Balla: Rumania mbështet hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE

7 Tetor 2019, 16:16Politika TEMA

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ndodhet në një vizitë në Rumani ku ka takuar zv.kryeministrin-Ministrin e Brendshëm Mihai Fifor dhe me Ministrin e Financave Eugen Teodorovici.

Përmes një postimi në rrjetin socil facebook, Balla deklaron se gjatë takimit u vlerësua niveli shumë i mirë i marrëdhënieve mes dy vendeve dhe dy popujve tanë.

Sipas Ballës, Shqipëria dhe Rumania si dy vende partnere dhe aleate në NATO besojnë fort se dy shtete të konsoliduara në rajon kontribuojnë, jo vetëm për paqen dhe sigurine kolektive të tij, por edhe më gjerë, duke promovuar demokraci dhe liri në vende të tjera ku ka konflikte.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Takimi i parë me Zëvendës Kryeministrin-Ministrin e Brendshëm Mihai Fifor dhe me Ministrin e Financave Eugen Teodorovici.

Gjatë takimit u vlerësua niveli shumë i mirë i marrëdhënieve mes dy vendeve dhe dy popujve tanë. Rumania mbështet fillimin e menjëhershëm të bisedimeve për anëtarësim mes BE dhe Shqipërisë.

Si dy vende partnere dhe aleate në NATO, Shqipëria dhe Rumania besojnë fort se dy shtete të konsoliduara në rajon kontribuojnë jo vetëm për paqen dhe sigurine kolektive të tij, por edhe më gjerë, duke promovuar demokraci dhe liri në vende të tjera ku ka konflikte, në bashkëpunim të ngushtë me partnerë strategjikë si SHBA dhe vende të tjera të NATO-s dhe BE-së.

Shqipëria do të mirëpriste nga Rumania njohjen e Kosovës, ishte kërkesa jonë në takim.

Nga pikepamja ekonomike, rritja dhe diversifikim i shkëmbimeve tregtare, rritja e investimeve rumune në turizëm, në fushën e prodhimit të energjisë elektrike, ndërtimin e infrastrukturës në energji, industrinë e erës, industrinë kimike, tekstile, agro-biznes, etj, do të jenë prioritete të bashkëpunimit ekonomik dypalësh

1 komente në “Balla: Rumania mbështet hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE”

  1. Tarasi says:

    O fyell lëri pabuksat ti se ste pengojnë ata se nuk i pjerdh njeri… Ik bëj punë në Holandë edhe Francë po pate bythë….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje