Për dhunuesit e fyer të ambasadorit Borchard

14 Tetor 2019, 19:39Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ka një histeri të dirigjuar nga opozita kundër ambasadorit Borchard, i cili duke qenë në privatësinë e tij dhe në të drejtën për të lëvizur i lirë në këtë qytet, në një moment nervozizmi, pasi është përballur me fyerje dhe sharje nga një grup bashibuzukësh të Unazës së Re, i ka “përshëndetur” me gishtin e mesit. Natyrisht nuk është një pozitë që një diplomat do të kishte dëshirë të ishte, por ai nuk ka qenë aty si diplomat, por si qytetar në punë të tij. Më shumë se sa gjest i gabuar, ambasadori ka problem se ishte në vendin e gabuar.

Së pari, përpjekja për ta paraqitur gjestin e ambasadorit si fyerje ndaj popullit shqiptar, është një spekulim i neveritshëm, pasi popullin shqiptar nuk e përfaqësojnë një grup njerëzish të dëshpëruar dhe histerikë, që kanë një vit që bllokojnë rrugën tek “Unaza e Re”.

Ata e kanë fyer ambasadorin, pa bërë ende ndonjë gjest kundër tyre. E kanë sulmuar me një fjalor të rëndë, pa asnjë arsye, thjesht se e kanë identifikuar atë si një target sulmesh prej Ilir Metës dhe Lulzim Bashës në zgjedhjet e 30 qershorit.

Nëse do identifikojmë atë grusht njerëzish të dëshpëruar kundër ambasadorit, si “popull shqiptar”, do të na duhet të identifikojmë si përfaqësues të popullit shqiptar dhe atë bandën e Ilir Metës që i shkoi në shtëpi, duke i shkruar parrulla si nazistët dikur kundër hebrenjëve në portën e shtëpisë.

Me kriterin  e kësaj vale histerie, ambasadori do të mund të mendonte se populli shqiptar e ka poshtëruar, se i ka shkruar parrulla gjithë urrejtje tek dera e shtëpisë. Por siç e pamë, ai ishte i qetë pas kësaj.

Së dyti, kauza  e banorëve të “Unazës së Re” është një kauzë sociale e disa familjeve, të cilët falë dhe realitetit kaotik shqiptar të tranzicionit, sot janë në pozitë të keqe, pasi do të duhet të prishin shtëpitë që i kanë ndërtuar mbi gjurmën e Unazës së Tiranës.

Fakti që kjo kauzë e tyre është bërë kauzë politike e një opozitë të tredhur dhe pa ide, nuk do të thotë që populli shqiptar duhet të shpallë model të pakënaqësisë së tij sociale dhe politike, zaptues tokash që duan të kthehen në heronj të tranzicionit, meqë disa zaptues të tjerë ja kanë dalë.

Është fatkeqe të shikosh deputetët e PD, sidomos ata që janë “tirons” të vjetër, krah një kauze që fyen identitetin e tyre dhe një partie, që e nisi jetën e saj si parti që do rikthente pronën tek i zoti dhe që është katandisur të mbrojë pronën e “më të zotëve”, që zaptojnë hapësirat publike.

Është tjetër diskutimi se si mund të zbutet plaga e tyre sociale, por shpallja e kauzës së tyre, si kauzë opozitare, tregon mjerimin e opozitës dhe jo të drejtën e tyre. Ndaj në këtë rast, gjesti i ambasadorit nuk ëshët as ndaj opozitës, por ndaj disa histerikëve që fyejnë e sulmojnë çdokënd që nuk është dakord me hallin e tyre.

Së treti, dhe këtu jeni të lire të shfryni sa të doni, ambasadori Borchard nuk ua ka ngritur gishtin në emër të OSBE, apo kartës së diplomatit që mban në xhep, por si një qytetar i lirë, që ndërsa shëtit me gruan e tij, ju e sulmoni dhe e fyeni pa u patur asnjë borxh.

Duke qëlluar gjerman gjakëftohtë, u ka ngritur vetëm gishtin. Ndonjë shqiptar mund t’ua kishte kthyer dhe më keq.

Ai nuk ishte aty për të mbajtur fjalim para protestuesve si diplomat dhe ata e fyen misionin e tij. Ai ishte në punë të vet si qytetar, dhe ata kanë dhunuar privatësinë e tij.

Duke qenë i sjellshëm, ai sot u ka kërkuar ndjesë atyre që janë fyer, dhe kur thotë “atyre”, nuk ka parasysh ata që e kanë sulmuar. Ata e kanë merituar dhe më keq.

36 komente në “Për dhunuesit e fyer të ambasadorit Borchard”

  1. ??PD-së! says:

    BASHKOHEM ME BORCHARD !!

    1. Luli says:

      Ata zaptues te prones te te gjitheve meritojne jo nje gisht ,por gishtat e gjithe shqiptareve te ndershem dhe I kane pak Turp per rrugaxhinjte e ShQUP it me lulin e cunin e Fariut qe te paligjshmit

  2. Për shkelësit e ligjit ? says:

    Edhe unë jamë , Borchard ! ?

  3. Ramadoni says:

    ?, grabitësve të pronave të Tironsave paqësor dhe të duruar .

  4. Kozmos says:

    ATA QE PROTESTOJNE , JANE ZAPTUES TE TOKAVE , QE NUK JA KA DHENE AS NENA ,AS BABAI . POR NUK KUPTOJ ,PERSE KETA IDIOT , SHQETESOJNE , Z. BIRCHARD , PERGJIGJA QE I KA DHENE AI , ESHTE PAK POR E MERITUAR .
    BRAVO BORCHARD .

  5. Xeni pa qime says:

    NUK MUND TE PERFAQSOJNE POPULLIN NJE GRUPE ZAPTUES TOKASH BLLOKUES RRUGESH SHKELES TE LIGJIT

  6. Atdheu says:

    Edhe une me Borchard!!!!

  7. Reno says:

    Jam socialist por ty Mero duhet te te vije turp per kete shkrim.

    1. XheJ eN Bi says:

      Reno….
      Ti vetëm një mut je, jo më të jesh socialist.
      Pse nuk të pëlqeu shkrimi ? Mos ishe dhe ti në atë turmë dhe na u ofendove ?

  8. aladini me eskortë says:

    A jeni ne terezi ju bashke me Meron
    Leqe keto komentet duket qe i ka shkruajtur e njejta dore, nga bodrumi i Kryeministrise, po edhe sikur te ishin te ndryshem prape po ju them?
    a jeni ne terezi?

  9. Tajari says:

    Borchard,
    One finger is not enough.
    Respect.

  10. Ndez çibuku says:

    Se ç’èshtè njè biçim shkrimtaro- analist nga shqipètarèt e Maqedonisè, me njè emèr qè i ngjan njè gjelle me vezè tè prishura e qepè….. mezi kishte pritur rastin qè tè ndèrhynte ndaj gjestit tè herr. Borchard, pèrmètepèr shtonte qè s’ka burra Shqipèria….. Ky shkrim èshtè pèrgjigjia mè inteligjente pèr tè gjitha ‘gjellat’ turko .sllave ! Kjo èshtè TemA qè unè dua !!!

  11. Keta kane 30 vjet qe na kane futur gishtin dhe na kane lene me gisht ne goje se nuk mjafton qe kane xan pronat,por na xun edhe rrugen.
    Edhe na revoltohen nga gishti i bochardit pasi e kane ofenduar,por keshtu eshte kur shteti nuk i tregon jo gishtin,por ti tregoj ligjin ketyre bastardeve antiligj

  12. Koba says:

    Kulmi kur del ne TV Spiuni i UDB Nul Noka !!!.na qenka fyer dhe ky kerriç !!! ,qe i mban oturakun Sale Kriminelit.

  13. Tomori USA. says:

    Urime zoti Bocard, per perfaqesimin me dinjitet te detyres tuaj te lart, si perfaqesus i BE.
    NJe tufe shkeles te ligjit, ne vend qe te mendojne si ta zgjidhin problemn e paligjeshmeris qe ka sunduar ne keto vite trazicjoni shajne e fyejne nje diplomat kariere, perfaqesus te BE, qe ishte ne punen apo qefin e vet, jasht orarit zyrtar.
    Turp me te madh nuke ka, per opoziten PD< LSI, qe ne vend te pergjigjet pse se ka zgjidhur kur ka qene ne pushtet, nxit, dhe ben kauzen e saj, kete protest te jashteligjeshme, per efekte elektorale, duke e sabotuar ndertimin e kesaj vepre me permasa lokale e mbarekombetare.
    Zoti Boshard, vazhdo punen si deri me sot, keta qe lehin sot, nuke perafaqesojne gjithe shqipteret. Te lutemi brenda mundesive ligjore, ndihmohe popullin tone te prosperoi, ne forcimin e demokracis, shtetit ligjor, zhivillimin e ekonomis, per te cilen kan aq shume nevoje qytetaret shqiptare.

  14. am says:

    Gishtin e kanë pak. Unë jam më Borchard.

  15. Luli says:

    Ata zaptues te prones te te gjitheve meritojne jo nje gisht ,por gishtat e gjithe shqiptareve te ndershem dhe I kane pak Turp per rrugaxhinjte e ShQUP it me lulin e cunin e Fariut qe te paligjshmit

  16. Gjoli says:

    Cfare po ndodh ne kete vend. Ndonje ambasador, kur te jete ne pune tie tij dhe per qejf te tij te na nxjerre edhe koqet dhe qeveria e shqiptareve ne Shqiperine qe duam te heshte si gurr varri sikunder po hesht tani.I dashur Mero bej gati shkrimin per te gjestin rrugaceror te ambasadoruceve qe kemi ne Shqiperi.Turp per are qe beri gjestin turp per ata qe justifikojne kete palo ambasador.

  17. j says:

    Larg shpellarët nga Europa e përparuar.

  18. Largpamsi says:

    Per 20 malok te qelbur me ne krye sal trapin te mbahet peng tirana triqini zvar se na flliqen

  19. Zigur Qarri says:

    “Moment nervozizmi”? Berndt Borchard eshte politikan me pervoje,me profesion psikolog,qe do te thote,eshte preciz per gjithshka sa ben.
    Sa per dijeni,tregimi i gishtit te mesit ne Gjermani eshte veper penale,gjobe dhe 180 dite denim ne gjendje te lire.
    Te justifikosh nje gjest te tille ordiner nga nje personalitet i BE-se,eshte pak te thuash jashtqitje.
    Servilizem i peshtire deri ne neveri.Deri ku ka arritur militantizmi partiak,te mbrosh te huajt ne dem te shqiptareve,edhe kur eshte i
    kapur me presh ne duar,100% fajtor.

    1. Shqip says:

      O trap. Jo çdo veprim i denueshem eshte veper penale. Pastaj mendo se c gomarllek shkruan: denim ne gjendje te lire!

      1. Zigur Qarri says:

        Ik ore debil!

  20. Cifuti x says:

    Si esht bota e !
    Bota esht me rrota
    Rrotullohet si rrota.
    Ngadal a me ngut
    Dhe rroten ta fut.

  21. edi nga surreli says:

    QE MOS TA SHOHI NJERI GISHTIN E BORCHARD MERRE FUTE KE SUMA JOTE MERO

  22. Sit back and relaks■●**▪%^* says:

    Mmmm, Mero thote qe psh nqs Merkeli i tregon gishtin e mesit si qytetare private protestuesve eshte normale ne gjermani, apo nqs ambasadori shqiptar ne gjermani ndersa shkon per darke tju tregoje gishtin e mesit gjermaneve qe e atakojn edhe kjo do ishte normale ne gjermani per Meron. Te jesh inferior eshte nje gje, po te jesh inferior dhe ta fshehesh kete duke u bere bythelepires kete vetem Mero e ben. Me Mero-mentalitetin qe mbizoteron me shqiptareve jo gishtin po edhe sikur carin te kish qit borchard jo vetem qe sdo ofendoheshin po do donin te benin edhe selfie me allatet e ambasadorit. Popull Banane. Te provoje ndonje ambasador te qesi gishtin ndaj protestuesve ne amerike kunder amerikaneve po ia marrin gishtin me githe krah dhe ia fusin nga bytha e ia qesin tek goja jo vetem figurativisht..

  23. Avokat Ngjela says:

    je kaq i neveritshem, sa nuk do te ishte me fyes po te te nxirrte ty ne vend te gishtit,(duke e lexuar perciptazi shkrimin bindesh qe je pjese e kazanit qe del edhe e kerkon gishtin kur nuk ta nxjerr edi and co

  24. fteri says:

    Ata që sulmuan ambasadorin Bochard ,nuk jan protestues ,por jan vandal të shqipërisë në europë dhe botë ,mercenar të Sali Berishës ,L.Bashës dhe Iliri Metës ,u zuri rrugën e diellin Borchardi ?…

    Përse udhëheqësit dhe vandalët e PD-së ,e “kruajn”, dhe sulmojn vazhdimisht ambasadorët e huaj në shqipëri 1…?
    !?…

    Me këtë stratgji agresive ,ata sulmojn prestigjin e shqiprisë në botë .Aa ofendojn trupin diplomatik në shqipëri ,për të asgjesuar vlerat pozitive te shqiptarve NË BOTË ..

    Këtë sjellje urrejtje e ofendimi e sharje e ka bë Saliu dhe Luli kundër Vllahutin apo ambasadorit amerikan z.LU ,kohët e fundit me falangat e shtypit ,televizioneve dhe opinjonidstve sharlatan .

    Me ndihmën e ndërkombëtarve shipëria ka ecur përpara ,dhe populli ja di përnderë ,se për këta PD-ista dhe LSI-sta ,shqiprinë e kishin quar përsëri në një luftë shkatërruese ,përsëri tani në v. 2019,njëlloi si në grushtin e shtetit të v.1997-98,faleminderit AMERIKË !

    Kulmi i armiqësisë ka arritur kur Sali Berisha i dha urdhër badigardit tij Izet Haxhisë në V.1997 të qëllonte me predha Kundra tank Ambasadën Amerikane në Tiranë .

    Na ruajt zoti nga këta hajdut e kriminel ,zaptues pronash e tokash tash 30 vjet rrupallë .

    Farës shëmtuar të F.Balliut dhe L.Bashës dhe mercenarve të tyre ,falanga të krimit ,ata që kan bllokuar rrugët ambasadori Borchad ,jo tu ngrinte gishtin ,por të ju tregonte pranagat dhe karin këtyre zuzarve që dogjën e vodhën shqipërinë,për 30 vjet rresht me Sali Berishën në krye,dhe asnjë nuk ka dhënë llogari para ligjit..

    Aty nuk është popull i ndershëm që sulmojn ambasadorët e haj dhe ambasadën amerikane në shqipëri (Ka tradit shqiptari në shpi të vet , miqët i ka respektuar vazhdimisht nuk i ka ofenduar ) ,por çfar ndodhë me mercenarët politik të Satrapit Sali Berishës ,L.Bashës ,Munika K ,dhe Ilir Floririt ,ata për të ruajtur karriken e pasurin të paprekëshmërin sulmojnë ambasadorët e huaj ,njëlloi si hajduti e tradhëtari Esat Pasha ,Vilhem Vidin që kërkonte të bënte shqipërinë shtet ligjor në botë.

    Pa neutralizuar këtë bandë mafiozësh nuk ka shqipëri të lirë demokratike dhe shtet ligjorë , por presim vetëm bllokim rrugësh .vjedhje ,vrasje ,shqipëria rrumpall edhe 30 vjet të tjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje