Imami kundër Bashës: Opozita nuk është në vendin e duhur

15 Tetor 2019, 20:55Politika TEMA

Ish ministri dhe themeluesi i Partisë Demokratike, Arben Imami ka folur për situatën politike në vend  dhe  çeljen e negociatave për Shqipërinë.

I ftuar në studion e “Mbrëmja në ABC”, Imami u shpreh se megjithëse jemi në një situatë presioni dhe nevoje për të na patur brenda bllokut, Shqipëria nuk e merr dot.

“Dështimi i Shqipërisë për të marrë negociatat, është dështim i Partisë Socialiste dhe kryetarit të saj për të disatën herë.

Sivjet ka një shans, jo për shkak të Shqipërisë, por sepse SHBA janë shumë të intesuara që të ketë një stabilitet në rajon, dhe kjo e bën të domosdoshme futjen e Shqipërisë.

Megjithatë ende ka vende skeptike, jo ndaj Evropës së Madhe por ndaj Shqipërisë. Nuk realizohet sepse deficensat e brendshme këtu janë aq të mëdha.

Jemi në këtë situatë që me gjithë presioni edhe nevojën për të na pasur, Shqiperia nuk e merr dot për shkak të tre-katër vendeve.”

I pyetur nëse opozita ka ndonjë përgjegjësi, për shkak të djegies së madateve, çka solli dhe këtë situatë politike në vend, Imami u shpreh se opozita nuk ka ndikuar, sepse nuk mund të ndikojë nga pozicioni që vullnetarisht ka marrë.

“Opozita nuk ka asnjë lidhje me këtë çështje sepse nuk është në vendin ku duhet të ishte opozita.

Pra nuk është parlamentare dhe nuk mund të ndikojë nga pozicioni që vullnetarisht ka marrë. Opozita duhet të ishte kontroll.”, theksoi Imami

1 komente në “Imami kundër Bashës: Opozita nuk është në vendin e duhur”

  1. Mashkullori says:

    Po pse nuk paska pergjegjesi opozita?
    Ne vend te ishte “kontroll” ne Kuvend,doli jashte duke djegur jo vetem mandatet por dhe Shqiperine,kjo nuk eshte pergjegjesi e saj?
    Kur kerkohen reforma si ajo ne drejtesi dhe tani me shume per reformen zgjedhore,ajo qendron jashte e zvariten ato pafundesisht a nuk esht epjese e pergjegjesise dhe ajo?
    Shajeni maxhorancen se ka shume per ta share,por kontriboni ne ato qe keni detyrime te barabarta ne hartimin e ligjeve dhe zbatimin e tyre.Kerkoni zbatimin e ligjeve,por jo jashte parlamentit,sepse nuk keni asnje te drejte.Prandaj dhe e braktiset,gjoja per t’i shpetuar pergjegjesise.Kot e keni,nderkombetaret nuk jane aq budallenj sa ju.Ata nuk I gjykojne gjerat me llogjiken e Saliut,te Likes,te Lulushit,te Monkes dhe te tuat o Imam….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje