Ilir Meta: Jap dorëheqjen nëse më citoni nenin e Kushtetutës që kam shkelur!

10 Tetor 2019, 21:22Politika TEMA

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i ftuar sot në emisionin “Open” të gazetares, Eni Vasili i ka sfiduar publikisht të gjithë ata që pretendojnë se Kreu i Shtetit ka shkelur Kushtetutën e Republikës lidhur me dekretin e tij për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit.

“Në qoftë se, jo Venecia, por ju si gazetare, qytetare e Republikës së Shqipërisë, më bindni dhe më thoni: Zoti President, ju me këtë dekret keni shkelur këtë nen të Kushtetutës unë jap dorëheqjen”, – është shprehur qartë Kreu i Shtetit.

PJESË NGA INTERVISTA

Gazetarja (Eni Vasili): Zoti President mirëmbrëma!

Presidenti Meta: Mirëmbrëma!

Gazetarja: Faleminderit që pranuar ftesën e OPEN, një ditë para publikimit të Opinionin të Komisionit të Venecias, kur ky komision do të shprehet nëse Presidenti i Republikës së Shqipërisë ka shkelur ose jo Kushtetutën me vendimin për të anuluar përmes një dekreti zgjedhjet e 30 qershorit dhe caktimin e tyre më datë 13 tetor. Fillimisht dua t’ju pyes si ndjeheni përpara shpalljes së këtij Opinioni?

Presidenti Meta: Nuk kam asnjë lloj emocioni për ndonjë vendim të Venecias, sepse vendim im ka qenë tërësisht kushtetues dhe në mbrojtjen më të shkëlqyer të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Unë nuk pres as Venecia dhe askënd tjetër që të konfirmojë drejtësinë e vendimit tim.

Unë kam Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë që e njoh më mirë se kushdo tjetër. Kam qenë edhe në Komisionin Parlamentar që merret gjoja me këtë hetimin e Presidentit, pikërisht vetëm për t’u treguar të gjithëve që Presidenti i Republikës së Shqipërisë, jo vetëm nuk ka shkelur asnjë nen të Kushtetutës, por përkundrazi, ka bërë mbrojtjen më të shkëlqyer të Kushtetutës.

Gazetarja: Megjithatë, ju e keni vlerësuar më parë Komisionin e Venecias apo jo?

Presidenti Meta: Unë e kam vlerësuar për ato kontribute që ka dhënë për reformën në drejtësi dhe prisja që ndoshta të shprehte diçka në komentet e veta lidhur me këto problemet e mëdha të zbatimit të ligjit në kundërshtim, jo vetëm me Kushtetutën tonë, por edhe vetë formulimet dhe rekomandimet që ka bërë Komisioni i Venecias.

Por çuditërisht në vend që të shprehej për këto çështje, për të cilat ajo ka një kompetencë ishte shprehur për çështje që janë të OSBE/ODIHR-it.

Gazetarja: Zoti President, a ka një kontradiktë këtu? Në fillim ju thatë që unë e besoj Venecian, e vlerësoj çfarë thotë Venecia dhe unë mund të jap dorëheqjen. Më pas thatë se 11 tetori nuk është i rëndësishëm, është fokus propagande…

Presidenti Meta: Po pa dyshim, propagandë është. Pse çfarë është? Çfarë vlere ka Venecia?

Gazetarja: Ju thatë se do jap dorëheqjen nëse Venecia thotë se keni shkelur Kushtetutën…

Presidenti Meta: Po, nëse më bind, por le të më bindin.

Gazetarja: Që do të thotë se kishte rëndësi apo jo? Ka rëndësi apo nuk ka rëndësi 11 tetori?

Presidenti Meta: Në qoftë se, jo Venecia, por ju si gazetare, qytetare e Republikës së Shqipërisë, më bindni dhe më thoni: Zoti President, ju me këtë dekret keni shkelur këtë nen të Kushtetutës unë jap dorëheqjen. Pse do të vlerësoja me shumë Venecian se sa Eni Vasilin për shembull?!

Edhe kur shkova te Komisioni Parlamentar që është ngritur dhe që merret me këtë çështjen e hetimit, shkova për të treguar respekt ndaj qytetarëve shqiptarë dhe njëkohësisht për të treguar që Presidenti është i hapur që të shkojë dhe të ballafaqohet në mënyrën më transparente dhe konstruktive pikërisht për të treguar që Presidenti nuk ka bërë asnjë shkelje. Çdo gjë tjetër është propagandë.

Gazetarja: Propaganda nga kush? Nga komisioni?

Propagandë nga të gjithë. Nga mazhoranca, nga parlamenti, nga qeveria, nga të gjithë ata që duan të hyjnë në këtë propagandë. Do të jap një shkelje të qartë të Kushtetutës?

4 komente në “Ilir Meta: Jap dorëheqjen nëse më citoni nenin e Kushtetutës që kam shkelur!”

  1. Ilir kallamoqi says:

    Ilir Meta eshte cmendur vertet. Ai e koncepton rolin e Presidentit qe mund te beje ci thote koka po qe se nuk eshte e percaktuar ne kushtetute. Shkelje e kushtetutes o Ilir eshte edhe fakti qe ti nuk mbeshtetesh ne kushtetut. Cka ketu per tu kuptuar? Problemi yt per te dhene doreheqjen i ngjan histories se atij qe kish kapur gruan ne flagrance… Kur gjykatesi e pyeste burrin ne se ai kishte fakt konkret, ai u pergjigj: Une nuk kam fakt por pashe qe bytha lart e posht vinte. Une nuk e pash faktin. Fakti ishte brenda. Edhe Iliri na kerkon ne faktin.

    1. FIX316 says:

      Fakti eshte qe z.Ilir bente ato qe nuk shkruhen ne kushtetute….,pra,bente c’fare i donte bytha…!

  2. alphade says:

    Sonde pashe me syte e mij se sa poshte ka rene ky,i thencin President.
    Ka lajthitur komplet,ishte i shkalluar ! Ne intervisten e dhene Eni Vasi-
    lit Presidenti perseriti pafundesisht se gjoja po mbronte Kushtetuten,
    por ne fakt ky presidenti yne nuk mbron Kushtetuten por vilat ne Gji-
    rin e Lalezit dhe 11 halete ,si dhe pasurine marramendese qe ka siguruar
    permes grabitjes dhe plackitjes marramendese ,nje hajduteri e padegjuar
    ndonje here ne Shqiperi,aq Mbreti Zog, Sali Berisha e Co. do ta kishin zili
    kete hajn te paskrupullt. Keta kokorroce shpellash dhe shkembijsh kapen
    pushtetin dhe e perdoren ate per interesat e tyre per t’u pasuruar permes
    korrupcionit ..,,! PRESIDENTI ME NJE URREJTJE TE PAPARE REFUZOI ME
    NJE NERVOZIZEM TE PAPARE KOMISIONIN E VENECIAS .,,,.,,,

  3. Kllouni yne says:

    Bravo Bes Kallaku.E bere presidentin aktor portokallie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje