Ruçi letër Albin Kurtit: Mbështesim fuqimisht bashkëpunimin midis qeverive Shqipëri-Kosovë

7 Tetor 2019, 15:32Rajoni TEMA

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, i ka dërguar sot një letër urimi Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, z. Albin Kurti.

“I dashur Albin,

Ju uroj përzemërsisht për fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit në Republikën e Kosovës.

Qytetarët e Kosovës i besuan dhe e votuan Lëvizjen Vetëvendosje dhe unë kam besim se Qeveria e dalë nga këto zgjedhje do të punojë pa u lodhur për zhvillimin, prosperitetin, paqen, sigurinë dhe integrimet atlantike dhe europiane të Kosovës.

Kuvendi i Shqipërisë, ashtu si deri tani, do të nxisë e mbështesë fuqimisht bashkëpunimin parlamentar si edhe bashkëpunimin midis qeverive dhe institucioneve të Shqipërisë dhe Kosovës.”, shkruhet në letrën e urimit të Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, drejtuar Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, z. Albin Kurti.

1 komente në “Ruçi letër Albin Kurtit: Mbështesim fuqimisht bashkëpunimin midis qeverive Shqipëri-Kosovë”

  1. Peza says:

    I dashur Gramoz!
    Boll i keni uruar kosovaret,por Albini ua plasi ne surrat hipokrizine tuaj,kur u tha se keni bere me Kosoven 50 mareveshje nepermjet takimeve mashtruese midis dy qeverive,por Asnje nuk keni zbatuar!
    Bete namin kur Mihali kercenoi spanjollet,por heshtet kur tregetia me Kosoven ka ngecur fare!
    Turpi ju mbulofte!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje