Nga Mentor Kikia
Komisioni për reformën zgjedhore nisi sot nga puna. Pa PD-në dhe LSI-në. Opozitën e përfaqëson ajo që tani quhet opozita parlamentare.
Reforma do të bazohet mbi rekomandimet e OSBE-së, që nuk parashikon ndërhyrje në sistem.
Listat do të jenë sërish të mbyllura.
Deputetët sërish nuk do ti zgjedhim ne, por do ti emërojë partia. Mbi të gjitha, reforma më e rëndësishme pas asaj të drejtësisë, e cila duhet të ringrinte themelet e demokracisë dhe të rikthente pushtetin tek vota e popullit, po zhvillohet skutave. Sot mediat u nxorrën jashtë.
Kjo është reforma që më shumë se çdo gjë tjetër ka nevojën e konsultimit me qytetarët, është reforma që duhet të jetë më transparente se çdo gjë tjetër dhe jo të zhvillohet me dyer të mbyllura.
Nuk e di përfundimin. Por duke parë fillimin, jam i bindur se kjo nuk është reformë zgjedhore.