Shoqërimi i çunit të Fahri Balliut, reagon Ministri Lleshaj: PD përdori fëmijët abuzivisht, Basha u fsheh pas grave. Policia nuk do të përballet kurrë me ta

13 Tetor 2019, 19:59Politika TEMA

Pas shoqerimit ne polici te ish-deputetit te PD, Klevis Balliu dhe te disa qytetareve qe protestuan tek zona e Astirit ne Tirane, ka reaguar ministri Brendshem, Sander Lleshaj.

Lleshaj shprehet me ironi se “pushimet e verës duket se nuk e ndihmuan Partinë Demokratike për të gjetur udhën e politikës”.

“Drejtuesit e PD duhet të dinë mirë një gjë: Policia e Shtetit nuk do të përballet kurrë me fëmijët e keqpërdorur politikisht. Por, në të njëjtën kohë, ajo nuk do të tolerojë asnjë pengmarrje të qytetit nga një grup parapolitik i dalë dëshpërimisht jashtë rrugës së arsyes dhe të ligjit”, shprehet ai ne nje postim ne rrjetet sociale.

Me tej ai ka bere thirrje qe te “gjithë qytetarët që janë bërë pjesë e këtij manipulimi që të distancohen nga shkeljet e ligjit, që të mbajnë fëmijët larg politikës së rrugës dhe që të mos lejojnë keqpërdorimin e vetes për interesa politike”.

Postimi i plote i Ministrit të Brendshëm:

Pushimet e verës duket se nuk e ndihmuan Partinë Demokratike për të gjetur udhën e politikës.

Sot, më 13 tetor, ajo u rikthye përsëri në vesin e vjetër të bllokimit të rrugëve, por kësaj radhe me një “risi” të mjerë. Drejtues të saj u fshehën pas fëmijëve dhe grave, të cilët u përdorën në mënyrë abuzive, si shprehje tronditëse e mungesës së përgjegjshmërisë dhe e kurajos.

Drejtuesit e PD duhet të dinë mirë një gjë: Policia e Shtetit nuk do të përballet kurrë me fëmijët e keqpërdorur politikisht.

Por, në të njëjtën kohë, ajo nuk do të tolerojë asnjë pengmarrje të qytetit nga një grup parapolitik i dalë dëshpërimisht jashtë rrugës së arsyes dhe të ligjit.

Me këtë rast, ftoj të gjithë qytetarët që janë bërë pjesë e këtij manipulimi që të distancohen nga shkeljet e ligjit, që të mbajnë fëmijët larg politikës së rrugës dhe që të mos lejojnë keqpërdorimin e vetes për interesa politike!

E drejta e tyre nuk mund të gjendet kurrë tek bllokimi i arterieve kryesore të kryeqytetit, por vetëm te rruga institucionale.

Iluzioni se problemet mund të zgjidhen përmes vetëgjyqësisë, që promovon PD, është i kotë dhe i dëmshëm për të gjithë.

E vetmja rrugë e arsyeshme për të zgjidhur problemet është qasja institucionale.

Institucionet janë plotësisht të gatshme dhe të përgatitura për të trajtuar në rrugë ligjore problemet e qytetarëve.

10 komente në “Shoqërimi i çunit të Fahri Balliut, reagon Ministri Lleshaj: PD përdori fëmijët abuzivisht, Basha u fsheh pas grave. Policia nuk do të përballet kurrë me ta”

  1. alphade says:

    Bejani…..n…..ketij cunit te Fariut .!
    The same father the same son !
    Bem baba te te ngjaje,nje monster
    e vertete. Fatkeqesia e madhe e ke-
    tyre te rinjeve qe mbarojne shkollat
    ne Perendim,kur kthehen ne Shqiperi
    jo vetem qe shesin dengla me tonelata
    por me e keqja eshte se behen me kato-
    like se Papa,pa kurrefare dinjiteti metamor-
    fizohen duke marre pozat e nazihatet e pa-
    droneve te tyre,me te vetmin qellim qe t’i
    hyjne ne zemer eproreve per nje cope post.
    Shembuj tipike jane Cuni Fariut dhe Bogdani
    i Saliut qe per disa kohe sa i doli boja u ngrehos
    sikur po mbante globin ne duart e tija,por shpejt
    “shkelqimi dhe renia e zoti Bogdani” ra ne fund te
    gjirizit duke i dhene nje cope vend ne hicin e Tiranes.
    Keta individe mendojne se duke perdorur rruget dhe
    metodat makiaveliste do arrijne te katapultohen ne
    hierarkine partiake por shpejt u del boja dhe mbeten
    si peshku ne zalke..!S’ka gje me te madhe se sa te ruash
    dinjitetin tend duke mbrojtur ato qe quhen parime ideo-
    ligjike. Any way !

  2. Kasem gahinji. says:

    Nese doni te zbatoni ligjin, kapni organizzatore, qofshin edhe gra, apo njerez qe fshihen pas fustanit te grave. Nukkenipse rrihni grate dhe femijet. Neser, dite e re, nafake e re. Por… Dokumentoini.

  3. ZIGUR QARRI says:

    O “Shtepia” me qete mor evlat, me qete! Ki kujdes se mos harron, dhe keto fjale kaq te kulturuara, i thua edhe kur ha darke me familjen.

  4. TONI says:

    Shtepia mbrohet me ligj….
    Shtepia qe mban kurva mbrohet me ligjin e karrit te gomarit o te qifsh cfare te permban shpia…kaq shume te ka hyre karri ty te parit sa mendja te ka mbetur tek karri ne bythe o bytheqirre shembullor.

  5. Komentuesi says:

    Gazeta tema,bene gabim qe boton komentet e disa injoranteve qe thon pislleqe qe, as kalamanjet ,apo barinjet me dhi nuk i perdorin kete fjalor banal.

    1. Lik says:

      Turp per keto lloj komentesh,dhe gabim qe lejohen te tilla komente me fjalor te tille. Kane 30 vjet qe kane zaptuar dhe shfryrezuar pronen e tjetrit dhe kerkojne te injorojne akoma ligjin.Shteti nuk duhet te toleroje te tille bandite me mbeshtetje politike

  6. GAZETARJA says:

    Jashte edukates , por plotesisht e justifikuar per fjalorin tmerresisht te piset , te te kisha perballe do te isha e kenaqur te te peshtyja ne fytyren tende , o pisanjos i pandreqshem !
    Kuptohet qe Z. MERo do te te diskreditoje qe te boton cdo pisllek qe qe del nga goja jote e peshtire, por harron qe ne na peshtjellon zorret !
    ZOTI te mallkofte !

  7. Titi says:

    Grate dhe femijet mbrojne shtepite e tyre jo te Bashes.Por ti je ulok nga mendja o Lleshaj.

  8. emigranti says:

    o zoti sander fillo qe nga lul basha tek saliu e me radhe dhe tek ky zigur qarri sepse po e shikon cfare po ben saliu e me radhe, duke kercenuar izet haxhian e plote te tjera mos lejoni me anarshi.

  9. Duhet ti fryje ne vesh dikush Bashes, qe perkrah rreth 40 veta qe kane shkelur ligjin kane bere shtepite pa leje dhe pa blere truallin , nderkohe qe duke bllokuar rrugen fiton urejtjen e minimumi 100,000 mije qytaterve qe bllokohen per disa ore ne hallin e tyre. Kete bilanv duhet te beje basha qe nuk po kupton se cpo ben.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje