Kryedemokrati Lulzim Basha, ka deklaruar mbrëmjen e sotmë se prioriteti i opozitës është thellimi i bashkëpunimit me amerikanët.
Këtë deklaratë të tij Basha e bëri nga ceremonia e 10 vjetorit të themelimit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit.
Basha theksoi se nuk mund të lejohet më një qeverisje e mbyllur, inefiçente dhe infektive të bëhet pengesë për jetën e përditshme dhe të ardhmen e shqiptarëve.
“Dialogu me miqtë dhe partnerët tanë strategjikë është në zemër të së ardhmes plot shpresë për Shqipërinë.
Askush nuk duhet ta vërë në dyshim: e ardhmja jonë është plot me shpresë.
Por sot kombi ynë ndodhet në udhëkryq. Ndërkohë që duam të afrohemi më shumë drejt miqve dhe partnerëve tanë në Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara, ne na pret një punë kolosale, me reforma dhe ndryshime të mëdha përpara.
Në këtë udhëkryq ku ndodhemi sot, ne na duhet të zgjedhim cilën rrugë do të marrim. Do të zgjedhim rrugën e lirisë, transparencës, llogaridhënies dhe zhvillimit?
Apo do vazhdojmë të ngecim në rrugën e tanishme, me marshin në indietro.
Zonja dhe zotërinj, miq,
Nuk kemi zgjedhje tjetër për veç se të marrim rrugën e parë. Rrugën e zhvillimit.
Dhe për ta bërë këtë të mundur, na duhet jo vetëm të punojmë ngushtësisht me ju, me miqtë e partnerët tanë euro-atlantikë, por të vëmë në jetë reforma dhe ndryshime të mëdha. Na duhet ta pastrojmë Shqipërinë’, ka thënë kreu i PD.
Mos kujton se eshte duke mashtruar ata fshataret ke astiri ?
Kesaj politike une i them : Vidh dhe eksperimento. Vri dhe eksperimento. Percaj dhe eksperimento. Bej revolucion dhe eksperimento. Lidhu me Rusin dhe eksperimento. Lidhu me Serbin dhe eksperimento. Genje dhe eksperimento. Me nje fjale Rrumpalle per te eksperimentuar. Akoma ka mbetur Amerika per eksperiment. E keqja per ty o Basha eshte se Amerika fshin bythen me eksperimentin tend. Amerika te ka kapur DNA tende dhe nga eksperimenti qe ka bere ti del me gjak te prishur. Ajo mendon se mbartesit e ketij gjaku ne Shqiperi duhet te izolohen. Ata perbejne rrezik jo vetem per ne por rezikojne egzistencen njerezore po qe se shtohen jasht Shqiperise.
Pse ca u bene Shba dhe BE, si ura e lanes? Hajt se po afrohemi! Po kush te pret ty o karagjosiç?!