"Meta veproi në mungesë të bazes ligjore kur anuloi zgjedhjet", Balla: E mirëkuptoj gjendjen e vështirë të Presidentit

11 Tetor 2019, 15:00Kronika TEMA

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaron se Komisioni i Venecias, konkludoi qartazi se Presidenti në detyrë Ilir Meta veproi në mungesë të bazes ligjore, kur anulloi zgjedhjet dhe vendosi shtyrjen e tyre pa pasur një kompetencë të tille në Kushtetutë dhe në ligjin elektoral.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla rendit 4 konkluzionet e Komisionit të Venecias.

Gjithashtu Balla deklaron se e mirëkupton gjendjen e vështirë të Presidentit, e cila sipas Ballës kuptohet nga era e rëndë reagimit të tij, pas miratimit të Raportit Plrfundimtar pak më parë.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Komisioni Europian per Demokraci permes Ligjit, siç njihet Komisioni i Venecias, konkludoi qartazi se:

1. Presidenti ne detyre Ilir Meta veproi ne mungese të bazes ligjore, kur anulloi zgjedhjet dhe vendosi shtyrjen e tyre pa pasur nje kompetence te tille ne Kushtetute dhe ne ligjin elektoral.

2. Anullimi i zgjedhjeve dhe me tej shtyrja e tyre cenoi te drejten e shtetasve per te zgjedhur.

3. Bojkoti elektoral i subjekteve politike, edhe nëse ata perfaqësojne një pjese te caktuar te votuesve, nuk mund te ndaloje zhvillimin e zgjedhjeve te rregullta. Perndryshe, keto parti do te fitonin mundesine te pengonin çdo proces zgjedhor ne te ardhmen.

4. Është kompetencë vetëm e Kuvendit dhe me tej vetem e Gjykatës Kushtetuese të përcaktojë nëse shkeljet e gjetura të Presidentit janë bazë për shkarkimin e tij nga detyra.

Personalisht e mirëkuptoj gjendjen e vështirë të Presidentit, e cila kuptohet nga era e rëndë e reagimit të tij, pas miratimit te Raportit Perfundimtar pak më parë.

1 komente në ““Meta veproi në mungesë të bazes ligjore kur anuloi zgjedhjet”, Balla: E mirëkuptoj gjendjen e vështirë të Presidentit”

  1. Shoku says:

    Sipas eksperteve te Venecjes ( per mua as mish as peshk) paska tejkaluar kopetencat, anullimi gabim se nuk pati konsensus, vendimin e anullimit e mer parlamenti,pra parlamenti nuk eshte pyetur, po presidenti s’na paskerka faj !? E habitshme ! Kesaj i thone faleni perdhunuesin ,edhe pse e perdhunoi vajzen, falet se nuk e ka lene me barre. T’na rroj dhe Venecja korrekte…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje