Basha kujton pushkatimin e 5 deputetëve: 72 vjet më vonë, në Shqipëri kemi një parlament monist

11 Tetor 2019, 09:40Politika TEMA
Basha kujton pushkatimin e 5 deputetëve: 72 vjet më vonë, në

Kreu i PD, Lulzim Basha kujton sot 72-vjetorin e pushkatimit të 16 personave, mes tyre 5 deputetë nga regjimi konunist, pasi dolën kundër ideologjisë politike të asaj kohe.

Ngjarja makabre e cika ka hyrë në histori si gjyqi i parë i dënimit të deputetëve ndodhi më 10 tetor 1947.

Ndërkohë, Basha teksa kujton atë që ka ndodhur, paralelizon situatën aktuale. Sipas kryedemokratit 72 vjet më vonë, në Shqipëri kemi një parlament monist, ku çdo ditë mendohet si të prodhohen ligje për të vjedhur e plaçkitur shqiptarët.

Komenti i plotë i kreut te PD:

72 vite më parë, më 10 tetor 1947, në një akt të pashembullt të eliminimit të elitës së kombit shqiptar, për interesa pushteti diktatura komuniste pushkatoi 16 veta, 5 prej të cilëve deputetë, në një gjyq të montuar që ka hyrë në histori si gjyqi i parë i dënimit të deputetëve. Me vendim të vetë diktatorit dhe me frymëzim bolshevik, në Shqipëri po grisej edhe formalisht veli i opozitës politike dhe përfaqësues nga të gjitha krahinat e vendit, intelektualë me formim perëndimor, klerikë të njohur e të angazhuar aktivisht në luftë kundër pushtuesve të huaj, si dhe tribunë të lëvizjes për rreshtimin e Shqipërisë në krah të demokracive perëndimore, u dënuan me pushkatim dhe vendimi u ekzekutua me urgjencë brenda dy javësh, nëpërmjet një vrasjeje mizore masive në Malin me Gropa.

Pinjollë të familjeve të njohura e me tradita patriotike, u nxorën para gjyqeve politike, në përpjekje për të shkatërruar njëherë e mirë çfarëdolloj opozite që mund të prodhonte shoqëria shqiptare ndaj sistemit diktatorial komunist që po impononte klika e ardhur në pushtet me dhunën e pushkës. Pas gjyqit të parë të deputetëve, ku xhelati ishte përkujdesur të përzgjidhte personalitete nga Shkodra, Tirana, Gjirokastra, Dibra, Lushnja, apo edhe Prishtina, me urdhër të vetë diktatorit, pati edhe dy valë të reja gjyqësore në vitin pasardhës, ku me varje, pushkatime apo me burgime të përjetshme u dënuan 15 deputetë, dhe dhjetëra bashkëpunëtorë të tyre.

Duke analizuar terrorin, udhëheqja xhahile vlerësoi se e kishte likuiduar njëherë e mirë rrezikun e krijimit të një opozite politike në vend. Kjo, sipas vetë dokumenteve të Sigurimit të Shtetit, ishte arritur përmes torturave çnjerëzore, si elektroshoku apo lënia pa ushqim për një vdekje të ngadaltë, tortura që u përdorën mbi ajkën e kombit e sipas një manuali të vërtetë shkombëtarizues.

72 vjet më vonë, ndjehemi krenarë për deklaratat që ata deputetë, tribunë të vërtetë të mendimit shqiptar, dhanë në gjyqin e montuar. Ata u shprehën troç se nuk e donin regjimin që ishte ngritur në Shqipëri e se ata ishin organizuar e po përpiqeshin për një Shqipëri si Europa, një Shqipëri me demokraci perëndimore.

Përkundër dhunës çnjerëzore, ata i dolën zot orientimit perëndimor të shqiptarëve dhe i deklaruan botës se komunizmi nuk ishte një zgjedhje e lirë e popullit shqiptar, por, një regjim që u instalua dhe iu imponua popullit me dhunë e me gjak dhe që u mbajt me dhunë dhe me gjak.

72 vjet më vonë, në Shqipëri kemi një parlament monist, ku çdo ditë mendohet si të prodhohen ligje për të vjedhur e plaçkitur shqiptarët dhe pasuritë e tyre, për të ndaluar opozitën politike e median kritike. 72 vjet më vonë, regiimi autokratiko-kriminal i drejtohet opozitës politike me të njëjtën terminologji siç u drejtohej xhelati grupit të deputetëve, duke e quajtur një forcë e errët e cila do të marrë pushtetin.

Por siç na mëson historia e na e ka lënë trashëgimi edhe përpjekja e grupit të deputetëve, askush s’mund ta ndalë ëndrrën e një populli, lirinë e tij, fatin e tij.

Fati i Shqipërisë është i shkruar dhe është në Europë. Ata që përpiqen ta ndalin këtë udhëtim, do turpërohen si etërit e tyre.

Fillimisht do turpërohen për firmat e tyre, dikur firma pushkatimi e sot firma për vjedhje masive dhe dhunime të pronës dhe lirive të qytetarëve, e më pas do përgjigjen individualisht për përgjegjësitë që kanë për mbajtjen peng të vendit.

Duke përkujtuar betejën e grupit të deputetëve, ne kemi detyrimin të ruajmë lirinë dhe demokracinë. Ato kërcënohen sot nga karikaturat e brezit të dytë të diktaturës komuniste, të shndërruara në një aradhë pa komb, që ka vetëm një kult, vjedhjen. Është një betejë e re dhe të gjitha forcat demokratike, trashëgimtare politike të platformës së paraqitur nga grupi i deputetëve, janë thirrur në skenën e historisë, për ta fituar atë bashkë me të gjithë shqiptarët e ndershëm dhe patriotë.

6 komente në “Basha kujton pushkatimin e 5 deputetëve: 72 vjet më vonë, në Shqipëri kemi një parlament monist”

  1. pjeter says:

    Per meriten tende O loloja i Saliut.O zot,kur do vije ajo dite tu shof pas hekurave ju bastardeve ,qe e katandiset shqiperine ne nje bordello.

  2. SHKELZENI says:

    LULE ATA KANE PUSHKATUAR 5 KUR SE TI 4 NUK JE LARGE NGA DIKTATORI HOXHA

  3. Redi says:

    Gjalle eshte ky trapi?
    Ky edhe keto qe publikon i ka fiks si parrullat e enverit, e njejta fryme. Komplet stil bolshevik te shprehuri.
    O bole shko gjej ndonje tjeter qe ti shkruaje si duhet keto qe del e thua se po na duket sikur lexojme gazeten bashkimi ne ’85!

  4. PD says:

    E vertete, po Enver Hoxha monizmin e beri pas mijera egzekutimesh, shpronesimesh dhe persekutimesh te kundershtareve ne harkun e 40 vjetev duke pasur armiq te gjithe boten, ndersa Rama monizmin e beri per pese minuta pa shtire asnje pushke, me bekimin e gjithe Perendimit, vetem se kundershtarin e patì nje koqe kandari, nje nga shume qimet e nje loqeje Guinness, si Sali bagla.

  5. Kadavra says:

    Mos harxhoni kohe me te shkuaren, kjo periudhe ka perenduar dhe nuk i hyn ne pune as dreqit, shihni se cduhet bere ne te ardhmen, PD o ngjan cifutit qe ecen ne shkretetire duke terhequr nje karroce te shqyer me dy kuaj te cmendur, qe terheqin njeritjetrin

  6. zbrisni ne Tokë says:

    Po ky pse e gacmon plagen? Lulezim Basha ka pushkatuar 4 qytetare te pafajshem ne mes te bulevardit “Deshmoret e Kombit” me 21 janar se kundershtuan ne heshtje dhe me duar ne xhepa vjedhje me bllok ne dore te presidentit te sotem! Kruaje me fik deti se do ta gjeshe! Erdhi ora.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje