Veliaj: Mynyri dhe banda qesharake të mos ndjekin dhëndurët e Saliut, të mos e mbyllin me turp karrierën

10 Tetor 2019, 21:18Politika TEMA

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar sërish sot në lidhje me vendimin e qeverisë për ti kaluar në administrim Bashkisë së Tiranës Kopshtin Botanik.

Nëpërmjet një komenti në rrjetet sociale Veliaj sjell në vëmendje se një pjesë e protestuesve janë sërish të njëjtët me ata që protestuan para pak muajsh edhe kundër ndërtimit të shkollës 9 vjeçare të integruar “Nënë Tereza” në Kodër Kamzë.

Ai publikon një shkrim që flet pikërisht për shkollën e re “Nënë Tereza” që ka nisur të marrë formë, ndërsa thekson se edhe ata që protestojnë sot kundër vendimit për Kopshtin Botanik do të kenë të njëjtin fat me ata që protestuan para pak muajsh edhe për shkollën.

“Mynyri dhe banda qesharake kundër Botanikut të hapin sytë e të mos ndjekin dhëndurët e Saliut që kundërshtonin shkollën “Nënë Tereza” tek UBT në Kodër Kamëz – ose do kenë të njëjtin fat si kolegët e tij aty – TURPIN në fund të karrierës”, shkruan kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një koment të tijin në rrjetet sociale.

Bashkia e Tiranës ka bërë të qartë se te Kopshti Botanik nuk do ketë asnjë ndërtim dhe se  vendimi për kalimin e tij në administrim të saj do të bëj të mundur transformimin e tij në një hapësirë të denjë për studentët dhe studiuesit, si dhe për qytetarët.

1 komente në “Veliaj: Mynyri dhe banda qesharake të mos ndjekin dhëndurët e Saliut, të mos e mbyllin me turp karrierën”

  1. ardi says:

    veliaj, mos shpif kot…ata qe e kane mbajtur kopeshtin jane njerez te thjeshte qe e kane dashur dhe e duan me shpirt qe nga koha e ramizit, sales..e deri tek edi. Mos e politizo shkollen shekncen dhe edukimin se behesh pis vet. ne emer te ndertimit po shkaterrohen shume gjera….sidoqofte duhet respektuar puna e djersa e puntoreve e shkenctareve qe e mbajne akoma kopeshtin me vuajtje dhe ndershmeri….
    mos i ngatarro gjerat dhe njerezit e i perzien….per cdo veprim ke bere kurre ske degjuar profesionistet por politikanet…..historia do te tregoje fytyren e vertet te gjithkujt….brezat e ardheshme do vleresojne…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje