Top Story i kërkoi një prononcim vetë Ymer Lalës, për ta pyetur në lidhje me bisedat e që janë përgjuar, akuzat publike ndaj tij, por edhe ftesat për bashkëpunim nga kreu i Partisë Demokratike.
Fillimisht u tregua i gatshëm që të fliste, por më pas në mënyrë të beftë refuzoi të ishte pjesë e intervistës.
“Ja kjo është prap një transkriptim i ndyrë, i qëllimshëm për të bërë pis procesin. Flitet për qendrat e votimit si do ndahet monitorimi i qendrave të votimit mes dy shtabeve për bashkimin e forcave, një process normal elektoral ai thotë kam njerëzit këtu a do vish të ndajmë njerëzit kush do shkojë ku” thotë Damian Gjiknuri, ish – kordinator i PS-së në Dibër
“Damiani ishte shef shtabi në fakt për rilindjen po shefi ishte Ymer Lala, Ymeri kontrollonte gjithë shtabin Edhe Damiani ishte nën urdhrat e Ymerit për atë pjesë”, thotë Edi Paloka
Ish-ministri Gjiknuri, thotë se me Ymer Lalën nuk ka pasur miqësi personale. Sipas tij, ka qenë i detyruar të bashkëpunojë më të si koordinator i një partie aleate në fushatën lokale të Dibrës.
“Dhe e vetmja gjë që ka dalë fatkeqësisht, ndonjë fjalor i papërshtatshëm privat, se unë nuk po flisja me profesorë aty, po flisja me njerëz në terren në Dibër, kisha vajtur për fushatë elektorale e për këtë i kërkoj ndjesë publikut nëse ka fjalë të papërshtatshme”, thotë Damian Gjiknuri.
Kontaktet e Ymer Lalës në nivelet e larta të politikës janë fakt siç disa politikanë e kanë pranuar vetë. Referuar audio-përgjimeve, është thënë se ai ka mbajtur takim deri me kryeministrin Rama.
Ik o Gjiknur, ik largohu sa me pare, ti Mul Noka, Edi Paloka, çifti Kryemadhi-Meta, ik qerohuni e thyeni qafen njehere e mire nga politika shqiptare.
I beri Kosova zhjedhjet , njelloj si ne nje vend perendimor.
Kurse ne shqiperi….?!
Ai qe te vjedh voten, te vjedh jeten, shpirtin
Turp,turp që një parti politike e majtë apo e djathtë të afrohet dhe aktivixojë Ymer Lalën.Qoftë dhe të bijën e tij.Këto subjekte do marin vetëm qeverinë e dibranëve dhe abandonimin e tyre.Panvarsisht se për momentin mundet të fitojnë ndonjë votë.Po kujt i thua Damjanit.Po të mos idhte i kategorisë lumpen të Ymer Lalës,Damiani nuk do të kishte vjedhur sa u ca në naftë e hidrokarbure ose me Afrimin Qenajn, nuk kishte blerë aktualisht,shtëpi të re 400ooo Euro e makinë 30000 Euro.Në rast se Edi Rama dhe kompani janë shokë me të e Ymer Lalën le të thyejnë qafën e mos na çajnë TRAPIN.