Testohen kapacitetet dislokuese, 320 trupa dhe mbi 100 mjete të batalionit të II këmbësorisë, lëvizje rrufe nga Zall-Herri në Gjirokastër

8 Tetor 2019, 18:54Kronika TEMA

Përmes një lëvizjeje të shpejtë dhe rrufe nga Zall-Herri në “Arshi Lengo” të Gjirokastrës, rrethe 320 trupa dhe mbi 100 mjete të batalionit të II të këmbësorisë kanë testuar kapacitetet dislokuese.

Pjesë e rezervës operacionale të KFOR, këto trupa duhet të jenë gati për të marrë pjesë në operacione brenda 2-3 ditëve nga momenti që kërkohet.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila në një postin në rrjetin social shpreh mirënjohjen dhe për trupat ndihmëse.

“Rreth 320 trupa dhe mbi 100 mjete të batalionit të II të këmbësorisë, testuan kapacitetet dislokuese duke u zhvendosur brenda ditës nga Zall – Herri në “Arshi Lengo” të Gjirokastrës.

B2k është pjesë e rezervës operacionale të KFOR-it dhe duhet të jetë gati për t’u dislokuar dhe marrë pjesë në operacione brenda 2-3 ditëve nga momenti që i kërkohet.

Mirënjohje për strukturat ndihmëse, Komandën Mbështetëse dhe Policinë Ushtarake, të cilat ia lehtësuan dislokimin vajzave dhe djemve të b2k.

#Shqiponja1902??”, shkruan Xhaçka në rrjetin social.

5 komente në “Testohen kapacitetet dislokuese, 320 trupa dhe mbi 100 mjete të batalionit të II këmbësorisë, lëvizje rrufe nga Zall-Herri në Gjirokastër”

  1. Kjo levizje i tmeron armiqte e shqiperise, sikur te kishim edhe disa mig 15, greqia do mbushte breket

    1. ...... says:

      Greqia i ka te mbushura breket nuk ka nevoj ti mbushi se perndryshe do te ishte ne balle te frontit ne Qipro atje ku ka gati 50 vjet qe poshtrohet nga sunitet e Erdoganit

      1. pirdhuni ne qipro ! says:

        Ne Qipro… po mos nderhynte USA …do perfundonin ne dete! Mire bene qe shtetet demokratike i ndalen ‘sunitet’ ne gjysmen e e kryeqytetit Nikozias! Eshte konflikti me i shkurter i konflikteve boterore! Ushtaret grek iken si dhite para bariut!( pas largimit te britanikeve(ish koloni britanike..1974) grekrit filluan genocid kunder popullsise vendase turke..pa asnje provokim, nderkohe shteti turk nderyri me force per te mbrojtur popullsine turke qe po masakrohej prej forcave paraushtarake e ushtarake greke.)

  2. KORÇARI says:

    Me 320 trupa dhe pa asnjë mjet të rëndë (tanke) do fitojmë betejat hahahaha.
    Znj.Xhaçka mos u kënaq me lugë bosh ppr shiko të Rimëkëmbësh Ushtrinë Shqiptare, e cila e shumta që ka kapacitetin të bëjë është të shuajë ndonjë rebelim të armatosur se për luftë me ushtri të rregullt as që bëhet fjalë

  3. Bredhi says:

    Keto shifra mburrese na rrenqethin mishin ne ish ushtarakeve te vjeter!
    Ne kohen tone edhe tufat e deleve qe zhvendoseshin per dimerim nga Kukesi,Dibra etj ne Myzeqe e benin per 3-4 dite!
    Kam sherbyer ne veri,ne Malesine e madhe ne nje brigade kembesorie me 15 mije ushtarake aktive dhe rezerviste,e perbere nga 6 batalione kembesorie e art mitraliere,4 grupe artilerie etj ne nje teritor nga liqeni i Shkodren ne Vrake e deri ne Vermosh e Dukagjin dhe ne rast alarmi ishin ne gatishmeri te plote ne rajonet e mbrojtjes brenda 6 oreve!
    Ndersa kjo zonje ministre na mburret se paska transportuar 320 vete me 100 makina nga Tirana ne Gjirokaster!
    Si nuk e kuptoni qe bota tallet me ju o te mjere?
    Po populli yne,mbi 45 vjec e di fare mire se cdo te thote ushtri e vertete,aq sa as sot nuk ka mbaruar se vjedhuri e shituri armatimi e municioni i tyre!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje