Një ekspozitë e re fotografike që tregon ndërtesat e braktisura dhe disa nga shembujt më spektakolarë të inxhinierisë së harruar nga e gjithë bota, së shpejti po vjen në Londër.
Ekspozita falas do të zhvillohet nga 23-27 teto dhe do të përfshijë foto nga rrënojat e braktisura të Perandorisë Sovjetike, si dhe qyteti fantazmë ku njerëzit u evakuuan pas katastrofës në Centralin Bërthamor të Chernobilit.
Nga një tren dikur për të marrë njerëzit në udhëtimin e tyre të fundit gjatë holokaustit, në një ish-qendër të tuberkulozit që dikur trajtonte Adolf Hitlerin, këtu janë vetëm disa nga “godinat fantazmë” nga e gjithë bota. (TemA)