Digjet makina e kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli

10 Tetor 2019, 08:15Kronika TEMA

Makina e kryetarit të Bashkisë së Vlorës Dritan Leli është djegur në rrethana ende të paqarta. Ngjarja ndodhi rreth orës 04:26, në lagjen “Lef Sallata”, pranë zyrave të bashkisë.

Burime zyrtare nga policia thanë se ka marrë flakë automjeti tip ‘Range Rover’ në pronësi të Bashkisë Vlorë (mjet që përdorej nga Kryetari i Bashkisë Vlorë), ku si pasojë e flakëve ka marrë zjarr edhe një automjet tjetër tip ‘Ford’, parkuar në afërsi.

Drejtuesi i mjetit Range Rover, shtetasi me inicialet E.T (shoferi i Kryetarit të Bashkisë) e kishte parkuar mjetin pranë pallatit ku banon. Të njëjtat burime sqarojnë se mjeti tjetër tip ‘Ford’ është në pronësi të shtetasit me inicialet B.A.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje