"Nxënës i Ramës": A është i eksportueshëm fenomeni Vetëvendosje dhe kë ka model Albin Kurti si lider populist në arenën politike shqiptare?

11 Tetor 2019, 09:56Rajoni TEMA

Nga Ylli Pata

Alfred Peza thoshte dje që nuk mund të eksportohet një model i Vetëvendosjes në Shqipëri. Që në fakt, edhe ligjërisht ka ndodhur prej kohësh, pasi një subjekt juridik me emrin Vetëvendosje është regjistruar në Gjykatë të Tiranës.

Ndërkaq, pyetja shtrohet a ka Ahqipëria një Albin Kurti, apo a ka pasur ndonjëherë një lider të këtij lloji apo fenomeni?

Që ti përgjigjesh kësaj pyetje, duhet bërë një profil në vija të trasha i Albin Kurtit, i cili do të jetë kryeministër i Kosovës sipas gjasave. Ai është një politikan i ri në moshë, datëlindjen e ka të vitit 1975, sa Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, por që ka arritur të bëhet vetë, pa ndihmën e askujt, një lider shumë i përkrahur, madje edhe më shumë se kaq, ka njerëz që e kanë idhull.

E qe të jesh idhull në teorinë politike ke arritur, siç thotë Baton Haxhiu, “bukur shumë”, të jesh një lider tipik populist apo siç quhet në terminologjinë e greqishtes së lashtë, një “demagog”.

Megjithatë, Albin Kurti duhet thënë që është një politikan shumë elokuent, i ditur dhe shqipen e flet shumë mirë, dhe nuk bie në gracka provincialësh, që e masakrojnë edhe të folurën normale të krahinës së Kosovës në diskursin publik.

Por, sërish Kurti është një lider politik populist, i cili deri më sot që nga fillimi i veprimtarisë së vet ka tentuar të luajë apo të hedhë në tregun politik idetë që shqiptarët i duan aq shumë, siç bashkimi, pavarësia, apo siç aq bukur Kurti e ka gjetur fjalën: “Vetëvendosja”, një term që presidenti Willson mbrojti çështjen shqiptare në Lidhjen e Kombeve pas Luftës së Parë Botërore.

Në dy intervistat e tij të para, atë me Agron Bajramin dhe Blendi Fevziun, Albin Kurti nuk ka dhënë ende asnjë vizion se si e sheh ai Kosovën në qeverisjen e tij, por sesi nuk duhet të bëjë Kosova. Ç’ka janë dy gjëra të ndryshme.

Të dy intervistat, si të Bajramit, edhe të Fevziut, ishin shumë të mira, si për merita të gazetarëve, por edhe të Albin Kurtit, por në fund, kryeministri i pritshëm i Kosovës nuk dha një destinacion, por luajti me ndjenjat dhe emocionet e publikut, që pret shumë nga lideri i Vetëvendosjes.

Retorikisht Albin Kurti ishte brilant, por ai është një Salvin tipik, vetëm se shumë më elokuent. Ai nuk propozon zgjidhje, por ndalesa, dhe flet për “kometën Halley” që desh bëri gjëmën.

Kurti tha që do t’i paraqesë Beogradit listën e reparacioneve, kur në fakt çdo njohës fillestar i teorisë së marrëdhënieve ndërkombëtare e kupton se në radhë të parë, në një relacion apo dialog nuk fiton me reparacione, por me marrëveshje.

Reparacione Kosova mund të kërkonte në vitin 1995, kur Dayton dhe gjithë komuniteti ndërkombëtar dënoi Serbinë si vend i genocidit, apo në vitin 1999, kur trupat e NATO-s hynë në Kosovë. Por ç’farë ndodhi? Nisi larja e hesapeve brenda vetes.

LDK nuk njohu qeverinë provizore të Thaçit, e njerëz të UÇK-së nisën hesapet e brendshme. Dikush duhet ta kujtohe përvëlimin e përplasjes tribal në Shterpce e më pas një zinxhir konfliktesh, që u shpërnda thuajse në të gjithë territorin e Kosovës.

Megjithatë kjo i takon historisë dhe kronikës për t’i zbardhur e renditur. Fakti është se fenomeni “Kurti” është i ri apo ka ekzistuar në politikën shqiptare?

Enver Hoxha, ishte një lider populist në kuptimin e plotë të kësaj fjale. Nuk mendonte për cakun ku do shkonte, por për njerëzit që do bënte të emocionohen.

U premtoi Diellin e Hënën e në fund u mor me llogaritjet e vogla të mbështetjes politike të klanit të tij.

Pasaradhësi i Enverit, Ramiz Alia nuk ishte populist, por një drejtues që synoi të shpëtojë të pashpëtueshmen dhe me sa më pak dhunë.

Doktor Ibrahim Rugova ishte lideri i padiskutueshëm i shqiptarëve të Kosovës, ishe udhëheqësi që pati mbështetjen e pakursyer të publikut, por në asnjë ditë ai nuk ishte një lider populist. Ai kishte një cak dhe qëllim: pavarësinë e Kosovës pa gjakderdhje.

Thaçi e Haradinaj ishin udhëheqës që dolën nga lufta por jo liderë, dhe politikisht ishin më shumë llogaritarë sesa njerëz që bënë për vete turmat.

Sali Berisha përkundrazi ishte një lider tipik populist. Hyri në lëvizjen studentore jo direkt, por synoi të kapë, prekë e të trazojë ndjenjat e njerëzove: tronditi telat e zemrës e shpirtit të shqiptarëve.

“Çështja Kombëtare është ylli ynë polar, ne jemi bashkëfajtorë e bashkëvujatës, do të jem lideri i të gjithëve”, shprehej ai, por në fund Berisha rezultoi drejtues i një klani të ngushtë, autoritar dhe shkelës i të drejtave e lirive.

Berisha është ende idhull për mjaft që sot bëjnë gjëmën për të, por nuk pati një vizion që i dha Shqipërisë një destinacion të qartë. Synonte vetëm përkrahjen e idhujtarëve të tij.

I tillë është tipikisht edhe Edi Rama. Ai erdhi në politikën shqiptare si një populist elokuent që jo vetëm trazoi shumë mendje militantësh, por bëri për vete edhe komunistët fanatikë që donin ta vrisnin në vitin 1991.

Albin Kurti është një nxënës tipik i Edi Ramës, ka elokuencën e tij, veçse ndryshe nga Rama, i cili mori Partinë Socialiste e cila ishte një forcë e madhe e organizuar, Kurti ngriti nga e para një lëvizje që për ta bërë atë kryeministër, sot e ka kthyer në një parti. Por që ka sulmuar e anatemuar kundërshtarë, madje edhe në ditët që po flasim, duke i kërcënuar me ekzil.

Populizmi nuk është një fenomen i ri, por një fenomen që ka mjaft e mjaft referenca në historinë shqiptarë e botërore.

I tillë ka qenë edhe Haxhi Qamili, një figurë që sot e sulmojnë të gjithë duke e marrë si model negativ.

Megjithatë populizmi është një realitet, që në historinë botërore ka pasur fate humë të mëdha; si Hitleri, Stalini etj.

I tillë ishte edhe Enver Hoxha, që mori Shqipërinë pas Luftës së dytë Botërore dhe e futi vendin në një regjim diktatorial, i tillë edhe Sali Berisha që nuk mund të dalë me lavdi nga historia, pavarësisht se mund të ketë bërë gjëra të mira.

Edhe Edi Rama erdhi në pushtet si një lider populist dhe pas ikjes do të bëhet bilanci i tij, megjithatë ai drejton një forcë politike që fiton 50% të votës së Shqiptarëve.

Albin Kurti do ta luajë këtë rol me vetëm 25%…

10 komente në ““Nxënës i Ramës”: A është i eksportueshëm fenomeni Vetëvendosje dhe kë ka model Albin Kurti si lider populist në arenën politike shqiptare?”

  1. Olti says:

    Ne nje menyre apo tjeter, nje Vetvendosje e ngjashme do vije ne Shqiperi madje shume shpejt.
    Keta pacavure qe kemi nuk ua shohim dot me fytyren nga neveria e jo me te frymezojne ndonje.

    Duket hapur frika qe ka PS nga cfare po ndodh ne Kosove, prandaj botojne kesisoj shkrimesh lart e poshte. Ndersa keta te PD-se kur te vdesin fare na thoni tu cojme ndonje lule apo ndonje ferre aty ku ta kene!

  2. Flutura says:

    O Pata ke folur e argumentuar si pata.
    Krahasime ordinere, pa vend, cilesime idiote, duket se nuk njeh aspak historite e liderve qe permend, cfare te mire apo te keqe i kane bere ketij vendi.
    Ke folur kidra mbas bregut.

  3. gjyshi says:

    I ditur si djalli, i aftë si gebelsi. I ngjan edhe një Mjeku të mirë, që di të përcaktojë egzakt diagnozën, por që nuk di të përcaktojë terapinë. Qofsha i gabuar, por ky njeri ka për t’i sjell shumë te këqia Kosovës.

  4. Bilbilenjet says:

    Sali Berisha,nuk i ka bere anje te mire ketij vendi.Ai vetem e shkaterroi kete vend dhe varferoi ne skajet me te thella kete popull.Ithtaret e tij, qe jane paguar e paguhen akoma, te vrasin per ate,se i gezojn parase se madhe dhe nuk kane din e iman per populin.Te zezat qe i ka bere ai shqipetareve edhe prerja me gersher nga kembet e te koka,nuk i shpaguan dot.

  5. Lee lee says:

    POPULIST. REVISIONIST.ANARSHIST …… LARGPAMES BURRE SHTETI IDEALIST PATRIOT…. o njerez qe analizoni me gjithe respectin dhe padijen time. Kush eshte esenciale dhe paresore barazia apo pabarazia shkollim per te gjith apo vetem per te pasurit. Ngritja e sindikatave dhe aksesi I fondeve per fitime popullore apo fitime te bankave. O zoti Ylli te te them nje fakt dhe analizoe si te duah dhe lidhe si te duash me artikullin. 40%e BP itakon fondit te pensionisteve te UK. 25%e te celikikut evropian I takon fondit te ushtarakve te Turqis. Mejxher e Bleu rrjetin e hekurudhave dhe sherbimet publike pas pruvatizimit e nese termi populist eshte per kete version hallal e kane dhe voten dhe respectin e njerzve

  6. Millosh Gjergji says:

    Të krahasosh Albin Kurtin me Haxhi Qamilin, duhet ose t’ishe injorant, i sëmurë nga xhelozia apo i prirur për ta hudhur gurin e fshehur dorën. Fatkeqësi që një injoranti i lejohet të shprehet te “TEMA”.

  7. fati says:

    Or Pata, per cfare fenomeni e ke llafin, per ate qe 1/4 e kosovareve votuan nje debil per km, nje njeri pa eksperience politike e qe nuk ka shkelqyer askund per asgje??? Se shpejti do ti degjosh zerin dhe bemat e tij. Sa pa marre akoma postin (nuk dihet akoma a do ta marri pasi jane edhe me shume se 50 000 mije vota pa u numeruar, kur vetem 2500 vota bejne diferencen) ai i ndryshoj mendimet e tij, per taksen, etj. Po perse me dokrrat e tij do te kenaqet populli i kosoves??? Populli do zgjidhje te problemeve, te cilat nje person si kurti nuk ka tope per ti zgjidhur.

  8. Lori says:

    Te dy vendet kane dale ,nga Lufta me Serbine ,Kosova me Millosheviçin e Shqiperia me Berishishizmin te dyja rregjime gjakatare ku tanke perdori Millosheviçi e tanke perdori Salinizmi,dogji Milloshevizmi Kosoven edhe Berishizmi e heri shkrum e hi Shqiperine duke e çuar vendin deri ne lufte vellavrasje Veri -Jug!Tani qe dy vendet jane çliruar nga okupatoret Kosova ka fatin te drejtohet nga populisti Kurti por qe me shume ka gjasa ose te deshtoje ose te ktheje vendin si ne Shqiperine e viteve te Berishizmit ç’ka do shkaktonte nje dem te madh jo per kosoven por per kombin ne pergjithesi!Ndersa Edi Rama vertet edhte populise por ne radhe te pare eshte nje nder negociatoret me te medhenj qe ka njohur ky komb e ritheksoj ky komb ku nuk ka vuajtur per burra por per njerez vizionare e negociues te zote!Me thoni kush nga udheheqesit Shqipetare e Kosovare eshte i ftuar ne sofren Europiane e me gjere se sa Edi Rama ku kudo jo vetem qe na ka nderuar me pranine e tij por edhe ka mbrojtur si asnje tjeter vlerat qe ka ky popull e komb!Ndaj koha do te tregoje se kush eshte niveli i Edi Rames dhe i politikaneve qe e rrethojne ndonese shpreh relativa per Albin Kurtin per nivelin qe mbart por pa vizion! Te mos harrojme qe Albin Kurti nuk e gjeti Kosoven siç gjeti Edi Rama Shqiperine!Ne fatkeqesisht jemi nje popull qe harrojme shpejt !Se fundemi me thoni kush politikan Shqipetar ka hyre e ka dale neper sallonet e politikberjes se Bote e eshte nderuar e na ka nderuar si kush ai tjeter!Uroj qe Albini ta kete lexuar thirrjen e tij qe kush eshte ndryshimi i tij me Ramen ne pergjigjien qe Rama i ktheu nje gazetari kur u pyet per Albinin qe :”Une me Albinin ndryshoj se une muhabetet private nuk i bej publike ,ndersa ai i bene”!

  9. xhoxhi says:

    Një njeri që i vë flakën parlamentit nuk është as për çoban jo më për kryeministër të Kosovës.Ai ka qënë kundër çdo gjëje në Kosovë.Atë vend si edhe Shqipërinë e drejton Amerika,Gjermania,Franca shtet që kanë paranë dhe do bëhet siç duan ata.Ramushi mori fora dhe nuk e dëgjoi Amerikën dhe Europën dhe i shkoi thirja për në Hagë.Pse?Sepse nuk e dëgjoi Amerikën dhe B.E-në.Kështu që edhe Albin trimi këtë fat do ketë…Le ta provojë njëherë këtë karike dhe flasim më vonë..

  10. maga says:

    o pata,qënke komplet rosë! Pse kurti na qënka populist? apo kur nuk ke ku ta kritikosh,i fut një populist dhe je rehat! është populist se do dhe kërkon bashkimin e shqiptarëve në një shtet. ky nuk është populizëm po detyrim i çdo udheheqsi shqiptar. në vend të kritikojë ata që na drejtuan këto 30 vjet,qe përveçse hajdut ishin dhe tradhëtare,flet për kurtin që, shyqyr zotit më në fund kemi të kemi shtetar proshqiptar.
    ti pata, bashkë me ymer bazen dhe gjithë llumin e analistëve,jeni mësuar ti mbani iso këlyshve të serbit e grekut gjithë këto vite. Por tashmë prapaganda juaj nuk pi më ujë. bashkë me sistemin e vjetër do zhdukeni nga skena edhe bythlëpirësit e tyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje