Tirana bën prapaktheu, konfirmohet trajneri Ardian Mema

8 Tetor 2019, 18:01Sport TEMA

Ardian Mema konfirmohet në krye të stolit të Tiranës. Pas shumë diskutimeve rreth shkarkimit të mundshëm dhe evidentimin e alternativave për pasardhësit, klubi bardheblu bën prapaktheu.

Trajneri Mema do të qëndrojë në postin e tij, me skuadrën që do të rifillojë përgatitjet, gjatë pauzës për ndeshjet ndërkombëtare.

Pozitat e teknikut u lëkundën pas dy humbjeve me Kukësin dhe Partizanin, rivalë direkt për titullin dhe barazimit me Flamurtarin, skuadër e cila është në krizë të plotë.

Edhe pse paralajmëroi zhvillime në radhët e stafit teknik, madje diskutoi për orë me radhë modalitetet e largimit të trajnerit dhe emrat e zëvendësuesve, në fund presidenti Refik Halili vendosi që Ardian Mema të vijojë projektin me bardheblutë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje