Nard Ndoka: Jemi kundër abortit e martesave të të njëjtit seks dhe pro jetës e vlerave të familjes tradicionale

11 Tetor 2019, 11:47Politika TEMA

Kryetari demokristian Nard Ndoka, ka reaguar ashpër kundër abortit dhe martesave të të njejtit seks, duke u shprehur në favor të jetës dhe të vlerave të familjes traditcionale shqiptare.

Në një njoftim zyrtar të dalë nga zyra e shtypit e PDK, mbështetet deklarata e Kishës Katolike shqiptare, duke nënvizuar faktin se aborti dhe martesat ndërmjet personave me të njëjtin seks, janë kundër asaj që Demokristianët besojnë në filozofinë e tyre politike.

Njoftimi i plotë i PDK:

PDK: Kundër abortit e martesave të të njëjtit seks.

PDK: Pro jetës, pro vlerave të familjes tradicionale.

PDK: – Mos hesht kurrë çka di dhe çka ke parë!

Partia Demokristiane e Shqipërisë, mbështet opinionin e dhënë nga Kisha Katolike e Shqipërisë, e përfaqësuar nga Presidenti i Konferencës Ipeshkore Imzot George Frendo, në lidhje mbi qëndrimet e bëra publike drejtuar disa anëtarëve të qeverisë shqiptare.

Aborti dhe martesat ndërmjet personave me të njëjtin seks, janë kundër asaj që Demokristianët besojnë në filozofinë e tyre politike.

Imzot George Frendo ka folur në emër të Kishës Katolike në Shqipëri, pra edhe në emrin tonë, si subjekt politik, që besojmë tek vlerat e familjes tradicionale shqiptare.

Ne kemi të drejtën tonë politike të themi qëndrimin tonë mbi këtë çështje, ashtu si i mendojmë dhe i besojmë, pa dashur të imponojmë mendimin, por si një ftesë për reflektim për këdo qytetar që beson tek familja dhe vlerat e saj në shoqëri.

Opinioni publik i Kishës Katolike është një vlerë për të gjithë ne, për Institucionet shqiptare, për orientimin tonë mbi vlerat reale të shoqërisë shqiptare.

Partia Demokristiane e Shqipërisë ka mbrojtur kudo dhe kurdo, në Kuvendin e Shqipërisë, në Këshillat Bashkiak, në çdo Institucion vlerat dhe traditat e familjes shqiptare, duke u shprehur qartazi kundër abortit e martesave të personave me të njëjtin seks.

Ndërtimi i një shoqërie mbi vlerat reale, mbi traditën tonë shekullore, mbi besimin në Zot, mbi orientimin tonë të besimit. Këto janë sfidat tona politike programore, që na udhëheqin, si pjesë e partive Kristiandemokrate Europiane.

1 komente në “Nard Ndoka: Jemi kundër abortit e martesave të të njëjtit seks dhe pro jetës e vlerave të familjes tradicionale”

  1. Aksi says:

    Meshkujt qe jane kunder abortit le te kryejne vasekotomi. Ne kete menyre fara e tyre nuk ngjit ne asnje veze dhe nuk shkaktohen shtatezani te padeshiruara, pra rrjedhimisht nuk ndodhin aborte. Gjithashtu, kush eshte kunder martesave gay, le te mos martohet me nje njeri te te njejtit seks. Te martohet me dike te seksit te kundert. Kaq te thjeshta jane gjerat nganjehere…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje