Shqiptarët bashkohen në peticion për revokimin e çmimit “Nobel” për Peter Handke

11 Tetor 2019, 12:58Kulturë TEMA

Një ditë pas ndarjes së çmimeve Nobel, konkretisht atij të Letërsisë për shkrimtarin austriak, Peter Handke, nuk ka vonuar nisja e një peticioni online kundër këtij vendimi ndaj Akademisë Suedeze që realizoi eventin.

Shqiptarët janë bashkuar në një peticion për revokimin e këtij çmimi, pasi Handke përveç të qenurit një shkrimtar i shquar, me stil të veçantë prozaik, ai njihet në mbarë botën për mbrojtjen e vazhdueshme të ish presidentit serb, Sllobodan Milloshevic.

Ishte viti 2006 kur Sllobodan Millosheviçi ndërroi jetë, dhe në funeralin e tij laureati i sotëm i “Nobelit” për letërsi, i mallëngjyer u shpreh: “Afër Jugosllavisë, afër Serbisë, afër Millosheviçit”.

Për Handken, gjithë ajo çfarë ka bërë Millosheviçi ka qenë “për ta mbrojtur popullin e tij”, deklaratë kjo e dhënë gjatë funeralit në Beograd, para një turme të madhe nacionalistësh radikalë serbë.

Për të firmosur këtë peticion mund të klikoni këtu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje