Conte: Mazhoranca dhe opozita të ulen në dialog pa kushte, shumica të propozojë një platformë konstrutive. Italia mbështet çeljen e negociatave

15 Tetor 2019, 17:15Politika TEMA

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte deklaroi gjatë konferencës me kryeministrin Rama, se mazhoranca dhe opozita duhet të ulen në dialog pa kushte. 

Më tej ai u shpreh se Italia do të bëjë cfarë është e mundur për të arritur fillimin formal të negociatave të Shqipërisë me BE.

“Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu në vizitën time të parë. Italia e mbështet celjen e negociatave.  

Ditën e premte do të mbështes këtë pozicion dhe do ta përqafoj me bindje dhe forcë. 

Celja e negociatave janë instrumetet më të mira për të garantuar zhvillimin si nga aspekti politik, ekonomik dhe sigurisë.  

Hyrja e Ballkanit në BE është një objektiv thelbësor në procesin e integrimit të këtij rajoni. Nuk është vetëm një kalim konkret, por edhe fakti që ndodhem sot këtu, në një ditë të angazhuar për qeverinë italiane.  

Gjendem këtu pasi edhe në BE po diskutohet për këtë. Shqipërisë i kërkohet përmbushja e reformave. Janë mjaft inkurajuese dhe që kërkojnë edhe një mbështetje të gjerë.  

Populli është shprehur pro anëtarësimi dhe ndaj kjo përbën edhe një shtysë më tej që institucionet të ecin më tej dhe të mos zhgënjehen. 

Nëse do të ketë shtyje do të ketë edhe një zbehje. Në këtë rrugëtim të qeverisë shqiptare në realizimin e reformave kryesisht të drejtësisë, që kanë të bëjnë edhe me sfida sikur ka të bëjë me funksionimin e institucioneve kryesore. 

 Biseda jonë u ndaj edhe në një bashkëpunim më të fortë në luftën kundër krimit. Aftësinë e Shqipërisë për të zgjidhur krizën e saj politike, do të jetë një sinjal i pjekurisë së saj. Duke përfshirë përgjegjësinë që po dëshmon shumica.  

Shumica dhe opozita kanë të dyja interes që të zgjidhin këtë krizë vetë. Shumica ti propozojë opozitës një platformë për një dialog më konstruktiv.  

Unë do ta theksoj edhe në takimet e tjera dhe që të zhvillohet pa  parakushte. Duhet të forcojmë marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve. Ne jemi të kënaqur, pasi jemi partneri i parë tregtar me Shqipërinë

Ne do të bëjmë cfarë është e mundur për të arritur fillimin formal të negociatave. 

Është e domosdoshme që të merren disa masa konkrete për nisjen e këtij rrugëtimi, më pas duhet një sërë reformash që duhet të nisen dhe përfundohen. Shqipëria dhe Maqedonia kanë arritur të drejtën për negociatat, ne do të luftojmë për këtë gjë.

Ka shumë vështirësi për t’i përfshirë të gjitha vendet e BE në këtë, por nuk do të heqim dorë” tha Conte. (TemA) 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje