenj te kombit shqipetar ne shqiperi,me Sali Berishen,me Bashen,me Meten dhe me Monika Kryemadhin,ai shume shpejt do te jete nje kryeminister ne renje dhe do te perfundoi si pd-ke e shqiperise qe dogji mandatet dhe sot ajo nuk perfaqesohet ne asnje institucion shtetror.Sot ne shqiperi kemi nje opozite te urryer nga populli.Albin Kurti,duhet te behet reformator.
Kosoves bravo i qofte.
Kurse tek ne , asnje nuk pranon humbjen, nga qe nuk rrine dot pa pushtet, nga qe nuk kene mundesi per te vjedhur.
Shifeni si eshte katandis presidenti i shqiperise, si nje zorraxhi qe mbahet me thonj buze gremines, qe pas luftes me amerikanet dhe me BE- ne, tani po lufton komisionin e Venecias
ne namin e keq te shqiperise per zgjedhjet jeni edhe ju gazetaret bashke me nje pakice politikanesh rrugeve e pa dinjitet.mos shkruani se è ndyni ambjentin
O shoku xhemal a e di ose me mire a te kane thene qe je me K..ri nga te gjithe komentuesit
O shoku xhemal a e di ose me mire a te kane thene qe je me K..ri nga te gjithe komentuesit……
Jo vetem ky president deficent, por gjithe kryetaret e partive jane zoraxhinj pas karriges, e duan dhe nuk e leshojne per vdekje edhe kur humbin thone se jami fitimtare. Ptuuuuuu fare keqe, kur do shpetoje shqypnia nga keta njethundrake veshgjate _
Zoti Skender, pertej kufirit nuk ka njeri qe quhet Sali Rame Berisha! Sa te jete ky gjalle dhe ne krye te PD, nuk do te kete kurre, jo zgjedhje te lira dhe te ndershme, por as paqe per shqiptaret!
O shoku, ne 30 qershor Berisha shkoje per pushim ne Lalz dhe PS-ja garoi e vetme. Rezultati final doli vetem mbas 27 ditesh, se atehere i rakorduan votat ne kuti me proceserverbalet.
Prap Saliu e kishte fajin?
Ndaje mendjen o Albani i Deges! Je me Albin Kurtin apo me Edi Ramen, si modele per shqiptaret?
Albini personifikon deri tani ndershmerine, sinqeritetin dhe modestine. Edi qendron ne anen e kundert..
Jo Edo jo….por Sali serbi dhe banda e tij e mamlukeve eshte problem i ketij vendi….qe nga 91 kur mortaja serbo-tropojane mori pushtetin…..ka 25 vjet qe vjedh tjeterson e shet pronen e popullit ne emer te “demokracise” zagari i Tropojes…kelyshi i Beogradit dhe Athines ky eshte problemi dhe jo Edi me 6 vjet pushtet….
Skender Minxhozi – Kadri Veseli nuk ka turperu Tiranen, por ka turperu politikanet e saj. Ka turperu ata qe ti dhe shkoket tuaj i lavderoni ne shkrimet e tuja, pra, deri diku te ka turperu edhe ty.
Tè duash vèndin dhe kombin tènd dhe ta shprehèsh atè dashuri me vepra, me inteligjencèn dhe idealizmin e nevojshèm deri nè sakrificè personale, kèto janè tiparet dalluese tè Albin Kurtit.
Nè Shqipèri, nuk kemi nè skenèn politike asnjè tè tillè. Kemi Like me lesh fabrike apo Monèn me çizme nè dorè, Lulzim yllin nè ngritje apo Sali Gèrdecin me duart mbuluar me gjak shqiptarèsh.
Ah pèr pak harrova. Kemi edhe Edin . Njè hap para, dy mbrapa, i zoti tè nxjerrè nga çadra çdo Lulushkè, me njè tè pèrplasur tè dorès. Po tè mos ishin amerikanèt, ajo reformè e nisur, do kish zgjatur deri nè 200 vjetorin e shtetit shqiptar.
Ky stani ynè, kètè bulmet ka. Shèllirè me shumicè, qelbim dynjanè.
Urime shqiptarève tè Kosovès, qè treguan se edhe nè njè vènd ku flitet shqip, mund tè presèsh zgjedhje demokratike, rezultati i tè cilave njihet brenda disa orève.
Ah sikur tè kishim ca qereste edhe ne.
Kot lodheni!
Luli dhe Sala “fiton” gjithmon! Fitore! Fitore! Berte Luli edhe kur ka humbur! Ky muhabet ne cdo pale zgjedhjesh! Por te neserme dhohim se km vjen tjeter kush! Sivjet Luli fitoi edhe zgjedhjet 32 QERSHORIT! Thone se genjen si derr sepse ka frike se i ikin militantet! Jane fitimtare te perjetshem! Ka 30 vjet kjo pune!
Kush e ka vene kete titullin idiot.
Ç’eshte ky Kadri Veseli.
Nga doli?
Ne cilin rresht te artikullit permendet ky emer?