Nga vjedhja e shkollave, te kopshtet dhe njësitë administrative, prangoset "kryeskifteri" i Durrësit që grabiste institucionet

8 Tetor 2019, 17:24Kronika TEMA

Policia e Durrësit ka arrestuar shtetasin E.G 39 vjeç, të dyshuar si autorin e një sërë grabitjesh,

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve që kanë kryer vepra penale në fushën e pasurisë, kryesisht në ambientet e institucioneve të ndryshme shtetërore, në bazë dhe të informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë organizuar punën duke finalizuar me sukses operacionin e koduar “Elektronika”.

Pas hetimeve të kryera dhe provave të grumbulluara kanë arrestuar shtetasin E. G., 39 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Vjedhja”, person i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale dhe përsëritës në vjedhjen e institucioneve shtetërore, i cili ishte shpallur në kërkim.

LEXO DHE : Horoskopi i datës 8 tetor 2019
Shtetasi i mësipërm, muajt e fundit pasi ka dalë nga burgu, dyshohet si autor i vjedhjeve si më poshtë:

Më datë 07.10.2019, në lagjen Nr. 6 dyshohet se në kopshtin “Met Hasa” ka vjedhur një laptop, magnetofon dhe pajisje zëri.

Më datë 05.10.2019, në lagjen Nr. 3 dyshohet se ka vjedhur zyrat e Laboratorit të Akuakulturës dhe Peshkimit në Durrës, ku ka marrë një monitor kompjuteri, GPS dhe një video projektor.

Më date 20.09.2019, më lagjen Nr. 14 në oborrin e shkollës 9-Vjeçare “Hasan Koçi” dyshohet se ka vjedhur kabllo elektrike.

Më datë 16.09.2019, në lagjen Nr. 12 dyshohet se ka vjedhur Zyrat e Njësisë Administrative.

Më datë 14.05.2019, në lagjen Nr. 6 dyshohet se ka tentuar të vjedhë në “Dispaçerinë e Sëmundjeve të Mushkërive”.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar një laptop dhe qendër zëri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje