Johanes Hahn: Nuk ramë dakort, i kërkoj ndjesë qytetarëve të Shqipërisë dhe MV

15 Tetor 2019, 18:00Politika TEMA

Në konferencën për shtyp që u zhvillua pas mbylljes së takimit të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian në Luksemburg, komisioneri për Zgjerim në largim i BE-së, Johanes Hahn i kërkoi falje qytetarëve të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut që ende nuk është arritur një vendim i dakordësuar për ta.

Hahn shtoi se këto dy vende i kanë përmbushur kërkesat.

“I kërkoj falje qytetarëve të dy vendeve që nuk arritëm të binim dakord.

Procesi është I bazuar në merita dhe këto dy vende i kanë realizuar kërkesat.

Unë kam bërë maksimumin tim, por kam besim se do të kemi sukses në fund.

25 shtete janë në favor të hapjes së negociatave.

Nuk kam asnjë indikacion që Macron do të ndryshojë qëndrim.

Na duhet një sinjal politik për të dhënë dritën jeshile për nisjen e bisedimeve.

Duhet të nisin përgatitjet për hapjen e bisedimeve për kapitujt e parë që janë ato të sundimit të ligjit”, tha Hahn.

“Do të doja të përdorja këtë mundësi, por nuk arritëm të gjemë një marrëveshje.

Nuk është një moment lavdie.

Kam luftuar për ta bërë të mundur dhe nuk do të ndalojmë.

Shpresoj të bindim të tjerët sepse po flasim për diçka jetësore, ku unë personalisht nuk kam asnjë ndjenjë negative, por siç e thatë edhe ju, procesi është i bazuar në meritë dhe ata kanë plotësuar kushtet.

Edhe ne duhet të plotësojmë kushtet tona, por nuk e bëmë këtë”, theksoi Hahn.

Ndërkohë, ministrja e Finlandës, Tytti Tuppurainen, u shpreh optimiste për një “po” për dy shtetet.

“Jam optimiste që javën e ardhshme që vendimi do të jetë pozitiv për të dy vendet. Shumicën dërrmuese e vendeve ishin pro hapjes së negociatave. Tani është koha që ne t’i përmbahemi detyrimeve tona”, tha Tuppurainen.

“U munduam të gjenim të gjitha mundësitë për të dërguar një mesazh në Ballkan, por kjo nuk ishte e suksesshme.

E vetmja që që mundëm të arrijmë, është që Këshilli i BE-së do t’i kthehet kësaj çështje dhe shpresoj që do të merret një vendim pozitiv.

Liderët e BE-së do të kenë një shans për të diskutuar këtë çështje, do ta diskutojnë në një kontekst më të gjerë.

Shumica e vendeve anëtare ishin mbështetësve për hapjen e negociatave, jo se ishte në interesin tone, por populli në Shqipëri dhe Maqedoni e duan këtë gjë.

Shpresoj të jemi të suksesshëm më datë 18”, theksoi ajo.

9 komente në “Johanes Hahn: Nuk ramë dakort, i kërkoj ndjesë qytetarëve të Shqipërisë dhe MV”

  1. Elton says:

    Rèpugnat-Disgusting-Macron !!!

  2. Lani says:

    nuk ka faj europa ne jemi lolja e botes ne korrupsion e Babzitur…kurse maqedonia eshte djgur prej nesh edhe pike

    1. Ymeri i Famshem says:

      S’eshte te korrupsioni. Eshte ajo pjesa e jona qe kur del rrugeve te Evropes sillet sikur te kete nxjerr per te kullotur lopet. Bllokimi eshte popularizmi. Popularizmi vjen nga ai robi qe ke perpara ne kafene ne France, qe te degjon kur therret “eee mooo oooouuu … kujt i flet ti ashtu mee oooouuu… i kam q** nonen me te bukrit”. Plus te tjereve qe merren me xhami. Haj me shendet te rrojme.

  3. Illi says:

    Nje qendrim talles i Europes, qe flet per paqartesi te medha ne gjirin e bashkimit europian: si mund te kerkohet ndryshimi i rregullave te celjes se bisedimeve ne minutat shtese te lojes?!?! Cudi, kur dhane voten per Serbine dhe Malin e Zi, nuk e njihnin eksperiencen bullgare e rumune dhe kishte si tu shkont mendja per rregullat te reja?!?!

  4. Klorea says:

    O Evrope te kam dhjere,
    nuk me deshe asnjehere
    Mos kujto se une te dua
    Ti ma ke nevoje mua!
    Se une kthehem nga Rusia
    Qe ka dhe idete e mia
    Bashke me Taip sulltanin
    Do ta nisim vete fermanin !
    Ti me bere copa- copa
    Kurve plake – thone Evropa
    Dhe kjo eshte e vertete
    Po e shohim dhe vete!
    Hajd te dhjefsha moj Evrope !!!

  5. o tourkos nuk ka vend ne Evrope..... says:

    ahahaha,na falni per……………..te ”gjatin”,gezuar ramazonin!

    1. ..... says:

      Ik ti konsta kaqifa se ta qim mamin mu ne bythe,

  6. Detari says:

    Shqiperi – France, te mos luhet himni frances por i ndonje vendi afrikan.

  7. ideali says:

    Hej idioter. Kerkoni Europen me kacak te pasur si Ali Pashe Tepelena.Rregullonivendin. Te funksionoje ligji. Bejani jeten te pranueshme popullit pastaj S ka pse vjen Europa te nandreq.E provuam Jugosllavine, Rusine,Kinen,forcattona me Lenken, Palin, Simonin, Pilon, Riten e tetjere.Ngrihuninepiedestalin e Skenderbeut e te Nene Terezes dhe menjehere kemi hyre atje ku duam.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje