Në studion e “Open” duke folur për raportin e Komisionit të Venecias, dhe hedhjen poshtë të tij nga presidenti, ish-drejtuesi i Aleanca Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka shpërthyer në kritika ndaj Metës.
Ndërsa shprehet se, në këto 30 vite Meta është presidenti më i dështuar, Spahiu tregon 3 gjëra për të cilat ai do të mbahet mend në historinë e Shqipërisë.
“Presidenti këtë herë ka patur më tepër kompetenca se të mëparshmit.
Në 30 vite e vetmja gjë për të cilën Meta do të mbahet mend në opinionin e publikut janë:
Së pari, 13 tetori, datë në të cilën s’do të votoj njeri.
Së dyti, video-përgjimin që u publikua në media me 700 mijë eurot.
Dhe së treti, vjedhja e thesarit, ku në Parlament Berisha tha se që sot e tutje ky Parlament nuk do të quhet Ilir Meta, por Ilir ‘floriri’”, deklaron Spahiu.
E KE QARË, PLAKO !
Ke thënë tre të vërteta të pa kundërshtueshme.