Jari shpjegon lëvizjen e Lulit brenda opozitës parlamentare

14 Tetor 2019, 20:34Antena TEMA

Pas përpjekjeve për një puç brenda opozitës parlamentare, Jari vendosi t’iu shpjegojw demokratëve vizionin e Lulit për këtë çështje:

“Të dashur demokratë,

Jari ju sqaron.

Ajo që po ndodh brenda opozitës parlamentare është një lëvizje vizionare e Lulit, pas 30 qershorit.

Ajo që duhet të themi që në fillim, është se vizioni i Lulit për diegien e mandateve ka pasur dy objektiva.

E para, ka pas objektiv të nxirrte jashtë Parlamentit grupin aktual parlamentar, pasi aty Doktori kishte shumë protagonizëm dhe Lulit i thoshin ushtar i Doktorit.

Ju e mbani mend se si disa herë deputetët i bindeshin Doktorit dhe jo Lulit.

Kështu që Luli mori vendim ta eleminonte këtë histori, duke djegur mandatet.

Doktori e pranoi verdiktin dhe Luli shpëtoi nga kjo histori, ku nuk e pyeste askush në sallë të Parlamentit, përveç Ramës, që e merrte seriozisht.

Objektivi i dytë i Lulit ishte të merrte pushtetin përmes djegies së mandateve.

Atë se pati fat, se ashtu u bë puna më 30 qershor.

Tani ka kaluar në fazën e dytë të objektivave.

Qëllimi është që të ketë një grup të vetin brenda opozitës parlamentare, që të ketë mundësi të bllokojë reformën zgjedhore dhe të mos lejojw Ramën ta bëjw atë, me opozitën parlamentare.

Kjo ka shumë rëndësi.

Sipas burimeve tona, Rama do kalojë për reformw zgjedhore vetëm rekomandimet e OSBE ODIHR.

Ne nuk duhet ta lejojmë këtë. Ne duhet ta pengojmë.

Meqë të huajt nuk pranojnë të jenë përfaqësues të reformës, atëhere ne duhet të kemi njerëzit tanë në opozitën parlamentare.

Në finale, Luli ja ka arritur të nxjerrw nga Parlamenti Doktorin, që është nga mali i Shkëlzenit dhe të fusw Korabin.

Siç e dini, Korabi është më i lartw se Shkëlzeni dhe i takon.

Ndaj kjo fazë është paksa delikate.

Nga ky konflikt brenda opozitës parlamentare do ndahet grupi në pro Luli dhe kundër Luli.

Pas kësaj, ne e kemi më të lehtë t’i delegojmë ata si përfaqësues tanë në Parlament dhe të ecim së bashku drejt fitores në zgjedhjet e vitit 2021.

I juaji, Jari!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje