Pas reagimeve të jashtëzakonshme që shkaktoi dhënia e Nobelit të sivjetshëm të letërsisë shkrimtarit Peter Handke, një përkrahës i regjimit të Sllobodan Milloshevicit, foli dhe Akademia Suedeze.
Sekretari i përhershëm i saj, Mats Malm, tha për New York Times se komiteti i bën përzgjedhjet mbi baza letrare dhe estetike dhe se “nuk është mandati i akademisë të balancojë cilësinë letrare kundrejt konsideratave politike”.
CNN-i po ashtu kërkoi një koment lidhur me vendimin polemizues, jehona negative e të cilit, vazhdon ende. Përgjigja që mori gjigandi mediatik amerikan ishte se “asnjëherë nuk i komentojmë përzgjedhjet e pavaruara të cilat jepen nga institucionet që zgjedhin laureatët për Çmime Nobel”.
Romani i parë debutues i Handke “Die Hornissen” u botua në 1966, dhe vepra e tij e vitit 1970 “Die Angst des Tormanns beim Elfmeter”, u kthye në film nga regjisori i njohur gjerman Wim Wenders.
Sipas analistit Florian Bieber nga Universiteti i Gracit, ajo që e bën këtë zgjedhje edhe më problematike është fakti se idetë e Handkes pro nacionalizmit serb, janë reflektuar edhe në punën e tij.
“Ai ka këmbëngulur në mbrojtjen e bërë atij që unë do ta quaja pozicion nacionalist serb”, tha Bieber.
Kjo, shtoi analisti, e bën dhënien e çmimit shumë problematike sepse nuk janë vetëm deklaratat e tij politike, por i ka përfshirë në shkrimet e tij dhe tre libra që reflekton këto pikëpamje, dy nga të cilët shënime udhëtimesh dhe një skenar për pjesë teatrale.
Eshte skandaloze kur nje institucion behet kaq i turpshem……
Shikoni cfare llogjike idjote….
Jepjani nje medalje dhe Hitlerit…?
Me kte arsyetim mund ti jepni dhe Hitlerit nje cmim si piktor, se ne fund te fundit juve ju intereson vetem estetika, jo politika.
Ne mendojme se ne KOMISIONIN E NOBELIT duhet te kete njerez qe te pakte edhe sikur shija e tyre letrare te mos jete ne lartesine e duhur te pakten disa parime jane te pa kundershtueshme .Nje shkrimtar i talentuar qe zotron ato qe e bejne te shquar si stili letrar.narracioni,vertetesia artistike,realizmi e shume vecori te tjera nuk pushon se shpalluri ne menyre artistike botkuptimin e tij,nivelin e formimit.,emancipimin shoqeror e te tjera pervec talentit artistik qe permendem me pare.Pare ne kete veshtrim Komisioni nuk na e mbush mendjen per kriteret sepse sado stil te zgjedhur te kete nje person me pikpamje fashiste asgje tjeter nuk ka vlere.Lere se c;thote vete ”fituesi”por edhe intelektualet perparimtare serb,sado pak te jene.nuk e vleresojne personalitetin e tij.Komisioni le te shpalle fitues po te doje edhe ndonje talent qe mund te jete dhe vrases perderisa Handke justifikon genocidin. Si eshte e mundur? Ku qendrojne vlerat njerezore???Kjo gjoja xhveshje nga gjoja qendrimi politik eshte i pa sinqerte sepse qendrimi duhet te jete njerzor per vlerat e leximit ,qellimin dhe hedonizmin.Njerezimi nuk duhet te edukohet dhe te mesohet me te keqen.