Ilir Meta ka sulmuar kryeministrin Edi Rama gjatë një interviste për televizionin shtetëror të Estonisë.
I pyetur nga gazetari për raportet që ka me Ramën, Meta u shpreh se nganjëherë kryeministri ka vështirësi për të bashkëjetuar në harmoni me demokracinë, me pluralizimin politik dhe me zgjedhjet e lira e të ndershme, por këto janë themelet për një vend demokratik dhe europian.
Më tej duke folur për negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Evropian, Meta tha se “Holanda dhe Franca të ndjekin shembullin e Gjermanisë”
Intervistë e Presidentit Meta për Televizionin shtetëror të Estonisë:
Gazetari: Ju tani nuk keni një Gjykatë Kushtetuese funksionuese në vendin tuaj apo jo?
Presidenti Meta: Ky është një tjetër problem, por shpresojmë që në muajt e ardhshëm do ta kemi Gjykatën Kushtetuese dhe që ajo do të marrë vendimet e duhura e të drejta.
Gazetari: Ka një ngërç mes Parlamentit të Shqipërisë dhe Institucionit të Presidentit. Ju duhet të emëroni gjyqtarët për në Gjykatën Kushtetuese dhe duket sikur kjo gjë është tepër e vështirë. Si mendoni ta tejkaloni këtë ngërç?
Presidenti Meta: Ky është një ngërç i kanalizuar gjatë zbatimit të reformës në drejtësi, që u votua në mënyrë unanime tre vjet më parë, kur unë isha Kryetar i Parlamentit dhe kur ne ia dolëm mbanë të arrinim një konsensus me të gjitha partitë parlamentare. Por gjatë zbatimit të reformës në drejtësi përjetuam disa probleme, por shpresoj që së shpejti do t’ia dalim mbanë për të pasur një Gjykatë Kushtetuese funksionuese.
Gjithashtu, edhe për ta çuar reformën gjyqësore përpara në drejtimin e duhur.
Gazetari: Gjithsesi, kur shikoj zgjedhjet vendore, të cilat u sunduan nga një parti e vetme, ku votuesit nuk kishin ndonjë zgjedhje, kur kam parasysh faktin se ju nuk keni një Gjykatë Kushtetuese funksionuese, çfarë tregojnë të gjitha për shëndetin e demokracisë në Shqipëri?
Presidenti Meta: Nuk është se po kalojmë çastet më të shkëlqyera të demokracisë në Shqipëri.
Gazetari: Po me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama si po ia kaloni? A merreni vesh mirë me të?
Presidenti Meta: Me të jam në rregull dhe nuk kam probleme. Nganjëherë ai ka vështirësi për të bashkëjetuar në harmoni me demokracinë, me pluralizimin politik dhe me zgjedhjet e lira e të ndershme, por këto janë themelet për një vend demokratik dhe europian.
Gazetari: Vetëm disa muaj më parë ai tha se Shqipëria nuk është gati të anëtarësohet në Bashkimin Europian, sepse institucionet e saj politike nuk janë edhe aq fort të zhvilluara në të tashmen?
Presidenti Meta: Kjo është arsyeja më e mirë që ai duhet të përpiqet edhe më shumë për të ndihmuar vendin, për të rivendosur rendin kushtetues dhe demokratik.
Gazetari: Javën e ardhshme ju shpresoni që të merrni një ftesë për të filluar bisedimet e anëtarësimit. Kam një ndjesi se Bashkimi Europian është paksa i lodhur nga krizat e veta të brendshme. E pse i duhet që të importojë një krizë si ajo që po përjeton vendi juaj me demokracinë?
Presidenti Meta: Edhe kriza jonë, ajo së cilës ju i referoheni, kjo e demokracisë në Shqipëri, po e pasqyron këtë krizë të brendshme të Bashkimit Europian, sepse ata mund të jenë më tepër ndihmues për ta shmangur këtë situatë krize. Ata mund të jenë më shumë të paanshëm dhe më të përkushtuar për të mundësuar dialogun politik mes të dyja palëve. Sidoqoftë, pse Bashkimi Europian duhet t’i mbajë dyert e saj hapur për zgjerimin përkundrejt Shqipërisë? Sepse Ballkani është shumë jetësor për qëndrueshmërinë, sigurinë dhe të ardhmen e Bashkimit Europian. Dhe mbajtja hapur e dyerve të zgjerimit për Shqipërinë, për Maqedoninë e Veriut, e cila e meriton plotësisht si dhe për vendet e tjera, që shpresojnë të vazhdojnë në këtë rrugëtim, mendoj se ky do të ishte një investim për qëndrueshmërinë dhe sigurinë e këtij rajoni, që ka qenë dhe do të jetë shumë jetësor për qëndrueshmërinë e mbarë kontinentit.
Gazetari: Ka disa vende tepër skeptike: Holanda, Francë, madje edhe Greqia, që nuk janë edhe aq shumë entuziaste për të nisur bisedimet e anëtarësimit me vendin tuaj. Si e mund t’i bindni këto vende?
Presidenti Meta: Do të sugjeroja që këto vende duhet të ndjekin shembullin e Gjermanisë, nëse ende do të kenë një dozë skepticizmi apo rezerva për çështje të caktuara. Mendoj se Bundestagu mori një vendim tepër të drejtë dhe të arsyeshëm për t’i thënë “Po!” hapjes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë, por gjithashtu duke pasur një udhërrëfyes të qartë se si do të vazhdojë më tej ky proces. (TemA)
E tmerrshme çfare thote fshatari Skraparit,per zgjedhjet e ndershme.Nga super hajdut votash,jep mend dhe akuzon fshatari Skraparit.
Ueeeeeeeeeeeee do me fol ky hajdut ordiner, ky qelbesire e ndyre per zgjedhje te ndershme dhe demokraci ueeeeeeeeeeeeeeeeee. Ça qelbesire. K’te ta djegesh te gjalle me gjithe ate llacoren e rrugve. Nese ky qelbesire dhe Sali Serbi nuk futen ne burg Shqiperia do mbesi me 100000 mije banore ne 2030-en. Njerezit nuk e kane me Edi Ramen inatin por me Ilir Floririn & Co dhe Sali Serbin & Co.
Prtse i ipni eoro Ilir floririt te bredhi neper bote, ky eshte nje hajdut ordiner qe vendin e ka te qelite e reja. Eshte familje kriminale.
Ik mor debil.
Tik Tak Tik Tak ora per te te marre gjithe pasurine dhe vajtja ne burg, tik tak tik tak
I POSHTËR. Vazhdon shahet Shqiperia dhe shqiptaret ne gjuhe te huaj ne vend te huaj. Nje mije here i poshter dhe ndyresire.
EC PERPARA LIKE FLORIRI NDONJE QENE MACE RRUGE NUK GJETE ANDEJ
Kur flet meta, menjehere mendja te vete tek basha te dy kane te njejtin artikulacion jane vellezer siameze ne mendime
beji te fala moskes me qe i paske shkuar te dera…
Z. Minister i Brendshem dhe ju z. Arta Marku pergatitni nje mandat nderkombetare per Ilir Meten se do kerkoj strehim politik ne Estoni ose ne Rusi .
Ilir hajduti po pregatit terrenin per te kerkuar azil. Krye hajduti “demokrat” qe “mbron vlera demokratike.”
Zullumi i zullumit dhe i kryezullumit i gjithe te keqijave ne shqiperi flet per zgjedhje te ndershme ne Estoni …..??!!
Ueeeeeeeeeeeee do me fol ky hajdut ordiner, ky qelbesire e ndyre per zgjedhje te ndershme dhe demokraci ueeeeeeeeeeeeeeeeee. Ça qelbesire. K’te ta djegesh te gjalle me gjithe ate llacoren e rrugve. Nese ky qelbesire dhe Sali Serbi nuk futen ne burg Shqiperia do mbesi me 100000 mije banore ne 2030-en. Njerezit nuk e kane me Edi Ramen inatin por me Ilir Floririn & Co dhe Sali Serbin & Co.
O fshatar kar skrapari o idiot i keq…kud do e heqi. Kete zorbo mor…
Mos e lini te iki jashte se i ka ardhur veza ne prapanike dhe po mundohet te gjeje ndonje strehez e pastaj te shijoj ato qe ka vjedhur.
Harram 90-ta,deri ku mund te shkoje nje katundar si like floriri dhe nje kosovar si lool basha !
A e dine keta qe ky president ka vjedhur floririn e shtetit.