Nga Shpëtim Nazarko
Nëse ka ndonjë qytet që do të tregonte në mënyrën më të qartë qeverisjen e shëmtuar të viteve të tranzicionit në Shqipëri, ky do të ishte Pogradeci.
I bekuar nga Perëndia me një liqen, ku mund të bësh turizëm, me një ujë që edhe mund të pihet, që ka një nga llojet më të rralla të peshkut me të cilin gostitet ndonjëherë edhe Mbretëresha e Anglisë, do të habiteshe, nëse të thonin se deri para pak kohësh kishte gati 90 e ca përqind të popullatës pa punë. Ndoshta dhe sot…..
Po kaq pasuri, a është e mjaftueshme për të rrojtur mirë, do të thotë ndonjeri?
Me një klimë nga më të mirat në Shqipëri që favorizon një blegtori dhe frutikulturë të klasit parë. I rrethuar me hekurudhë dhe minerale nga më të rrallat, pasuria e Pogradecit shtohet ca më shumë. Dikur në Gjermani, një nga përfaqësuesit më të mëdhenj të fajancës në botë, më thoshte se afër tij gjendet material për këtë punë, që është i klasit të parë. Akoma më thoshte po ky i huaj; po afër tij gjendet një lloj materiali, që shërben për të krijuar pudrën e zbukurimit të fytyrës së grave, ndoshta nga më të mirat në botë.
I rrethuar nga dy dogana dhe me aq pak banorë… a ka kuptim të lëngojë Pogradeci?
Niko Peleshi, apo për mua, një nga ministrat më të mirë që kanë pasur qeveritë e Shqipërisë këto tridhjetë vjet, buzëqesh me trishtim; dikur në Korcë në fillim të tranzicionit shpresonim të na mbante Pogradeci me turizmin dhe pasuritë e e tij.
Im atë me atë ironinë e tij, prej fshatari plak, duke deshur të tallej me një nga kryeministrat që dikur donte të shkripëzonte detin në Durrës për ti dhënë ujë të pijshëm qytetit, thoshte: “E keni thjesht, po të hapni një vrimë në Qafën e Thanës, uji vete pa stacion pompimi në Durrës për shkak të lartësisë mbi nivelin e detit…”
Po, mjafton ti hedhësh një sy qytetit për të kuptuar se për shkak të qeverisjeve që kanë lejuar dhe ndërtime pa kriter, ai është bërë thjesht i pabanueshëm…
Rama deklaroi sot se për herë të parë në Lin, u hodhën 1,5 milionë rasate korani. Është lëvizja e dytë e mirë e tij pas hedhjes në erë të gërmadhave me kafene, restorante e kioska, duke e kthyer në një nga rrugët më të bukura të Shqipërisë atë ‘shëmti’ që e shoqëronte njeriun, nga Qafa e Thanës deri në Pogradec.
Lëvizje e mirë kjo e Ramës me rasatin e peshkut. Shumë më e mirë, se ajo me Fondin e Solidaritetit. Idetë që fusin njerëzit në punë, janë shumë më të mira se sa lëmosha e ardhur nga paratë e pasanikëve.
Po Rama duhet të vrapojë, e të vrapojë sa më shumë për ide të tilla. Ai dhe të tjerët që i rrinë afër….Ndryshe do shtojmë peshkun dhe do pakësojmë njerëzinë.
Po nëse Pogradeci që është një qytet i bekuar nga Perëndia vuan, çfarë mund të themi për Kukësin?
Studimet e bëra nga Europa dhe jo nga ne, thonë që ai është qyteti më i varfër i Ballkanit dhe rrjedhimisht Europës. Mos i mungojnë pasuritë? Apo duhen hedhur miliarda, që ta rrisim mirëqenien. Në fakt edhe po i hodhëm ato, po prapë Kukësi vuan…
Ky qytet me një pozicion madhështor dhe me bukuri natyrore të jashtëzakonshme që rallë i sheh në Europë, gjendet po ashtu si Pogradeci në varfëri. Dhe ka po aq pasuri. Ka pranë tij një liqen të klasit të parë, që mund edhe peshk të mbajë si Pogradeci. E po të dojë mund të bëjë edhe gara kanotazhi në verë për shkak të pozicionit të liqenit, që veç të tjerash mban me energji dhe një pjesë të mirë të Shqipërisë. Ka afër tij miniera po të klasit të parë, me të cilat dikur bënim edhe eksport. Ka edhe aeroportin dhe i kalon një rrugë pranë, e cila kushtoi miliarda, e po të ishte shoqëruar me hekurudhë, çka Berisha e kuptoi vonë, do ishte ca më mirë.
Po këto i dimë mund të thoshte dikush po …
Dhe prapë duhet të futemi në fushën e ideve që vlejnë më shumë se Fondi i Solidaritetit. Në Saarbryken të Gjermanisë, ku rroja dikur si emigrant, mbijetohej, por me vështirësi vetëm për shkak të minierave. Por, kur pas viteve ’90 u mbyllën dhe Gjermania merrte diku tjetër më lirë qymyrin, si do të rrohesh?
Gjermanët si gjeni të klasit të parë, shfrytëzuan pozicionin qëndror të qytetit në lidhje me Europën. Ata bënë veç të tjerash shkolla të teknologjisë së lartë, ku mbizotërojnë ato për ambjentin. Një rrugë e dy punë. Rregulluan edhe pasojat e dikurshme që la qymyri dhe përdorimi i tij.
Po le të vijmë në Kukës se nuk jemi gjermanë dhe të mbetemi te rrethi i ideve.
“Shiko”, – më thoshte dikur një funksionar i lartë i të djathtës në Shqipëri,- “fshatari i Kukësit si dhe shumë prej rretheve të tjerë, punojnë si bari në malet e Greqisë dhe shumicën e parave i lënë aty për qira e për të ngrënë… Për të mos thënë që vjen rrallë në shtëpi. Më mirë të rrijë bari, në malet e tij. E nëse bën njëqind qingja për t’i shitur në Krishtlindje në Tiranë, i mban për vete ato 10 000 dollarë. Dhe i ha në shtëpi me kalamanjtë e tij.”
Kur ai fliste më kujtoheshin kuksianët dikur që dimëronin në ato zonat rrotull Lushnjës, bashkë me delet e tyre. Sot, natyrisht nuk ka nevojë. Rruga dhe makina në një organizim të mirë, ta bien barinë vetë aty… Po ku ti gjejë paratë për fillim?
Nëse qeveria do të bënte programe për ato njëmijë, a pak më shumë familje fshatare që kanë ngelur në Kukës, mund t’i kreditonte ato me 200 qingja për shtëpi. E pas një periudhe mund t’i rrimerrte paratë e deleve, me interesa shumë herë më të mëdha se bankat. Po dhe t’ua falte fare do kish’ falur 5 milionë euro. Pas disa vitesh do të kishim miliona bagëti, baxho djathi, e cilësi mishi nga më të mirat në Europë. E ndoshta dhe krijimin e formave artizanale të prodhimit të gjithçkaje, për të cilat Kukësi është dhe ka qenë i famshëm.
Po nëse do ta zgjerosh idenë, mund të bësh programe pyllëzimi pa fund. E bota këto lloj fidanësh, ti jep pa asnjë lek. Pyjet e krijuara si në Suedi, ku fidanët t’i jep shteti e pastaj t’i blen si material drusor, blihen pastaj po nga vetë shteti a individi.
E nëse do t’i shtosh, a pasurosh idetë krijo në Kukës shkolla teknike të vlefshme për ne dhe Kosovën, duke iu afruar kështu idesë së gjermanëve. Rama para disa ditësh vendosi që dhe në Fierzë të krijojë rezervate peshku. Janë më të mira se Fondi i Solidaritetit.
Për ta mbyllur do të thosha: Jam me rasatin e Linit, me qingjat e Kukësit dhe jo me Fondin e Solidaritetit!
A ka të cara në idetë sipër? Po, padyshim që edhe mund të ketë. Po më mirë ato se sa përgjimi si nëpër ferra mbas portaleve, ku torrollakë gjithfarësh, a militantë qorra, që nuk kanë punë me idetë, qëllojnë me saçme tutkunësh.(Konica.al)
Mire Rama po ku Jane bashkite, po vete njerezit cfare mendojne? Problemi me I madh I kesaj shoqerie eshte pasiviteti. Token e shperndane duke e bere rrypa-rrypa. Kurse Tito, ne kohen e vet beri te kunderten, bashkoi parcelat e vogla per tu dhene mundesine e zhvillimit te prones. Te ne fshatari blen nje lope vetem per te ushqyer vetem dhe nuk I shkon mendja, as mundesine nuk e ka ta kthej ne biznes. Ka humbur ndjenja e punes dhe nuk eshte krijuar fryma e biznesit. Te gjithe I ke neper kafene duke bere llogje dhe pritur nga shteti.
Mire Rama nuk i lexon gazetat,por Nazarko besoj do ta lexoj komentin tim si sugjerim!
Pse shqiptaret sot jane bere indiferente dhe besojne se cdo hall zgjidhet ne kete shtet vetem me ryshfet?
Pse tek ne nuk funksionojne sindikatet,por protesta i organizojne dhe drejtojne vetem partite?
Pse OJQ heshtin kur ka mijra raste korruptive,rritje pa fund te taksave etj?
Dhe se fundi:
-Pse iu desh Rames te sajonte “bashkeqeverisjen me qytetaret”,qe jo vetem eshte nje tallje e madhe per shqiptaret dhe mashtrim per te huajt,por edhe se ka nxjerre jashte loje te gjithe administraten qendrore dhe vendore,duke lulezuar korrupsionin!
Mbi te gjitha,kjo “bashkeqeverisje..” mashtruese,a e ka permiresuar funksionimin e administrates ne maredheniet me qytetaret,apo eshte degraduar me keq?
Nje shtet,qe nuk ka lene asgje pa PRIVATIZUAR,por ka SHTETEZUAR ankesat e qytetareve,kjo eshte DIKTATURE FASHISTE!
Fakti:
-Te gjithe e pranojne se ne shtet ka korrupsion,por ne portalin kryeministror nuk eshte denoncuar asnje rast korruptiv!
Kjo verteton ate se grumbullimi i ankesave vetem ne kryeministri eshte bere jo vetem per propagande gebelsiane,por me shume per te seleksionuar denoncimet per korrupsion!
Une personalisht i kam derguar me email,Rames nje rast teper skandaloz te Bashkise se Tiranes,por ky “kampion” i demokracise me eshte pergjigjur harbutshe se “keni gabuar adrese”!
Ky eshte morali i sajeses kanceroze te “bashkeqeverisjes” mafioze!
Dikush t i shpjegoje Nazarkos se madh qe fajanca eshte majolika ise me shqip qeramika e veshur me zmalt. Fajanca s eshte gje tjeter pervec se emri qe therrisnin fancezet Faencen qytet ne Itali e njohur per prodhime qeramike e porcelani
Nazarko ende ne kohen e babaqemos
Nazarko ,disa pyetje:
-Pse sundimtaret e ketyre 30 viteve nxiten shpopullimin e Shqiperise duke i lene ne mjerim fshatrat dhe qytetet e vogla qe te grumbulloheshin te gjithe ne Tirane e ne disa qytete,ku as pune ,as arsim,as shendetesi,as rend esiguri jete,as prona e as te ardhme nuk ka?
-Mire qe Tirana u be 1 milion banore,duke shpopulluar tere vendin,por pse hidhen miliarda kryesisht ne qender,per ndertime te prire nga gjigandomania,reklama e imazhit fallco para te huajve,ndersa zonat per rreth,sidomos ish komunat e bashkuara me bashkine,jane lene ne mjerim?
-Mire shtepi e pune nuk u jep qytetareve bashkia e Tiranes,po taksat qe mbledh per pastrim-gjelberimin dhe infrastrukturen arsimore,pse nuk ua kthen me sherbime ketyre qytetareve?
Pse duhet te mbushe me turli lloj lodrash e zbukurimesh vetem tek liqeni artificial,me keq akoma tel ai i Farkes qe nuk shkon asnjeri,por pse ka lene pa asnje kend lojrash,kene sportive,lulishte apo edhe nje lule te vetme te gjithe lagjen nr.14 tek Astiri e Yzberishi ku banojne mbi 100 mije vete dhe nuk eshte hapur asnje cerdhe e kopesht shteteror?
Ku i ka cuar milionat tona ky kryebashkiak mashtrues?Keto jane fakte,Nazarko,ne mes te Tiranes,se Pogradeci e Kukesi eshte larg interesave te Rames!
Sot u kujtuan keta derdimene te hedhin rasat peshku ne liqenin e Ohrit,por kete duhet ta bejne edhe ne ate te Shkodres,Ulzes,Kukesit,Komanit,Vaut te Dejes,Farkes etj!
Por nje piktor qe di te merret me fotot e nje dasme para kryeministrise,nuk di gje tjeter vecse te beje pazare per vete!
Ide te thjeshta ne dukje, por madheshtore qe domosdoshmerisht duhet te mbeshteten e te fuksionojne.
Jepi ram, ndergjegjesoi njerezit me ide dhe veprimet praktike.
Bashkepunim qeveri, bashki dhe universitete, me studime konkrete.
Nazarko i pa lodhur, shkruan e shkruan deri sa te degjohet.
Kjo eshte detyre e qytetarit te ndershem.
Gjeniale do thosha se peshku eshte produkt proteinik pak kalorik dhe me kosto te ulet. Po c’behet andej nga Ministria e bujqesise….c’bejne ata drejtoret 12 vjecare…militantet ekstremist te Jemin Gjanes???? Kush e drejton ekstensionin nje sektor kaq i rendesishem?…c’behet me peshkimin?…mbushur drejtoria me njerez me prapambetje mendore…e me diploma merceologji e mavri me boje…kush i ben keto pune????!!!!
O Shpetim!
Nuk i lexon gazetat Rama,por idete e tua dergoja portalit te “bashkeqeverisjes”,se atje merr pergjigje per 10 dite!
Dhe kujdes,se nuk ka nevoje Rama per mendje ,se ks vete sa per 4 milion shqiptare!
Nazarko na nxite imagjinaten:
-Kromi eshte nje pasuri prallore e vendit tone,qe dikur cante bllokaden!
reth 600 saurela punonin cdo dite per te transportuar mineralin e kromit ne portin e Durresit dhe prej andej nje flote shqiparo-kineze prej 4 vaporresh trans oqeanike e dergonin mineralin ne Kine dhe ne kthim mbusheshin plot me ushqime,veshmbathje,armatime,tanke,avione,katera silurues etj te gjitha me klering,pra pa asnje lek!
Per kromin u ndertuan dy uzina moderne te prodhimit te ferro kromit,lende e pare per industrine ushtarake!
por sot kromi u eshte dhene ca privateve mafioze ku shteti merr vetem ryshfetin per zyrtaret!
Po keshtu,bakri eshte pasuri kolosale,qe punonte me cikel te mbyllur duke prodhuar baker blister,flori i paster dhe furnizohej uzina moderne e Kabllove dhe telave te bakrit ne Shkoder ku 95% e prodhimit eksportohej si i cilesise me te larte ne bote!
Po keshtu Uzina e instrumenteve mates te precizionit te Larte ne Korce,, me eknologji moderne gjermano perendimore eksportonte te gjithe prodhimin jashte shtetit!
Uzinat e urese,super moderne,te Azotikut dhe superfosfatit mbulonin nevojat e bujqesise me leto materiale per bujqesine!
Dhe mbi te gjitha nga perpunimi i hekur nikelit punonte Uzina nr.12 e Kobaltit,qe ishte nje nder 4 uzinat e tilla ne bote,qe as Kina vete nuk e kishte,por e pruri ne Elbasan,por sot eshte e rrenuar!
Ka plot si keto,se ne Myzeqe ka mijra ton perime e zaezavate qe dikur perpunoheshin dhe coheshin per eksport gje qe nxiste edhe rritjen e prodhimit,por sot hidhen ne kanale!
Ka plot gjera si keto dhe nuk eshte turizmi prioriteti aktual i qeverise,pervec se mashtrimit te madh qe i bejne popullit te varfer!
Duke ju bashkurar thirrjes se z. Nazarko do te shtoja se , pamvaresisht se kush duhet te interesohet per te shtuar vendet e punes ;Bashkia , apo Kryeministria , besoj se te dyja jane pergjegjese. Bile do te sugjeroja qe te shtonin : fabriken e sheqerit ne Maliq , qe dhe fushat e Korces te mbilleshin me panxhar, dhe fabrika e telave ne Shkoder , dhe fabrika e basmave ne Bertat qe tokat e Beratit e te Fierit te mbilleshin me pambuk , dhe azotiku i Fierit duhej te vihej ne pune ,qe plehrat te mos vijne nga jashtepor te prodhohen ne vend se eshte eksperienca , sikurse konkurojjme me cimenton etj variante. Pra nuk mbahet nje shtet me te qepur brek e kepuce, por duhen vende te reja pune .
O Nazarko , keto i di çdo qeveritar qe ka qeverisur keto 30 vjete se shumica e tyre kan ardhe nga fshatrat dhe nga malet si Berisha e Meta , por ju ka leverdis me bere ato tregetine me mallra te skaduara te Europes se aty ka qene fitimi me i madh i tyre se mos po ju rref per zhvillimin e vendit se ata kan bere çdo gje veç per shkatrrim e njerezit te ikin nga vendi tyre qe mos ti kishin telashe neper kembe e sot bertasin pse po iken shqipetaret ja shiko sa kriminela .
Jame dakord me zotin Shpetim Nazarko dhe jane te verteta ato qe shkruan.Isha kete vit ne Pogradec me pushime.Me ka lane pershtypje te keqe hyrja ne qytetin e Pogradecit.Skandal.Xhade te pa shtruara,trotuare me pllaka te thyera,te mbushura me gumbuj mbeturinesh,copa tullash,Llaç,suva,plehurine,me disa ndertesa qe ishin kthyer ne germadha,pa dyer e pa dritare qe dikur ato kane qene te bukura,nuk kishte nje kosh plehrash ku te hidhje ne leter çokollate,por shyqyr qe ishte nje pucet e prishur.Te jete ky qytet kaq i bukur me paraqitje perralore,pran nje liqeni te bukur,eshte gjynah ta lesh ne kete gjendje te keqe.Duket se kryetai i bashkise qe ka qene aty,ka qene ne gjume dhe nuk ka bere asgje.Turp.
O Nazarko shiko xhepin tend e hallet tua. Deri tani shqiperia nuk ka pare ndonje kryeminister te punoje per te. Sa per kuksianet mos ja qani aq shume hallin,sepse ata kane zaptu gjysmen e bathores dhe gjysmen e shkozetit ne plazh.
I nderuar Shpetim!
Jeni nje intelektual i drejtperdrejte dhe popullor,por njerez si ju nuk mund te ftohen te pakten si keshilltare prane nje kryeministri si Rama!
Te jesh kryeminister,piktor e jo ekonomist,financier apo jurist mbi te gjitha duhet te afroje prane vetes keshilltare te zote,plor ide dhe guximtare,qe t’i sherbejne shtetit e popullit e jo rroges qe marrin!
Por jo vetem Rama,por as Meta nuk kane marre keshilltare te afte e guximtare,por thjesht “lolo oborri”!
Dhe nuk eshte faji i tyre,por se Rama dhe Meta nuk duan njerez me te afte se veten,qe t’i kundershtojne,t’i keshillojne,por vetem sa per t’i patur ne organike sa per te bere muhabet para kafes!
Shembulli me flagrant ishte ai i Rames,qe i doli ne mbrojtje tenderit korruptiv te Unazes se Re,ku ju hakerrye gazetareve se,”Ku eshte ketu korrupsioni”?
Ne se kete pyetje do t’ia kishte bere keshilltarit te tij juridik,ministrit te Finances etj,me siguri,qe nuk do dilte kaq hapur se ai vete qenka “babai” i korrupsionit ketu!
Dhe rasti me karagjoz i ketij kryeministri totalisht te pa afte dhe i keshilltarit te tij per sigurine e mbrojtjen,qe nuk ishin ne gjendje t’i argumentonin presidentit te pa afte Meta,qe Lleshaj,qe propozohej per minister te Brendshem nuk ishte gjeneral aktiv,verteton se as Rama e as Meta kane mbledhur si keshilltare njerez te pa afte,ose me keq akoma qe nuk pyesin fare per mendimet e tyre!
Kjo eshte fatkeqesia e ketij shteti,qe me shume merren duke share e shpifur per shtetin socialist,por nuk merren aspak me kete shtetin pa shtet mesjetar!
Por rastet e Rames nuk kane te sosur per nga kriminalizimi i shtetit qe ai sundon!
Shifrat katastrofike qe dha raporti i BB se ketu gati gjysma e bizneseve jane informale dhe se 37% te punonjesve punojne ne te zeze,vetreto jo vetem mos ekzistencen e shtetit ligjor,por edhe te demokracise qe ka bere te mundur nje korrupsion kolosal dhe popullit i ka mbyllur gojen te ankohet!
Ne qeverisjen e tij jane te korruptuarit,por Rama na fton ne,qytetareve, t’i denoncojme ata dhe kur ne denoncojme ,ai ben sikur nuk ka pune me ata!
Korrupsioni eshte ulur kembekryq me koncesione,tendera e PPP,ku ne nje shtet kaq i varfer e me shume probleme jetike,qeveria projekton rruge brenda qytetit per 40 milion euro,sa as Parisi e Londra nuk do t’i bente!
Rama Parashikon te ndertoje Kuvendin e ri prej 14 miliard lekesh,kur ky ekzistuesi eshte 1 mije here me modern e me funksional se parlamenti britanik!
Ku e con mushka kete kryeminister,qe i ben leket e popullit rrush e kumbulla?
A ka njeri ketu,qe t’i kerkoje llogari ketij njeriu te pa pergjegjshem?
Aha, zoti Shpetim. Tashme eshte vone. Gjashte vjet, kryeministri vetem demagogji.
– A i pe fermeret e Lushnjes Fierit dhe Beratit dje kur protestuan se nuk ju shiten prodhimet?
Nese Rama do te vinte ne pune qeverine e sidomos ministrine e bujqesise, duke gjetur tregje, atehere nuk mbeste kokerr domate ne serat e Shqiperise.
Po te dalin zyrtaret tane e te shkojne ne Russi, Bjellorussi, Ukraine, dhe te lidhin kontrata furnizimi me produkte bujqesore, atehere gjithe Myzeqeja do te ishte bere sera djellore. Ngopet Russia me domate, speca, kastraveca, patllixhane, bamje, bostan.
Po c,i duhet ajo pune ministrit dhe drejtoreve. Ata rrogen e marin. Bejne ndonje seminar apo panair ku shpenzojne nga 500 mije euro, te cilat shkojne ne xhepat e tyre.
Le ta mbeten perimet dhe qumeshti i fshatit pa shitut. Kujt i plasi.
Me pelqejne gjithmone shkrimet e Shpetim Nazarkos. Ka ne to nje ngrohtesi dhe idealizem qe takohet gjithmone e me rralle ne kohen e sotme, Por, nuk e di pse ky shkrimi i sotem me kujtoi ate perrallen e Andersenit me ate vajzen e vogel qe kishte gjetur ne furrikun e pulave vetem nje koker veze, e kishte vene ne nje kurore mbi koke dhe po ecte per ne shtepi duke enderuar se, sikur ate dite ta kursente skuqjen e vezes per mengjes dhe ta shiste vezen, dhe ta shtronte te behej nje zogez e pastaj ta rriste zogezen e te behej nje pule. Pastaj pula do te bente veze te tjera, t’i shtonte edhe ato e te priste te beheshin sheme e shume pula te tjera, e keshtu me radhe te arrinte te bente aq pasuri sa te blinte nje shtepi te vogel dhe te bukur me nje ballkon me kangjella dhe lule perreth, e vajza, tashme e rritur te dilte ne ballkon, e te gjithe njerezia kur te kalonin poshte ballkonit ta shikonin me admirim dhe ajo t’i pershendeste me respekt duke perkulur koken, Ne kete kohe veza i ra nga koka pertoke dhe u thye.
@Dinpak
Thefsh qafen ti shpirt i shitur!
Nuk vrapon dot Rama sepse eshte ulok nga kurrizi,rezik eshte t’i bjene dhe bolet.Aha, u plak nuk i bejne me kellqet.Sa per shkaterrimet ne Pogradec e di mire ai se kush i beri por nuk ben shamate se ka marre pjesen.Qofsh me shendet zoti Nazarko!
I nderuar Nazarko! Të lutem, vetëm për Niko Peleshin dhe gjoja keqardhjen e tij për Pogradecin mos më fol. Edhe bolla e di që Niko ka marrë me “dhunë” pjesën më të madhe të fondeve të menduara për tu shpënë në Pogradec dhe jo vetëm atje por edhe në Kolonjën tënde, Devoll, Maliq e Prespë dhe ja ka shpënë Korçës. Nuk të ka bërë përshtypje si ka mundësi që Korça për 5-6 vjet na u bë kryeqëndra e turizmit kurse qytetet e tjera të qarkut jo vetëm që nuk e ndoqën nga pas por u fundosën më shumë? Edhe bashkitë kanë fajin e tyre në menaxhim por Niko ka fajin kryesor që këto zona nuk kanë marrë dot frymë sa ishte ai në qeveri.
Shkrim fanstastik, Nazarko shkruan gjithmone per realitetin dhe propozimet e tij jane shume praktike; Pogradeci eshte qytet shume I bukur dhe perben binom interesant Korce-Pogradec; aty duhet te ndalohen ndertimet shumekateshe, te lejohen vetem ndertime te buta jo me shume se 5 kate ku prioritet ti jipet gjelberimit dhe jo betonizimit; Te nderhyet ne sistemimet e rrugeve te brendshme te qytetit, ne sinjalistike te shtuar, ne ndricim te tyre; te ndertohen qendra sportive dimerore ne qytet te mbyllura, si pishina dimerore, basketbolli, minfutbolli, volejbolli, etj etj etj sportive qe ne dimer te kesh ku te shkosh; te rigjallerohen teatrot, te behen kinema, biblioteka etj; spitali Pogradecit te rinovohet I gjithi ne sherbime e investime e aparate; Fshatrat e Pogradecit dhe te Korces te futen ne skema investimesh dhe blerje prodhimesh, etj etj etj; Te behet pedonale deri ne Tushemisht, per bicikleta; te shtohet me shume gjelberimi i 2 qyteteve, te shtohen numri I PARQEVE; E kane fanstastike qeveria kete Rilindjen Urbane si program e ku sheh shume fashtra te Jugut qe jane rinovuar; Por jam me Nazarkon te nxitojme te vrapojme per keto ndryshime te shtohen me shume dhe jo vetem ne Korce apo Pogradec por kudo, e do shohin qe njerezit sdo e braktisin Shqiperine por do duan te shkojne turiste ne Europe e jo azilante; Te krijohen pole zhvillimi qofte edhe duke investuar shteti e jo vetem nje pol Tirana;