Deri tash presidenti Thaçi ka qëndruar në heshtje të plotë. Tash është momenti kur ai fillon të punojë vullnetarisht, jashtë orarit të punës, dhe çka është edhe më befasuese edhe pa pagesë. LDK duhet të dalë shpejt dhe qartë kundër çdo koalicioni tjetër, përveç me LVV. Këta të fundit duhet të sillen me modestinë e fituesit
Berat Buzhala
Sovrani bërtiti. Ishte një zë i ndrydhur që e kishte mbajtur brenda vetes tash e sa vite. Në momentin që të dy partitë kryesore opozitare, LVV dhe LDK, vendosën që të mos bënin tregti me PDK’në, por t’i rrekeshin punës në mënyrë të sinqertë, që ta portretonin njëra-tjetrën partnerë të ardhshme, atëherë edhe sovrani e tha fjalën e tij në një referendum të organizuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Ua dha LVV-së dhe LDK-së minimalisht 61 mandate deputetësh, respektivisht 31 dhe 30. Sovrani ishte i kujdesshëm edhe në këtë drejtim. I donte të dyja këto parti njëlloj, por LVV-në pakëz më shumë. E dinte sovrani se Kurti kishte më shumë konsistencë, kishte mrizuar gjatë në opozitë, kishte bërë burg kohë pas kohe.
Me një fjalë kishte qenë në gulag për dy dekada. Prandaj, si shpërblim për sakrificën dy dekadash ia dha një mandat të deputetit më shumë se sa rivalit direkt në garë LDK’së, për të cilën sovrani i kishte dilemat e tij. Për partitë e tjera, në këtë fazë nuk kemi as çfarë të themi. Nëse themi që e morën atë që e merituan, ka mundësi që nuk po e themi gjënë e duhur.
Partia e tretë meritonte shumë më shumë se sa dënimin që e mori. Sido që të jetë, për këtë subjekt më e keqja ende nuk ka ardhur. Kur t’i shijojë PDK bankat e forta, të ftohta dhe të thata të opozitës, kur të fillojnë të largohen prej saj oligarkia, kur fillojnë financat të tëhollohen, ata do ta shohin se sa është e vështirë të fitohet vota me ide.
Por le të kthehemi tash te fituesit. Ata të cilët sovrani i mandatoi me një mandat plebishitar që ta udhëheqin vendin, duke mos ua pasur nevojën as një vote tjetër të askujt. Aq më pak të Listës Serbe. Ani pse minimalisht ngushtë LDK duhet ta dijë se zgjedhjet i ka fituar Albin Kurti. Pra, këto zgjedhje kanë fitues, e fituesi e ka një emër. Vendi i dytë duhet të sillet si vendi i dytë, kurse vendi i parë duhet të sillet me modestinë e një fituesi që respekton të tjerët, e posaçërisht ata me të cilët ai synon që ta qeverisë vendin, ndoshta jo vetëm në këtë mandat.
Për të mos e zgjatur këtë stërhollim të panevojshëm, duke i pasur në mendje rregullat e shkruara dhe të pashkruara të demokracisë dhe parlamentarizmit, ajo që dihet dhe që do të duhej të dihej dhe thuhej prej të gjithëve është se sovrani e ka zgjedhur kryeministër Albin Kurtin.
Lidhja Demokratike do të duhej të ishte subjekti i parë që do ta thoshte këtë gjë zëshëm dhe pa asnjë dyshim. Nuk ka këtu POR, nuk ka këtu NËSE. Akrobacionet e ndyra politike, të natyrës se një koalicion i LDK’së me këtë parti, a me atë parti, plus me minoritetet, i bëjnë kaq e aq numra jo që nuk ofrojnë zgjidhje, por e rrezikojnë integritetin e zgjedhjeve, kurse shoqërinë tonë e çojnë në drejtim të rrezikshëm.
Është deklaratë e butë nëse thuhet se tentativat e tilla e destabilizojnë. Një tentativë e tillë, duke e joshur LDK-në me pozitën e pamerituar të kryeministrit janë ftesë për dhunë, për cenim të demokracisë. Këtu nuk e kam asnjë dyshim që Presidenti Thaçi do të mund të punonte për herë të parë vullnetarisht, jashtë orarit të punës dhe pa pagesë, për të eksperimentuar. Sigurisht që ka edhe brenda LDK’së të tillë, që siç thotë populli, e pinë duhanin tinëz, kurse Thaçi është i gatshëm të lëshojë muzikë të mirë për veshët e tyre.
Për të mos ardhur deri në këtë situatë, kur situatën politike do ta rrëmbente Presidenti Thaçi, Lëvizja Vetëvendosje, duhet ta inkurajojë liderin e vet, fituesin e zgjedhjeve, që të vazhdojë të negociojë me LDK-në, respektivisht me Isa Mustafën si kryetar i këtij subjekti dhe Vjosa Osmanin mandatare për kryeministre, për të gjetur një zgjidhje të mirë për të dyja palët.
Mundësia për të arritur një marrëveshje është enorme. Ka pozicione të mjaftueshme për t’u ndarë, duke e përfshirë këtu edhe atë të Hashim Thaçit. LVV dhe LDK duhet ta dinë një gjë, që çfarëdo marrëveshje që arrihet sot në mes tyre, do të jetë një marrëveshje që do të mund të zgjaste një dekadë, prandaj hidhërimet për gjëra banale, që sot do të mund të dukeshin të mëdha, janë të papranueshme.
Shqiptarët e Kosovës ia kanë dhënë opozitës 61 mandate. Këto mandate ua kanë dhënë për t’u liruar nga pushteti i gjatë 12 vjeçar i PDK’së. Kushdo që mendon ndryshe është duke e tradhtuar këtë mandat dhe këtë votë. Këtë duhet ta dijë edhe Lutfi Haziri, edhe Agim Veliu, por edhe pjesa lepekeiste dhe uçekeiste e LVV’së, që për hir të së vërtetës do të ishin më të gatshëm që të qeverisin me Thaçin se sa me pinjollët e Ibrahim Rugovës. Dhe të tillë persona destruktivë në LVV ke sa të duash.
na kenaqe… LOL!
shpresoj qe e ke shkruajtur artikullin vete ne teresi…
sa luge ke gelltitur nga ajo corba e gatuar ne verilindje? apo duhet me thene me mire se sa corba?
PERSE i jepni rendesi ketij Buzhalles.Nuk eshte dashamires ndaj Shqiperise dhe nuk i pelqen afrimi Kosove – Shqiperi.Eshte xheloz precepiton dhe vazhdimisht grindet.
Borat Buzhala nga nje zagar, grindavec dhe vajtore e PyDyKy-s ne gjoja gazetaruc serioz. Ky ma kujton at vjershen per femije: Deshti lepuroshi te bej nje mrekulli, te vishet me rroba po sikur njeri. Porse lepuroshit i shkoj puna huq, sepse veshet e gjate, si ndejten nen kapuq.
Ja edhe ky fycka i UDB nuk vonoi ,po meson dhe shete mend kush si dhe cka te beje.Po sa bukur e pershkruan rrolin e sovranit me nje matematke te perkryer thuese ai eshte i digjitalizuar.VV njhere nje levizje e dhunshme,pastaj nje parti e dhnshme qe digjte kuvendin kur bota kishte syte cdo dite nga Kosova dhe ajo fycka rugoviste e udbasheve te LDK qe 30 vjete e kan shantazhu Kosoven shkojne per mrekulli o zoti Bozala!
Ma I Keq esht Shtisi se sa Dorasi
Ti bre djal esht mire te permirsohesh, po ku po e din ti se esht duke u ber ndoni skenar per destabilizim te vendit, ket e do Serbia si duket dhe ti
Po andegjove nga Kryetari I PDK Z. Veseli qe e pranoi humbjen dhe ua uroi fitoren te tjerve qe deri me tani se beri as ni lider ne te kaluaren po dhe as tani qe esht per lavdata.
Po dhe Z. President Thaqi dha deklaraten e vet qe I takonte I pergzoi zghedhjet qe ishin per lakmi,qe plotsisht esht dhe merit e tij qe perfundun m a mire qe ska shembull per rajonin e boten demokratike. Ju kisha lut ju qe problemet e vogla te shuhen e ato te mdhat ti bini sa ma te vogla.
me respect. Nji mergimtar I gjor ne skaj te botes, Shefki Mexhuani 70 Huber PL Yonkers NY SHBA TL 1917)676-5828
Foli dhe veshoja
A po paragjykon me hamendësime dhe po ndjellë kob ky Buzhala, apo ka ndonjë indikacion. Për sa u tha në këtë shkrim, mund të thuhet se “ fut mish dhije” .
Ndigjoni se cfar thote ky BERIBAT….. ky i di mire se eshte familje UDBash….
Hiqe emrin Berat dhe vure BEOGRAD….
Je pler e kombit mor spihun, bishti i qenit bisht qeni mbetet….
BERAT BUBUZHELI ANTISHQIPTARE I PA PARE
buzhala eshte nje nihilist i thekur.nje paraushtarak nazist.
…shpresoj qe ti mos kete haruar kapsollat tymuese ne parlament, dardha e ko bishtin prapa
Flet dhe ky borba bucja serb.
Doli ky anal- isti , pika seferit qe i ben nder myteberit. Na felliqi emrin Berat, duhet lare me klor dhe duhet hedhur parfum. Pa lere qe dhe veshet mi ben si gomar !
Prandaj jemi siq jemi,kur kemi “analist” si ky magjar bubuzhala ateher mjer ne o zot,i futet ne koqe secilit qe del fitues dhe mundohet te tregohet se eshte i menqur duke dalur ne tv,quditem me keto gazeta e tv qe i japin hapsire nje njeriu si ky qe e ka deshmuar se eshte nje perqares i nivelit te vuqiqit e vuqiqve tjere te serbise qe i ka ne LDK, prandaj ngarend ti thot Albinit ta beje qeverine me ta,e nese Albini dhe vv e duan kosoven ateher duhet te mendojne se kush eshte ne LDK,nese nuk i njohin ka njerez qe ju tregojne,me pergjegjesi e them se ka njerez ne listen e LDK-s qe kane qene ne administraten serbe deri edhe mbi 6 muaj pasi serbia eshte detyruar te largohet nga kosova,kishte te atille qe i ruanin asetet e serbise neper komuna duke thene;” mos i shkaterroni more se ata kane mu kthy shpejte” dhe vertet u kthyen por jo siq e donin ata,e tash nderruan petkun u futen ne LDK si shum ish spiuj te serbise qe u bane “burra” te mire pas lufte vetem se shkuan ne haxh,e ne “haxh” ne serbi ishte edhe gani geci kur vrau Ruzhdi Shaqirin besoj se ju kujtohet,prandaj une them se koalicioni qe e pret bubuzhala mund te quhet “vllaznim-bashkimi” ose brastvo jedinstvo i vuqiqit,me nje fjale me koalicionin ne fjale eshte realizuar qellimi i serbise sepse me LDK-n serbia eshte fututr ne hise jo vetem ne territor por edhe ne qeverisje dhe vendimmarrje te cilen edhe pse Albini nuk e do eshte i detyruar ta pranoi sepse eshte e embel kjo virane (fotele pushteti) ka pas thane Rugova.
Mbase kerkon ndonje kocke nga Albini…
krahasime etiketime,sharje e fyerje kjo qelbesire antishqiptare Buzhala meriton me kilometra,por spo lodhem duke e cilesuar thjeshte nje spiun te felliqur serb
Nuk ka nebpje.
Nuk ka nevoje. Une do ta ndihmoj K.M e Kosoves, para.
Me falni, per nxitimin.
ketij Bukshkales i ashte mbush mendja se bishtin ia ka hekun Berisha e se me mesue gazetari ia ka ofrue Luli!Edhe keta na u deshten se pak kemi ketu!
Edhe lisin e tund dhe e shkund Era ,sa andej dhe kendej. Sot ka ardhur dita e shumepritur e z.Kurti ,qe te tregoj se si do te qeverise Kosoven . Per hire te se vertetes ai wahres nje lider exselent ,me ide shume te mire , gjithashtue dhe Vjosa Osmani , eshte nderi i Kosoves , le te harmonizohen bashke dhe Kosoven ta shpetojne , nga qeverisjet e keqia , korrupsioni ,nepotizmi dhe hajneria .
GEZOHEM QE KOSOVA TE SHKOJ MIRE .
FORCA ALBIN KURTI ,O SOT O KURRE.
undefined